Evropa e ka obligim historik për ta distancuar dhe ndëshkuar regjimin e Vuçiqit

Evropa e ka obligim historik për ta distancuar dhe ndëshkuar regjimin e Vuçiqit
Evropa e ka obligim historik për ta distancuar dhe ndëshkuar regjimin e Vuçiqit

Skender Mulliqi

  • 06 August 2023 - 07:16

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi

Mos të bëhemi argat I djallit duke vallëzuar sipas notave të pushtetit shovinist serb, i cili nuk po lënë gur pa lëvizur, për ripushtim të veriut të Mitrovicës , por edhe më shumë. Në këtë valle anti Kosovë për fat të keq po marrin pjesë edhe qarqet e caktuara të Evropës, të cilat nuk i kanë harruar sherret e vjetra anti shqiptare..!

 

Çfarëdo që e bëjmë në lojën në Kosovën e vogël, bota nuk do të ndryshohet. Por, lojën e keqe politike të cilën e vallëzojmë mund ti shkakton dëme Kosovës shumë të mëdha, të pa riparueshme. Nëse marrim ndonjë të rënë të fortë nën brez, edhe kapitullimi i ynë si shteti më i ri në Evropë edhe mund të na ndodhë. Të rëna të forta shteti i Kosovës po merre nga ne vet. Instrumentalizomi i medieve në këtë drejtim, është rrenim i shtetësisë të Kosovës. Nëse na ndodhë shembja e të arriturave të ndërtuara më shumë mund dhe gjak historikisht dhe në luftën e fundit çlirimtare, atëherë faji është i këtij vallëzimi. E kam fjalën këtu sigurisht për vallëzimin e keq, së ka vallëzim të mirë, krejt shqiptarçe. Sigurisht së vallja e mirë dhe të rënat nen brez janë metafora të cilat nuk shkojnë së bashku. Vallëzimi është art, por vallëzimi sipas notave të shovinistit Vuçiq, është vallëzim I cili e shemb për toke të ardhmen e Kosovës si shtet. Ne si popull kemi hequr të zitë e ullirit për të ardhur këtu ku jemi, të jemi të lirë në tokën tonë, pas shumë vitesh robërie nga armiku shekull serboslllav. Mos të bëhemi argat I djallit duke vallëzuar sipas notave të pushtetit shovinist serb, i cili nuk po lënë gur pa lëvizur, për ripushtim të veriut të Mitrovicës , por edhe më shumë. Në këtë valle anti Kosovë për fat të keq po marrin pjesë edhe qarqet e caktuara të Evropës, të cilat nuk i kanë harruar sherret e vjetra anti shqiptare..!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".