Qasja serbe në raport me Kosovën do të mbetet për kohë të gjatë qasje ekspansioniste

Qasja serbe në raport me Kosovën do të mbetet për kohë të gjatë qasje ekspansioniste
Qasja serbe në raport me Kosovën do të mbetet për kohë të gjatë qasje ekspansioniste

Blerim Burjani

  • 12 August 2023 - 09:01

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani 

Se çfarë ndikimi do të ketë , a do ta ketë efektin e vetë goditës dhe të kthesës së madhe Letra e hapur e kryetarëve të komisioneve për Punë të Jashtme të Britanisë së Madhe, SHBA-së, Gjermanisë dhe vendeve të tjera, përfshirë Ukrainës, për qasje të re ndaj Kosovës dhe Serbisë, tash e tutje pritet të shihet. 

-Qasja është e gabuar ndaj Kosovës, investimet në Serbin si qendër e Ballkanit , herët a vonë do të tregohen të dështuara, pasi që dihet se  kurrë nuk do ta njeh Kosovën. Qasja serbe  në raport me Kosovën do të mbetet për kohë të gjatë qasje ekspansioniste. Me një qasje të tille nuk ka  paqe as normalizim.

S’ka Asgjë asgjë, por perëndimi  duhet ta bind veten dhe të merr vendimin e duhur. Pra ka shumë dilema. Tash Serbia ka politik të qartë edhe ndaj Kosovës edhe ndaj perëndimit. Pra BE dhe SHBA do të dëshpërohen  shumë shpejtë nga kjo qasje. Pra, Bashkimi Evropian dhe SHBA duhet pa vonesë dhe në mënyrë shumë të pretë ti qartësojnë pozitat e tyre karshi politikës së Serbisë dhe raporteve të saj me Rusinë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"