Lexoni edhe:
Përditshmëri me lajme fatale për shkak të dështimit të sistemit të drejtësisë së kapur kriminale
Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi
Kohën e fundit ka lëvizje pozitive nga faktori ndërkombëtar , të cilët ndëshkuan shefin e BIA-së , Aleksandër Vulin, si protagonistin kryesor të krimit dhe korrupsionit , por edhe të mbajtës të lidhjeve te forta të Serbisë më Rusinë. Kjo masë ndëshkuese ndaj Vulinit nga DASH, kur dihet së Vulin është njeri ndër bashkëpunëtorët më të ngushte të Vuçiqit, në një formë apo tjetër është masë ndëshkuese edhe ndaj pushtetit të pa reformuar të presidentit, Aleksandër Vuçiq.
-Është shumë e vërtetë së presidenti I Serbisë,Aleksandër Vuçiqi, po krijon tensione ne veri të Kosovës, për të mbajtur veten sa më gjatë në pushtet dhe që mos të ndodhë që të arrihet ndonjë marrëveshje përfundimtare e paqes Kosovë –Serbi , siç e thotë edhe avokati serb, Çedomir Stojkoviq.Pikërisht për këtë punë edhe Vuçiqi nuk po i zbaton marrëveshjet e zotuara dhe as marrëveshjen e fundit të Ohrit, të planit franko- gjerman. Tash e që shumë kohë Vuçiqit është ka i luhatet seriozisht karrigeje pushtetare nga domonstratat masive të opozitës në Serbi, dhe nga gjendja e krizës së thelluar ekonomike, dhe të krimit e korrupsionit.
Kohën e fundit ka lëvizje pozitive nga faktori ndërkombëtar , të cilët ndëshkuan shefin e BIA-së , Aleksandër Vulin, si protagonistin kryesor të krimit dhe korrupsionit , por edhe të mbajtës të lidhjeve te forta të Serbisë më Rusinë. Kjo masë ndëshkuese ndaj Vulinit nga DASH, kur dihet së Vulin është njeri ndër bashkëpunëtorët më të ngushte të Vuçiqit, në një formë apo tjetër është masë ndëshkuese edhe ndaj pushtetit të pareformuar të presidentit, Aleksandër Vuçiq.Po flitet në opinion së do të ketë masa të embargos edhe ndaj shumë bartëse të tjerë të politikës në Ballkan , dhe kjo masë nuk përjashtohet së do të ndodhë edhe më Vuçiqin, i cili siç e tha Stojkoviq nuk po ulet në dy karrige , por po ulët vetëm në kërrigën ruse të diktatorit Putin.Me duket së BE-ja dhe Amerika e kanë kuptuar së nuk ka mundësi të arrihet asnjë marrëveshje paqeje në rajon dhe midis Kosovës dhe Serbisë më Vuçiqin, i cili nuk është liruar nga politikat ekspansioniste millosheviqiane .
Presidenti serb, po luan më kartën e Kosovës, nga hegjemonia për territoret ne veri , por edhe më qëllim të ruajtjes të pushtetit, të luhatur në Serbi.Bota perëndimore nëse duan që vërtetë të arrihet ndonjë marrëveshje përfundimtare në bisedimet Kosovë –Serbi, medeomos duhet të ndëshkojnë me masa të embargos ekonomike Serbinë si tersi dhe Vuçiqin si person ,i cili sot po i mban frenat e një politike shizofrenike ne rajon, dhe së ai së bashku me Legien është bartësi kryesor I krimit të organizuar në Serbi.
Vuçiqi si zakonisht po shërbehet më retorikën e kërcënimit më luftë, por edhe gjoja të kthimit të ushtrisë serbe në Kosovë.Kërcënime më luftë mund të bënë Vuçiqi çdo ditë, edhe siç po e bën më incidente të rënda, por tendenca apo deklarata e tij për kthim të ushtrisë në Kosovë, është iluzore dhe po e bën më shumë për konsum të brendshëm, së ka mundësi që vërtetë të intervenon ushtarakisht në Kosovë, kur dihet së këtu janë të instaluara krejt pasluftën forcat e NATO-së , dhe natyrisht së janë edhe forcat tona policore dhe ushtarake.
Të themi së Vuçiqi do të tentojë ndonjë eskalim të situatës më ushtri në veri të Kosovës. Fillimisht Serbia do të përballët nga perëndimi dhe Amerika me sanksione të ngjashme më ato që janë ndërmarra ndaj Rusisë. Prandaj, edhe është shumë i drejtë pohimi I avokatit Stojkoviq, së Serbia jo demokratike duhet të jetë nën sanksione te Perëndimit.Por, edhe tjetra siç pohon edhe avokati serb, por siç e kam thënë shpesh edhe unë në shkrimet e mia, së nuk është e ofertë dita, që do të kemi normalizim të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë , më Vuçiqin në krye të pushtetit.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".