Përleshja e armatosur nga struktura mafioze kriminale në Bon Vivant me epilog tragjik alarmi i fundit, Qeveria urgjentit të ndërhyn me planin e veprimit kundër krimit

Përleshja e armatosur nga struktura mafioze kriminale në Bon Vivant me epilog tragjik alarmi i fundit, Qeveria urgjentit të ndërhyn me planin e veprimit kundër krimit
Përleshja e armatosur nga struktura mafioze kriminale në Bon Vivant me epilog tragjik alarmi i fundit, Qeveria urgjentit të ndërhyn me planin e veprimit kundër krimit

Dardan Grapci

  • 09 August 2023 - 07:58

 

Shkruan: ANALISTI- Dardan Grapci

Për fat të keq shumë lokale në Prishtinë, por edhe në qytete të tjera të Kosovës nuk po e respektojnë ligjin, duke i lejuar personat e lidhur me krimin, madje pa asnjë kriter edhe ata nën moshën 18, vjeç të hyjnë në lokale dhe të konsumojnë alkool, substanca narkotike.... edhe shisha.
 

-Rasti i Bon Vivant uroj që kurrë dhe askund të mos përsëritet. Qytetarët duhet të mos heshtin, duhet reaguar e kërkuar nga organet e drejtësisë që ta marrin detyrën e tyre me shumë seriozitet, duke e ditur që kjo nuk ka qenë hera e parë që po ndodhë diçka e rrezikshme, trishtuese e tmerruese nga grupet e krimit në Bon Vivant. Nuk mundë të ketë liri dhe qetësi për asnjë qytetar të lirë , për jetë normale, pa ndëshkimin e krimit.

Prandaj policia e Kosovës në bashkëpunim me komunën e Prishtinës duhet të dalin me një plan kur lokalet dhe klubet e natës të kontrollohen ashpërsisht dhe detaisht, por edhe të mbyllen jo më vonë se në ora 23, kurse muzika e lart të ndalet në ora 20. Për fat të keq shumë lokale në Prishtinë, por edhe në qytete të tjera të Kosovës nuk po e respektojnë ligjin, duke i lejuar personat e lidhur me krimin, madje pa asnjë kriter edhe ata nën moshën 18, vjeç të hyjnë në lokale dhe të konsumojnë alkool, substanca narkotike.... dhe shisha. Kështu që Qeveria e Kosovës duhet ta krijojë një plan për shtrëngimin e masave në të gjitha lokalet në Kosovë sidomos në klubet e natës ku tu bëhet presion që personat nën 18 mos të hyjnë, si dhe muzika të ndalet në ora 20. Ndryshe nëse nuk merren këto masa, përsëri do të kemi rrahje dhe vrasje nëpër lokale.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".