Loja e opozitës – dëmi dhe fyerja e qytetarëve

Loja e opozitës – dëmi dhe fyerja e qytetarëve
Loja e opozitës – dëmi dhe fyerja e qytetarëve

Shefik Shkodra

  • 29 July 2023 - 08:10

 

Shkruan: ANALISTI: Shefik Shkodra

Duke e ndjekur hap pas hapi Qeverinë e tashme, përpiqen që nga fillimi, të mos i lejojnë hapësirë për veprim. Nuk ka konstruktivitet nga këta tipa opozitarë. Kështu ndodh me nxitjen e pakënaqësive në organizimin e SBASHK-ut për grevë mujore, pastaj nxitjen e protestave të Veteranëve të UÇK-ës për paga, etj. Pra, mjetet që po përdor kjo opozitë, pa ia pranuar asnjëherë ligjet e Qeverisë, madje edhe duke i bojkotuar seancat e Kuvendit, njeriu mendon, kush i financon këta tipat me paga të larta e benefite të tjera? A janë këta njerëz që e përcjellin zërin e qytetarëve në Kuvend apo mos janë “argatë” të një politike të huaj, kundër shtetit të Kosovës dhe rrënimit të një Republike shqiptare, bashkë me Aleksandër Vuçiqin e Serbisë e edhe të një kryeministri të Shqipërisë. Ndryshe nuk mund të cilësohet veprimi i tyre.

-Të gatshëm për rrëzuar Qeverinë pas zgjedhjeve dhe e rrëzuan me parulla se, VV janë kundër Amerikës, me spiunët e Serbisë. Ishin të lumtur. Filluan menjëherë aktivitetin e zakonshëm e të trashëguar, me një kompromis automatikisht, Serbisë t’ia plotësojnë kërkesat. Po. Të gatshëm, sa të qeshet edhe armiku me ta. Kosova le të mbetet çka të mbetet, sa për mëshirë apo fare ndoshta.

E ndoshta nën kupolën sërish të Serbisë. U bën zgjedhjet dhe humbën, fitoi VV bindshëm. Dëshpërim dhe mërzi se, kjo parti do t’ua shpartallojë publikisht të gjitha të zezat që i kishin bërë brenda një kohë pas luftës bukur gjatë. Fillimin e kësaj qeverie e përqeshnin elemente cinike, të cilët u vriste shala. Madje, duhej rekrutuar dendur TV – koçakët me njerëz që paguhen nga duar jashtë ligjit. Kjo komedi nuk piu ujë te masa e gjerë. Andaj duhej kërkuar shtigje të tjera. Tash po thërrasin njëzëri zgjedhje të jashtëzakonshme për rrëzimin e Qeverisë aktuale. Dhe nuk po zgjedhin mjete për ta detyruar, të themi kushtimisht, që të dorëzohen nga kjo opozitë shumë e pa dinjitetshme. Qeveria tek sa ka filluar me disa iniciativa dhe ligje për një reformim të nevojshëm të sistemit. Do punë nuk kryhen brenda një kohe të shkurtër. Opozita nuk i voton ligjet, qofshin ato edhe për të mirën e qytetarëve drejt për drejt apo edhe për rregullim të më vonshëm si tërësi shtetërore. Me inat. Ky është vlerësimi i tyre. Mua më duket se, është mëkat për këta opozitarë, veç me shkelë nëpër hapësirat e atij Kuvendi, lëre më të paguhen në shërbim, gjoja, të vendit. Buka e Kosovës e lirë po ju duket atyre, por dikush mendon më ndryshe. Madje me shumë mund, djersë e gjak. Duke e ndjekur hap pas hapi Qeverinë e tashme, përpiqen që nga fillimi, të mos i lejojnë hapësirë për veprim. Nuk ka konstruktivitet nga këta tipa opozitarë. Kështu ndodh me nxitjen e pakënaqësive në organizimin e SBASHK-ut për grevë mujore, pastaj nxitjen e protestave të Veteranëve të UÇK-ës për paga, etj. Pra, mjetet që po përdor kjo opozitë, pa ia pranuar asnjëherë ligjet e Qeverisë, madje edhe duke i bojkotuar seancat e Kuvendit, njeriu mendon, kush i financon këta tipat me paga të larta e benefite të tjera? A janë këta njerëz që e përcjellin zërin e qytetarëve në Kuvend apo mos janë “argatë” të një politike të huaj, kundër shtetit të Kosovës dhe rrënimit të një Republike shqiptare, bashkë me Aleksandër Vuçiqin e Serbisë e edhe të një kryeministri të Shqipërisë. Ndryshe nuk mund të cilësohet veprimi i tyre. Zgjedhjet është e drejtë e Opozitës dhe të tjerëve që të kërkohen, qoftë edhe për pikë hatri të ndonjërit me arsyetim! Kërkesa e tillë është legjitime. Por jo me veprime falsifikuese e gënjeshtra fabrikuese. Jo me shantazhe e sulme fizike. Kjo mënyrë e fundi, qoftë larg prej këtij vendi! Kujdes sa mos të ‘rrokulliset njëherë kungulli’! Kështu e dëshiron Vuçja që shqiptarët të luftojnë në mes veti. Tek e fundit, gënjeni sa të mundeni, etiketoni sa t’ua lejojë karakteri, por ruani gjakftohtësinë! Veni gishtin në tëmth dhe logjikoni pak. Ndoshta s’ka logjikë fare dikush. Qejflies e karasevdalisë s’i del kush përpara. Por çfarë i bëjmë dëmit të pamatur...! Do të krijonim një Lëmë të Dreqit. Sepse konsekuencat do të ishin shumë negative në sy të botës e aleatëve dhe pengesë e vetvetes. Sa të dëshmojmë se vërtet jemi të pa civilizuar, ashtu qysh na kanë quajtur deri në fund të shekullit XIX. Ju meshkuj dhe gra që shani e çirreni në Kuvend pa nevojë, a llogaritni se ndoshta, ndonjë ditë duhet ta bartë këtë zullum në shpinë dikush?

