Bashkësia ndërkombëtare ta ndëshkon Serbinë për ndërhyrje në punë të brendshme të Kosovës, kërcënimin dhe shantazhimin e policëve minoritar serb

Bashkësia ndërkombëtare ta ndëshkon  Serbinë për ndërhyrje në punë të brendshme të Kosovës, kërcënimin dhe  shantazhimin e policëve  minoritar serb

-Hajrullah Tërnava

  • 29 July 2023 - 07:34

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

 

Në çdo shtet që ekziston si i pavarur, policia është ajo që i jetëson ligjet dhe kushtetutën e atij shteti, dhe në përbërjen e asaj policie gjithnjë parashihet përfshirja e përqindjes s asaj popullate në polici, dhe me atë përqindje pranohen numri i paraparë në polici, ku ajo përqindje e përfaqëson atë popullatë të cilës i takojnë, por gjithnjë në shërbim të të gjithë qytetarëve të atij shteti, pa marrë parasysh se cilit komb i takojnë, në përputhshmëri me Ligjin e Punëve të Brendshme, dhe për punën e tyre paguhen me paga mujore sipas rregulloreve ligjore që ju takojnë gjithnjë në shërbim të popullit.

- Në Kosovë po ndodhë që shteti serb po bënë propaganda negative ndaj popullatës serbe sikur që u pa në vitin e kaluar kur i kërcënoj policët serbe të Kosovës, sa që ata u detyruan ta lëshojnë shërbimin e policisë dhe nga atëherë e deri më tani në ato pjesë të Veriut, ato vende të punës së atyre policëve që e kanë braktisur policinë, i kanë zëvendësua policët shqiptar, sepse sikur që është e ditur se policia është institucioni i cili përkujdeset për jetësimin e ligjeve dhe kushtetutën e shtetit.

