Vizita e nënsekretarit të Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-ve Derek Chollet në Kosovë , çelësi i deeskalimit në komunat e veriore

Vizita e nënsekretarit të Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-ve Derek Chollet në Kosovë , çelësi i deeskalimit në komunat e veriore
Vizita e nënsekretarit të Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-ve Derek Chollet në Kosovë , çelësi i deeskalimit në komunat e veriore

Gani Qarri

  • 30 July 2023 - 08:32

 Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

 

Se Veriu i Kosovës, vijon të mbetet ‘pikë e nxehtë’, ku në vijimësi përflitet se mund të shpërthejnë tendosje të reja dhe sulme e provokime të stisura qëllimisht nga bandat serbe dhe grupet kriminale të dërguara nga Serbia e konfirmoi këto ditë edhe vet kryeministri Kurti, në një konferencë për media, ndaj gjendja më e re, medoemos mund ta ketë alarmuar edhe Departamentin e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që të dielën, të nisë për vizitë në Kosovë nënsekretarin e Departamentit të Mbrojtjes së ShBA-ve, Derek Chollet me bashkëpunëtor, e cila, pritet të jetë vendimtare për zhbllokimin e dialogut dhe deeskalimin e gjendjes në veri të Kosovës.

 

Siç shprehet këto ditë edhe eksperti austriak Güntcher Fehlinger, Serbia që fatkeqësisht, njihet për agresionin e përsëritur ushtarak ndaj vendeve fqinje, duke parë se Ukraina do ta fitojë luftën kundër Rusisë, e cila çdo ditë e më tepër po dobësohet, edhe shteti serb po përpiqet të krijojë precedent në veri, në mënyrë që gjatë muajit gusht ta okupoi me forcë këtë pjesë të pandashme të shtetit tonë, deri në lumin Ibër. Kjo për arsyen e thjeshtë se, sapo të bëhet e qartë dhe humbja e Rusisë, të jetë reale edhe në terren, për invazionin në Ukrainë, Rusia do ta paguaj shtrenjtë tagrin e merituar me shpërbërjen e saj në disa shtete, ngjashëm me ish federatën jugosllave, me ç`rast askush më, nuk do ti mbështeste as pretendimet territoriale të Serbisë fashiste ndaj tokave më vitale të Republikës së Kosovës. E se Veriu i Kosovës, vijon të mbetet ‘pikë e nxehtë’, ku në vijimësi përflitet se mund të shpërthejnë tendosje të reja dhe sulme e provokime të stisura qëllimisht nga bandat serbe dhe grupet kriminale të dërguara nga Serbia e konfirmoi këto ditë edhe vet kryeministri Kurti, në një konferencë për media, ndaj gjendja më e re, medoemos mund ta ketë alarmuar edhe Departamentin e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që të dielën, të nisë për vizitë në Kosovë nënsekretarin e Departamentit të Mbrojtjes së ShBA-ve, Derek Chollet me bashkëpunëtor, e cila, pritet të jetë vendimtare për zhbllokimin e dialogut dhe deeskalimin e gjendjes në veri të Kosovës. Njohësi i çështjeve politike në rajon, eksperti austriak Güntcher Fehlinger, më herët, kishte deklaruar se nuk do të ketë progres në dialog, ndaj zhvillimet e reja, në frontin e luftimeve ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë, ku ngadalë por sigurt, ushtria ukrainase po përparon, kanë bërë që Serbia muajin gusht ta shoh si opsionin e vetëm të mundshëm që të kryej agresion ushtarak në veri të Kosovës, përndryshe pas fitores së mundshme të Ukrainës ndaj Rusisë, për Serbinë do të jetë e pamundshme që të provokoj intervenim ushtarak dhe luftë të re, në Kosovë. Për këtë arsye, ashtu siç edhe merret vesh nga raportimet rreth kësaj vizite, Derek Chollet nuk do të jetë zyrtari i vetëm, i lartë amerikan që do ta vizitojë Kosovën, por do të shoqërohet edhe nga zyrtarë të tjerë të lartë të sigurisë amerikane, delegacion ky i cili pritet të ketë takime të veçanta me presidenten Dr.Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Paralajmërimet se invazioni ushtarak serb në veri mund të ndodhë, kanë filluar të dërgohen edhe nga vet Serbia fashiste, sado që të paketuara në mënyrë kuasi-“sportive”, si Koreografitë me tanke dhe thirrjet në stadiumin e “crvena zvezdes” për "kthimin e ushtrisë serbe" në Kosovë, veprime të cilat publikisht nga EU, u kritikuan vetëm nga eurodeputeti austriak Lukas Mandel i cili u tërheq vërejtjen publikisht përfaqësuesve të BE-së, JOsep Borell, Oliver Varhelyi e Mirosllav Lajçak, që ta kenë mendjen dhe shikojnë me kujdes se çfarë po ndodhë, të cilët në vijimësi, e kritikonin padrejtësisht vetëm Kosovën. Andaj, pas tensioneve dhe protestave të serbëve lokalë para ca kohësh në veri, kjo do të jetë vizita më lartë që i bëhet Kosovës nga të dërguarit e administratës së presidentit amerikan Joe Biden, e cila zhvillohet menjëherë pas angazhimit në veri, të 45 policëve të rinj serb që kanë përfunduar akademinë policore me konkurs të rregullt, së bashku me kolegët e tyre të komuniteteve tjera dhe kanë filluar të punojnë për të ofruar siguri dhe zbatim të ligjit për të gjithë qytetarët pa dallim, në veri, pa ju nënshtruar presionit dhe shantazhit nga Beogradi, të cilët qysh në ditët e para kanë filluar të provokohen publikisht përmes rrjeteve sociale nga ekstremistët e bandave serbe dhe qeveria e kriminelit Vuçiq në Beograd.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".