Dikush po i fryn skenarit të një lufte të re ballkanike, ja si dhe pse!

Dikush po i fryn skenarit të një lufte të re ballkanike,  ja si dhe pse!
Dikush po i fryn skenarit të një lufte të re ballkanike,  ja si dhe pse!

Agim Bajrami

  • 18 August 2023 - 07:37

Shkruan: ANALISTI - Agim Bajrami

Përderisa rreth sigurisë perëndimore nuk ka konsensus amerkano-evropian ,lufta në Ukrainë do të vazhdoj me mundësi të shpërthimit edhe në ballkanin perëndimor, në mes të; shqiptarëve dhe serbëve ,apo boshnjakëve të Bosnjës dhe Hercegovinës, për mbrojtjen e federatës së Bosnjes dhe Hercegovines nga secesionizmi i republikës serpska dhe bashkangjitja e saj me Serbinë .Por do të zgjohet edhe etniteti kroat i Bosnjës në luftën e tyre për ndarje nga federata Bosnjes dhe Hercegovines dhe bashkangjitja e tyre me Kroacinë. Dhe në të gjitha këto zhvillime të mundshme , Evropa qendrore ,nuk do të jetë e qetë dhe e pa prekur.

-Lufta në Ukrainë është treguesi i qartë se siguria evropiane duhet të riorganizohet ngase NATO-ja dhe doktrina e saj ushtarake në luftën e Ukrainës nuk po ngjajë të tregohej e suksesshme, dhe për më shumë, është paraqitur nevoja e studimit të konceptit për riorganizimin e sigurisë të bashkësisë perëndimore.

Në njërën anë, lufta në Ukrainë e ka shfaq nevojën e diskutimit të strukturës së re të sigurisë evropiane, dhe të NATO-s ,e në anën tjetër ,siguria evropiane që nga përfundimi i luftës së dytë botërore ka qenë ekskluzivisht nën mbikqyrjen e ShBA-ve përmes NATO-s ,ndërsa tani në Evropë ka kërkesa nga liderët politikë të fuqive evropiane , që siguria evropiane të organizohet nga vetë evropianët... Dhe përderisa rreth sigurisë perëndimore nuk ka konsensus amerkano-evropian ,lufta në Ukrainë do të vazhdoj me mundësi të shpërthimit edhe në ballkanin perëndimor, në mes të; shqiptarëve dhe serbëve ,apo boshnjakëve të Bosnjës dhe Hercegovinës, për mbrojtjen e federatës së Bosnjes dhe Hercegovines nga secesionizmi i republikës serpska dhe bashkangjitja e saj me Serbinë .

Por do të zgjohet edhe etniteti kroat i Bosnjës në luftën e tyre për ndarje nga federata Bosnjes dhe Hercegovines dhe bashkangjitja e tyre me Kroacinë. Dhe në të gjitha këto zhvillime të mundshme , Evropa qendrore ,nuk do të jetë e qetë dhe e pa prekur.Gjermania do ti kthehet mbrojtjes së integritetit të vetë kushtetues nga agresion i mundshëm i zgjeruar rus ,duke i mundësuar zhvillimet e ngjarjeve krijimin e aleancave të reja të sigurisë evropiane,por më parë përhapja e konfliktit dhe luftës në ballkanin perëndimor të ketë ndodhur, e që do të mund të zgjate deri në vitin 2028 apo 2030.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online "