shpërndarë propaganda me gënjeshtra e shpifje, kanë marrë qëndrim që në Kuvend, përveç tjerash, në mënyrë të organizuar të ballafaqohen edhe fizikisht me qeveritarët. Çfarë turpi! Nuk e rrit rejtingun e namin me boks dhe stupc askush në kohën e sotme, sepse mund ta vjellin për hundësh ndoshta, por bëhet vonë edhe për gjithë vendin. Po kujt i duhet ky provokim sot? Çfarë porosie dhe prej kujt është kjo metodë fëlliqësie? Pastaj, kërcënimet vijojnë në çdo hap. ‘Duam ta largojmë këtë Qeveri, thonë, dhe duhet të jemi kompakt partitë opozitare (LDK, PDK, AAK) dhe ta marrim ne pushtetin’. Partizanët opozitarë gërvishtin truallin e ri nën këmbët e këtij populli të mjerë. Sepse kompania e tri partive duan një jetë “sallamadi” për vete, ashtu si ishin të mësuar nja dy dekada. Pushteti u duhet atyre më në fund, për të mbuluar krimet dhe korrupsionin e deri djeshëm. Jo për tjetër. Asnjë leverdi Kosova prej tyre. Nuk e di ku janë gjetur njerëz kaq pa kredibilitet. Si lojtarë të pupcave nëpër ato sokaket e hershme të kasabave me pamje orientale.

Me Gjykatën Kushtetuese e pa Kuvendin

Provë interesante! Shfaqje origjinale! Dinë këta diçka. Së paku mbrapshtë e përgaztë. E së fundi, kanë vendosur që për çdo ligj që nuk u pëlqen atyre, ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese, sikur tash atë për pagat e Veteranëve të Luftës. Arsyeja pse Qeveria nuk bëri ngritjen e pensioneve të tyre, ishte e është numër jo real i këtyre veteranëve. Do të thotë, ka më tepër veteranë se sa duhet të jetë numri real. Sigurisht, që në Gj. Kushtetuese, ata e kanë (ndonjë llomfer) që do ta ndihmojnë këtë opozitë, sepse gjatë kohës sa ishin në pushtet janë të përzgjedhurit e tyre. Janë zgjedhur enkas për t’ua mbuluar krimin dhe korrupsionin këtyre opozitarëve dhe kompanisë. Janë elemente komprometuese edhe një pjesë e gjykatave. Për këtë janë bindur edhe qytetarët tjerë, më pak të informuar se, gjykatat janë nën ombrellën e kësaj Opozite, përfshirë këtu, ndoshta edhe Gjykatën Kushtetuese, sado që s’mund të besoj lehtë kështu për këtë të fundit.

Gjykata Kushtetuese nuk e zëvendëson Kuvendin. Ajo nuk është servis i askujt e as i një opozite të pa arsyeshme, subjektive e të interesit parcial. Deputetët janë për propozime e miratime të ligjeve në Kuvend. Sipas këtij veprimi të kësaj opozite, Kuvendi nuk do të funksiononte, dhe s’ka përse. Por një grusht partizanë opozitarë të kompanisë së tri grupeve dhe Gjykata Kushtetuese. Pse paguhen këta njerëz shtrenjtë për mënyrën më ekstreme me sjelljet e tyre kundër Kosovës. Nuk e di kush ta thotë përgjigjen dhe deri kur mund të vazhdojnë pa fre në këtë mënyrë?

Pak për parazgjedhjet dhe zgjedhjet

Jam skeptik se ata do të fitojnë, po qe se do të mbaheshin zgjedhjet, pavarësisht të jashtëzakonshme apo të rregullta. Nuk kanë bërë kurrfarë reformimi të brendshëm partiak. Sërish e mendojnë veten në fron. Që të gjithë janë të njohur për opinionin publik, sepse ishin gjatë kohë në pushtet, në koalicion dhe e toleruan krimin e korrupsionin. E devijuan edhe politikën e jashtme. Ata ishin që nuk lejonin gjyqësorin të punojë i pavarur, meqë ata vetë i emëruan kuadrot njëherë. Ata janë të komprometuar bashkë me gjyqësorin dhe rregullisht po e përforcojnë e po e plotësojnë vetë veprën e tyre se, ishin vërtet kundër shtetit të Kosovës. Veç parulla thonë, duke e përmendur Republikën, heronjtë, bashkësinë ndërkombëtare, (BE dhe Amerikën, NATO-n), patriotizmin e tyre shumë trishtues. E herë thonë atdhedashuria, herë patriotizmi...Pagat e mira, besa edhe përfitimet “në të zezë” i kanë të kahershme. Luten natë e ditë, të zhduket drejtësia e demokracia. Të zhduken të gjithë “kundërshtarët” e tyre. Sipas tyre, le të lulëzojë krimi e korrupsioni. Apo: Rroftë krimi e korrupsioni! Kjo do të ishte “sefaja” e kësaj opozite.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".