Prandaj në këto rrethana kur një gjeneratë e policëve serb tani posa e kanë krye kursin policor dhe janë caktuar të punojnë në ato pjesë të veriut, tani shteti i Serbisë është kah zhvillon fushatë të frikësimit ndaj policëve të rinj të komunitetit serb, që kanë pranuar të jenë pjesë e strukturës së policisë së Kosovës, të përzgjedhur, duke e pranuar shtetin e Kosovës dhe aplikuar me konkurs të rregullt, por që po kërcënohen e frikësohen nga bandat serbe, një tregues tjetër se Serbia përsëri me shërbimet e veta po tenton ta destabilizon Kosovën dhe të mos i lejon qytetarët serb lokal, për asnjë çmim që të integrohen në jetën publike, politike e institucionale, të barabartë me shumicën shqiptare dhe komunitetet tjera, por qëllimi i shtetit serb është refuzimi i institucioneve të Kosovës, mos njohja e tyre, dhe tendenca që përmes Asociacionit ta realizojnë projektin e një republike serbe dhe përfundimisht atë të ndarjes. Faktorit ndërkombëtar duhet ti shërben edhe kjo e vërtet, si argument për ta kthyer “tehun e shpatës” kundër Serbisë dhe misionarëve të saj në Kosovë të cilat kërcënojnë, shantazhojnë dhe frikësojnë qytetarët serb për të mos njohur institucionet e shtetit dhe që të mos e shfrytëzojnë asnjë shërbim dhe të drejtë që atyre ju ofrohet si qytetar të barabartë dhe lokal nga ana e shtetit. Kundër kësaj fushate frikësuese e linçuese tani më kemi edhe reagimet e para, nga shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë dhe ambasadori gjerman. Shefi i EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, tha se është i shqetësuar për raportimet se ndaj policëve të rinj nga komuniteti serb ka nisur një fushatë linçuese. “Jam shumë i shqetësuar për raportimet e medieve në lidhje me mesazhet kërcënuese kundër policëve të sapo-dislokuar të Policisë së Kosovës nga komunitetet jo-shumicë. Çdo lloj kërcënimi është i papranueshëm dhe theksoj rëndësinë që Policia e Kosovës të reflektojë dhe të përfaqësojë tërë popullatën e Kosovës”, ka deklaruar Barbano. Reagim i ashpër dhe kërkesë që të ndalet menjëherë fushata e frikësimit ndaj serbëve që u punësuan në Policinë e Kosovës ka ardhur edhe nga ambasadori gjerman Jorn Rohde. “Kjo fushatë frikësimi është absolutisht shqetësuese. Duhet të ndalet menjëherë. Policët e rinj nga komunitetet e pakicës boshnjake, rome, serbe dhe turke meritojnë të gjithë mbështetjen, veçanërisht nga komunat dhe qytetarët ku janë të dislokuar”, ka deklaruar Rohde. Reagimeve të shefit të EULEX-it dhe ambasadorit gjerman ju është bashkangjitur në përkrahje edhe ambasadori amerikan Jef Hovenier i cili ka thënë se janë të papranueshme kërcënimet dhe frikësimet ndaj individëve që shërbejnë për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Duke shpërndarë reagimin e shefit të EULEX-it, Hovenier shtoi se Policia e Kosovës ekziston për t’u shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë. “Ndaj plotësisht këto shqetësime. Kërcënimet dhe frikësimet ndaj individëve që shërbejnë për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës janë krejtësisht të papranueshme. Siç e kam thënë edhe më parë, Policia e Kosovës ekziston për t’i shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe përbërja e saj duhet të pasqyrojë diversitetin e Kosovës” ka thënë Hovenier. 45 policë të komunitetit serb kanë nisur punën tashmë në stacionet policore në katër komunat me shumicë serbe, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan. Këta zyrtarë të rinj policorë u ishin nënshtruar procedurave të konkursit e Akademisë Policore për të marrë këto pozita, të cilat do t’i ushtrojnë tash e tutje. Në fillim të kësaj jave e nisën punën 72 policë të rinj nga komunitetet jo shumicë. Në Policinë e Kosovës bënë të ditur se 45 prej tyre janë nga komuniteti serb, 16 nga ai boshnjak, 8 nga komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian, si dhe tre turq. Edhe pran asaj dorëheqjes që vjet e dhanë ata zyrtarët policor serb, tani 45 polic të rijnë serbe para disa ditëve e kanë krye kursin e policisë dhe janë caktua në ato pjesë të Veriut me punua, edhe në të ardhmen do të vazhdohet me u pranua edhe të tjerë kandidat serb në polici, kur të vlerësohet se ka nevojë për numër të paraparë si polic serb, që ti shërbejnë vendit dhe shtetit në të cilin jetojnë. Ky shtet i paguan me rroga të paraparë me ligjet e Kosovës, prandaj po ata polic janë të obliguar t’iu japin llogari vetëm institucioneve të Kosovës, për të cilin angazhim ata paguhen nga ky shtet, prandaj edhe popullata serbe që jetojnë në shtetin e Kosovës duhet ta dinë se të gjithë janë të obliguar të sillen në harmoni me ligjet dhe kushtetutën e Kosovës, e sidomos kur dihet se serbët në shtetin e Kosovës i gëzojnë të gjitha të drejtat e tyre shtetërore në përputhshmëri me ligjet dhe kushtetutën e Kosovës. Bashkësia ndërkombëtare në krye me Amerikën këtë acarim dhe trysni që po e bënë Serbia ndaj personaliteteve policore serbe që posa e kanë krye kursin për polic, duhet që ta ndëshkojnë Serbinë me masa të rrepta për ndërhyrje në punë të brendshme të një shteti fqinj sikur që është Kosova, e duke e pasur parasysh situatën e krijuar me policinë serbe në nëntor të vitit të kaluar që me kërcënime i detyroj që ta braktisin policinë e Kosovës, ndërhyrjet e tilla si këto tani, krijojnë situata të palakmueshme dhe gjendje të tensionuara që mundë të ndodhin edhe eskalime deri ne konflikte luftarake.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".