Shërbimet e fshehta serbe me strukturat vendore kriminale montojnë eksese me vrasje fatale edhe nëpër lokale

Shërbimet e fshehta serbe me strukturat vendore kriminale montojnë eksese me vrasje fatale edhe nëpër lokale
Shërbimet e fshehta serbe me strukturat vendore kriminale montojnë eksese me vrasje fatale edhe nëpër lokale

Xhevat Meha

  • 14 August 2023 - 07:33

Shkruan: ANALISTI - Xhevat Meha

Krejt kjo është rezultat i punës se rrjetit të fshehtë serb nëpër institucionet e Kosovës që veprojnë lirshëm për kohë tepër të gjatë. Këto rrjete kanë arritur që të sigurojnë paprekshmërinë e shkelësve të ligjit për kohë tepër të gjatë. Kriminelët ndihen të fortë dhe të paprekshëm falë kësaj.

-Plagosja dhe vrasja e qytetareve tëpafajshëm në lokalin Bon Vivant ështëvetëmdëshmia e radhës e tregimit tëdhëmbëve nga krimit ndaj qytetarëve tëpafajshëm. Rastet janë të pafundme, po ato me tragjiket po marrin vëmendje, siçjanë dhuna dhe vrasja e grave dhe vajzave. Krejt kjo është rezultat i punës se rrjetit tëfshehtë serb nëpër institucionet e Kosovës qëveprojnëlirshëm për kohëtepër të gjatë. Këto rrjete kanë arritur që tësigurojnëpaprekshmërinë e shkelësve të ligjit për kohëtepër të gjatë. Kriminelët ndihen të fortë dhe tëpaprekshëm falëkësaj.

-Qeveritë po ndërrojnënjëra pas tjetrës kurse paprekshmëria e shkelësve të ligjit mbetet e njëjtë. Ky është një sukses i lakmueshëm për rrjetin e strukturave të mshefta serbe nëpër institucionet tona. Këtë sukses rrjeti e arrin nga rekrutimi i individëve për zbatim të programeve të Serbisë për Kosovën e pasluftës së fundit. Falë rekrutimit nga ky rrjet, institucionet e Kosovës sidomos në nivelet e larta janë mbushur me individ lakmitar (laskuce) të cilët nuk lënë gjë pa bërë, nuk lënë vlerë të dobishme për Kosovën pa e shkel për të përmbushur llaskuçin e vetë. Kjo mbushje me llaskuç ka ardhur përmes kontrollit nga këto rrjete të krerëve tëinstitucioneve tona, filluar nga partitë politike. Këtë nivel të sundimit të krimit rrjeti e ka ndërtuar përmes këtyre tërekrutuarve. Këta të rekrutuar janë të devotshëm në përmbushjen e programeve të Serbisë, niveli i devotshmërisë së tyre është e nivelit të qenit besnik.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".