Dhuna serbe në veri kundër institucioneve të shtetit dhe ushtarëve të NATO-s duhet të denoncohet dhe të mos amnistohet

Dhuna serbe në veri kundër institucioneve të shtetit dhe ushtarëve  të NATO-s duhet të denoncohet dhe  të mos amnistohet
Dhuna serbe në veri kundër institucioneve të shtetit dhe ushtarëve  të NATO-s duhet të denoncohet dhe  të mos amnistohet

Dardan Grapci

  • 10 August 2023 - 07:29

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci 

Bashkësia Ndërkombëtare është në alarm që nga dita e parë kur ja kanë nisur me mbrojtën e Kosovës nga sulmet serbe. Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg edhe pse me vonesë ka folur për dhunën  grupeve kriminale serbe , të fshehur e të maskuar mes  protestuesve Serbë,  që e kanë sulmuar KFOR-in në Veri të Mitrovicës ku mbetën të plagosur 93 ushtarë,  dhe në fund e ka pranuar që fajtor dhe organizator i dhunës është vetë  Presidenti Serb Aleksandër Vuçic.

-Pas konfirmimit nga Stoltenberg, për numrin e ushtarëve të KFOR-it të  plagosur e rrezikuar nga bandat serbe në Veri, duhet të këndellet politika evropiane, , pse jo edhe ajo amerikane, që ti hiqen sanksionet Kosovës dhe të njëjtat ti vendosen shtetit serb, që ta dënojë Vuçiqin dhe organizatorët për eskalim të situatës në Veri, si dhe të kërkojnë nga Interpoli arrestimin e atyre policëve serb të përfshirë në mesi e e protestuesve ku të gjithë jemi dëshmitar që njëri nga ta edhe e ka sulmuar ushtarin e KFORIT me shkopin policor (Pendrek). 

Politikanët tanë duhet ti hapin mire sytë dhe veshët, dhe mos te mashtrohen nga Lajçaku dhe Borelli, e as nga Escobari, sepse në fund përsëri ka për të fituar Kosova, kurse Serbisë  do ti dështojnë të gjitha planet, sikurse i  dështoj Ballkani I Hapur. Pra, definitivisht duhet ti shërbej për alarm bashkësisë ndërkombëtare, konfirmimi i bërë   nga shefi I NATO-s  Stoltenberg, sipas të cilit janë 93 trupa, ushtar të  KFOR-it të cilët mbetën të plagosur nga dhuna në veri, nga reagimet e bandave kriminale të serbëve, që u organizuar dhe rezistuan  fillimisht kundër policisë së Kosovës e pastaj u ballafaquan egërsisht edhe me KFOR-in.

Është një zhvillim I madh pozitiv deklarimi I hapur i Sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenberg, se 93 trupa të KFOR-it, mbetën të lënduar nga tensionet në veri të Kosovës, prandaj kjo është një e vërtetë që nuk mundë të nënçmohet por një fakt i cili duhet të shihet me sy real kritik dhe organizatori i kësaj dhune të denoncohet, të emërtohet dhe sanksionohet, e që botërisht dihet se ai është presidenti serb Vuçiq me të gjitha instrumentet  e shtetit serb, ato legale në serbi dhe ilegale të cilat i dirigjon dhe urdhëron për veprim brenda territorit të Kosovës. Këtë  shifër  Stoltenberg e ka bërë të ditur, në një cicërimë në Tvitter, ndërsa flet për takimin që pati me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, ku edhe kërkon nga Prishtina dhe Beogradi, t’i kthehen dialogut.

Duhet theksuar se në këtë plan  po dështon edhe spektri politik i Kosovës i inatosur e i çakorduar, për ti përdorur këto fakte me shifra zyrtare të dhunës serbe, fillimisht mbi KFOR-in e pastaj edhe mbi qytetar e gazetar, për të treguar në mënyrë të pa kontestuar se janë grupet kriminale serbe, të mbështetura nga shteti i Serbisë që është duke i nxituar këto banda për të vepruar, kurse dialogun dhe gatishmërinë për marrëveshje po e përdorë si mjet para faktorit ndërkombëtar për të blerë kohë e mashtruar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".