Gjykata Speciale paralajmëron një vjeshtë të nxehtë me arrestime të reja të ish pjestarëve të UÇK-së të dyshuar për shkeljen e ligjeve të luftës

Gjykata Speciale paralajmëron një vjeshtë të nxehtë me arrestime të reja të ish pjestarëve të UÇK-së të dyshuar për shkeljen e ligjeve të luftës
Gjykata Speciale paralajmëron një vjeshtë të nxehtë me arrestime të reja të ish pjestarëve të UÇK-së të dyshuar për shkeljen e ligjeve të luftës

Blerim Burjani

  • 04 August 2023 - 07:58

 

Shkruan: ANALISTI- Blerim Burjani

Deri muajin shtator mund të ndodhë që të merren, të arrestohen edhe ndonjë numër i personave të tjerë të dyshuar, për keqtrajtime dhe vrasje gjatë luftës, kjo nuk mundë të përjashtohet, por mbetet të shohim se sa seriozisht dhe me profesionalizëm e transparencë do të vazhdon ky gjykim maratonik, i cili mbi të gjitha po shihet se ka edhe një masë të madhe të dozës së qëllimit politik.

-Pas arrestimit të ish pjesëtarit të UCK-s Dritan Gaxhaj në Tiranë, është shumë e pritshme, që me thellimin e procesit gjyqësor në Gjykatën Speciale për krime lufte, ku janë duke u mbajtur e gjykuar drejtuesit kryesor të UÇK-së të fillohet me zgjerimin e listës së hetimeve dhe të arrestimeve edhe të personave të tjerë.

Rasti Ditan Gaxhajt në Tiranë, me urdhër arrest të Gjykatës Speciale, është një lloj sinjali për shfrytëzimin e pushimit veror nga kjo gjykatë, për të filluar në vjeshtë, një proces të ri më të kompletuar dhe më të dinamizuar, me arrestime të reja të strukturës së ulët të zinxhirit komandues, të dyshimtë për shkelje të ligjeve të luftës, për të pasur një dinamikë të re pas zvarritjes së madhe që e ka karakterizuar procesin e deritashëm. Pra, ka gjasa që të zgjerohen hetimet dhe shtohen arrestimet. Gjykata Specialja deri më tash nuk ka qen edhe aq serioze për ta kryer punën vetë, për vrasje të shumta dhe shkaktimin e kërcënimit ,frikësimin apo dëmtimet trupore. Në asnjë mënyrë nuk mundë të akuzohen katër a pesë persona, kjo duket më shumë fushatë gjyqësore kundër disa krerëve të dikurshëm të UÇK-së. Pra, në opinionin publik ka fare pak besim në këtë gjykatë. Në procesin e zhvilluar deri më tani nuk po ka, nuk po shohim edhe aq seriozitet profesional në trajtimin e rasteve. Deri muajin shtator mund të ndodhë që të merren, të arrestohen edhe ndonjë numër i personave të tjerë të dyshuar, për keqtrajtime dhe vrasje gjatë luftës, kjo nuk mundë të përjashtohet, por mbetet të shohim se sa seriozisht dhe me profesionalizëm e transparencë do të vazhdon ky gjykim maratonik, i cili mbi të gjitha po shihet se ka edhe një masë të madhe të dozës së qëllimit politik.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".