Rasti Toka me 22 të akuzuar për krim të organizuar, emblema e turpit të drejtësisë kosovare thellësisht e korruptuar

Rasti Toka me 22 të akuzuar për krim të organizuar, emblema e turpit të drejtësisë kosovare thellësisht e korruptuar
Rasti Toka me 22 të akuzuar për krim të organizuar, emblema e turpit të drejtësisë kosovare thellësisht e korruptuar

Dardan Grapci

  • 07 August 2023 - 07:42

Shkruan: ANALISTI- Dardan Grapci

Është absurde të shikohet e të paramendohet se si ka ndodhur që nga viti 2016 një rast që bartet i pa përfunduar, rasti TOKA me krye protagonistin Azem Syla, që po zvarritet ky gjykim kundër 22 personave. Dhe tani shtrohet pyetja se çka mundë të pritet tutje nga këto seanca në vazhdim? Unë them se përfundimisht që zgjidhja e kësaj nyje të madhe të lidhjes së sistemit të drejtësisë me njerëz të fortë të nëntokës, të krimit të organizuar dhe mafies, është tek ligji Vetting. Pra institucionet e shtetit, Qeveria dhe Kuvendi, duhet të mos vazhdojnë të humbin akoma kohë dhe Ligjin e Vettingut duhet menjëherë, sa më parë ta miratojnë e të fillojnë ta zbatojnë, të merren në përgjegjësi urgjente të gjithë ata që në sistemin e drejtësisë kanë abuzuar, kanë pasur dhe kanë lidhje me nëntokën e krimit të organizuar.

-Së pari duhet të dihet një gjë, pse gjykatat në Kosovë në vend se me përfundua seancën menjëherë, ata në fakt bëjnë shtyrje të seancave sikur me pas qenë agjencion turistik. Kjo lojë duhet të ndërpritet, me udhëzim të veçantë rregullues brenda për brenda duhet të sanksionohet shtyrja e pa kuptimtë e seancave gjyqësore dhe e njëjta të ndëshkohet.

Prandaj me këto shtyrje të seancave gjyqësore, vetë gjykatat po i hapin vetes probleme, sepse me shtyrje të seancave nuk është që i bëjnë mirë as të akuzuarve, por ju japin hapësirë të akuzuarve me i ikë përgjegjësia dhe ju japin edhe një mundësi më shumë për ti fshehur faktet ose të bëjnë ndonjë dallaver me avokatët e tyre.
Është absurde të shikohet e të paramendohet se si ka ndodhur që nga viti 2016 një rast që bartet i pa përfunduar, rasti TOKA me krye protagonistin Azem Syla, që po zvarritet ky gjykim kundër 22 personave. Dhe tani shtrohet pyetja se çka mundë të pritet tutje nga këto seanca në vazhdim? Unë them se përfundimisht që zgjidhja e kësaj nyje të madhe të lidhjes së sistemit të drejtësisë me njerëz të fortë të nëntokës, të krimit të organizuar dhe mafies, është tek ligji Vetting. Pra institucionet e shtetit, Qeveria dhe Kuvendi, duhet të mos vazhdojnë të humbin akoma kohë dhe Ligjin e Vettingut duhet menjëherë, sa më parë ta miratojnë e të fillojnë ta zbatojnë, të merren në përgjegjësi urgjente të gjithë ata që në sistemin e drejtësisë kanë abuzuar, kanë pasur dhe kanë lidhje me nëntokën e krimit të organizuar. E kur jemi te rasti TOKA, nëse më shpejtë nuk kërkohet që ky proces të gjykohet dhe kompensohet koha e humbuar në periudhën e kaluar, nëse vazhdohet më këtë ritëm të zvarritjes ku në të ardhmen përsëri të vazhdohet të anulohen seancat njëra pas tjetrës, do të vjen një situatë e tillë ku vetëm një i akuzuar do të mbetet në bankën e të akuzuarve dhe nuk do të ketë dëshmi as dëshmitar për ta gjykuar, por do të mbetet një proces cirk i drejtësisë së dështuar. Prandaj Gjykata Themelore e Prishtinës duhet të jetë shumë më serioze, e mos ti toleroj këto lëshime, sepse ka mundësi që edhe më tutje ndonjë nga gjyqtarët të korruptohet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".