Zgjedhjet në veri të Kosovës mbahen sipas kushtetutës, vetëm me plotësimin e kushteve ligjore

Zgjedhjet në veri të Kosovës mbahen sipas kushtetutës, vetëm me plotësimin e kushteve ligjore
Zgjedhjet në veri të Kosovës mbahen sipas kushtetutës, vetëm me plotësimin e kushteve ligjore

Muhamet Kelmendi

  • 07 August 2023 - 07:37

 

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Zgjedhjet lokale janë bazë e pushtetit demokratike. Me atë ndërtohet pushteti që ka lidhje me popullin. Në Kosovë mund të shkohet në zgjedhje në mënyra dhe forma të ndryshme, të cilat ligji i ka përcaktuar.

-Pos zgjedhjeve të rregulla, të cilat mbahen mbi bazën e Kushtetutës, kemi edhe disa mënyra tjera. Konkretisht: 1. Me peticion, duke mbledhur nënshkrime të votueseve në komunë. 2. Me mos funksionimin e organeve sipas Kushtetutës së Republikës. Presidentja i shpallë zgjedhjet, por me kusht që organet lokale të rrezikojnë shtetin e së drejtës.

3. Me ç’rregullime të ndryshme të pushtetit, kur organet e zgjedhura japin dorëheqje dhe komunat mbesin pa kryetar. 4. Me vdekjen e kryetareve dhe me ikjen nga vendi. 5. Me krijimin e kushteve për votim, me ç’rast i mundësohet qytetareve riatdhesimi në tokat, në banesat e në shtëpitë e veta. 6. Kur organet lokale, kryetarët e komunave kryejnë vepër penale të dënueshme sipas neneve 100 -125 te Kodit Penal të Kosovës, që nënkupton rrezikimin e tërësisë territoriale dhe të sovranitetit të shtetit, duke marrë vendime për ndarje dhe për mos respektimin e organeve të larta të shtetit. Dënimet shkojnë këtu deri me burg të përjetshëm. Në cilën do formë është Presidentja që i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme a të rregullta.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".