Jemi zot në shtëpinë tonë dhe pikë!

Jemi zot në shtëpinë tonë dhe pikë!
Jemi zot në shtëpinë tonë dhe pikë!

Skender Mulliqi

  • 07 August 2023 - 07:32

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi

Edhe tash Serbia e Vuçiqit, si ajo e Millosheviqit, nuk ka hequr dorë nga synimi i formimit të Serbisë së Madhe, apo të një mini Jugosllavie në rajon. Të tillët si Vuçiqi duhet dënuar bota demokratike , por ende nuk po e bënë një gjë të tillë. Shqiptarët nuk kanë një atdhe të dytë, dhe do ti kundërvihen me të gjitha forcat politikave serbomëdha të Vuçiqit. Edhe qarqet e caktuara të Evropës , duhet të kuptojnë se shqiptarët më kurrë nuk do ti nënshtrohen politikave të shantazhit.

-Historia po përsëritet. Cili shkurtazi ishte roli i Kishës Ortodokse Serbe ,më rastin e shpërbërjes të ish –Jugosllavisë ! Ishte hartuar Memorandumi i SANU, ku ishte projektuar gjithçka që mund të ndodhë në 20 vitet e fundit, ku Kisha Serbe kishte planifikuar të këtë primatin në politikën ekspansioniste dhe kriminale serbe në rajon. Kisha Ortodokse Serbe përgatiti kasaphanën më të madhën pas Luftës së Dytë Botërore ,në Bosnje dhe në Kosovë , ku disa popë edhe kishin marrë pjesë aktive në masakrat e përgjakshme. Kisha kishte qenë dhe ka mbetur udhëheqja shpirtërore e luftës .Fytyra të larta të kësaj kishe kanë qenë të lidhur ngushtë më kriminelet e luftës si ,Millosheviqin, Mlladiqin, Karagjiqin…!Kjo është në pika të shkurtra historia më e errët e “predikueseve fetar” të shtetit serb.

Popët janë vu në shërbim të krijimit të një destabiliteti të ri në Ballkan- Mal të Zi dhe në Kosovë. Duke shkaktuar kulturocid dhe etnocid , këta e kanë rrumbullakuar projektin fashist të Nikola Garashaninit. Logjika e tyre mesjetare është dhe ka mbetur, së aty ku është një serb, është tokë serbe. Serbia përmes Kishës po tentojnë të grabisin edhe historinë dhe traditat e popujve të tjerë, dhe të shqiptarëve në Ballkan! Ne si popull , të gjitha elaborateve të tilla antishqiptare , duhet tua mbyllim rrugën njëherë e përgjithmonë. Shqiptaret përfundimisht duhet te sillen si popull I mëvetësishëm, e jo si poltron të askujt. Ishim të urryer dhe nënçmuar për 45 vite të okupimit nga ish Jugosllavia. Ishim nën tutelën e agresionit të politikave okupuese serbomëdha në tokën tone. Pastaj në vitet e 90 ta të shekullit të kaluar Serbia okupatore me luftë zbatoj metodat e spastrimeve etnike. Shqiptarët qëndruan dhe luftuan deri në frymën e fundit, duke e fituar luftën me Serbinë në vitin 1999. Edhe tash Serbia e Vuçiqit, si ajo e Millosheviqit, nuk ka hequr dorë nga synimi i formimit të Serbisë së Madhe, apo të një mini Jugosllavie në rajon. Të tillët si Vuçiqi duhet dënuar bota demokratike , por ende nuk po e bënë një gjë të tillë. Shqiptarët nuk kanë një atdhe të dytë, dhe do ti kundërvihen me të gjitha forcat politikave serbomëdha të Vuçiqit .Edhe qarqet e caktuara të Evropës , duhet të kuptojnë se shqiptarët më kurrë nuk do ti nënshtrohen politikave të shantazhit. Nëse e çliruam vendin tonë nga fashizmi serb, tash dimë dhe duam ta mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit nga hordhitë serbo çetnike.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".