Vendimi i i Gjykatës Ndërkombëtare te Drejtësisë është baze e legjitimitetit te shtetit te Kosovës

Vendimi i i Gjykatës Ndërkombëtare te Drejtësisë është baze e legjitimitetit te shtetit te Kosovës
Vendimi i i Gjykatës Ndërkombëtare te Drejtësisë është baze e legjitimitetit te shtetit te Kosovës

Muhamet Kelmendi

  • 28 July 2023 - 14:09

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Sidomos në raport me shtetin serb fiton ky vendim i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë bazë të rëndësishme. Me këtë Kosova ka fituar të drejtën që raportet dhe dialogun me shtetin serb ti zhvilloje mbi këtë vendim historik për Republikën. Kudo kërkohet që vendimi të jetë baza juridiko-politike e dialogut. Në veçanti vlen kjo për ndërmjetësit e BE-së dhe për shtetin serb. Këta nuk po e pranojnë këtë vendim. Si z.Borel e z. Lajçak, ashtu edhe kriminelët e Beogradit nuk e respektojnë. Për ta Kosova është territor serb ose pa status të zgjidhur juridik. Pikërisht këtu fiton në peshë vendimi i kësaj gjykate. Ai bie si bumerang mbi z. Borel dhe z. Lajçak. Me atë fiton në peshë Republika dhe dialogu në Bruksel detyrohet të bëhet ndërmjet palëve me status të zgjidhur juridik.

 

Në fushën diplomatike,vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, është akti me i rëndësishëm dhe bazë e tërë punës së organeve të shtetit të Kosovës. Në atë vendim kërkohet të punohet si brenda vendit, ashtu edhe në raportet ndërkombëtare me shtetet dhe me institucionet. Kjo gjykatë ndërkombëtare është themeluar nga shtetet me qellim që të merret mendimi juridik lidhur me legjitimitetin për çështjet e rëndësishme për shtete. Kjo, me qëllim që të ketë qëndrim juridik çështja kontestuese në raportet midis shteteve. Një vendim i tillë u dha nga kjo gjykatë edhe për pavarësinë e shpallur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Humbi shovinizmi racist serbomadh dhe fitoj legjitimitet shpallja e pavarësisë së Kosovës. Mbi këtë vendim dhe nga këtu fitoi shteti i Kosovës ligjshmëri ndërkombëtare dhe në fakt çdo Qeveri e Kosovës kërkohet të veproj mbi këtë vendim në raportet me shtetet dhe ne punën diplomatike. Sidomos në raport me shtetin serb fiton ky vendim i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë bazë të rëndësishme. Me këtë Kosova ka fituar të drejtën që raportet dhe dialogun me shtetin serb ti zhvilloje mbi këtë vendim historik për Republikën. Kudo kërkohet që vendimi të jetë baza juridiko-politike e dialogut. Në veçanti vlen kjo për ndërmjetësit e BE-së dhe për shtetin serb. Këta nuk po e pranojnë këtë vendim. Si z.Borel e z. Lajçak, ashtu edhe kriminelët e Beogradit nuk e respektojnë. Për ta Kosova është territor serb ose pa status të zgjidhur juridik. Pikërisht këtu fiton në peshë vendimi i kësaj gjykate. Ai bie si bumerang mbi z. Borel dhe z. Lajçak. Me atë fiton në peshë Republika dhe dialogu në Bruksel detyrohet të bëhet ndërmjet palëve me status të zgjidhur juridik. Është e pakapshme nga z. Lajçak deklarata: "Unë përfaqësoj BE-në dhe flas në emër të BE-së (...). Pesë shtete nuk e kanë njohur Kosovën, gjë që më duhet të flas në emër të tërëve". Me këtë tha se Kosova nuk është shtet. Për z. Lajçak nuk është i rëndësishëm fakti se 22 shtete të BE-së e kanë njohur shtetin e Kosovës, kundruall 5 shteteve që nuk e kanë njohur, sepse vetë z. Lajçak nuk e njeh shtetin e Kosovës. Me këtë tregon se nuk e përfaqëson BE-në, por vetëm 5 vendet që nuk e njohin Kosovën. Këtu ka rëndësi vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Me atë e thyen kokën z. Lajçak dhe lajçakat tjerë pro serb. Është mirë që Kosova kudo dhe në çfarëdo dialogu ndërkombëtar ta mbështet shtetin e vetë në këtë vendim. Është e papërgjegjshme pse nuk është aplikuar në të kaluarën nga qeveritë e Prishtinës sa duhet ky vendim. Qeveria Kurti kërkohet që më me forcë ta përdori këtë vendim. Edhe në dialog me përfaqësuesit e BEsë dhe kudo në diskutime me shtetet dhe me institucionet ndërkombëtare. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i ka dhanë Republikës së Kosovës armën më të fortë për shtet sovran.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".