Tash Kosova po e paguan shtrenjtë harraqin e dështimit të organeve të ndjekjes në hetimin dhe ndjekjen e trafikantëve të drogës, të lidhur me mafiozin Edi Rama

Gani Qarri

  • 18 August 2023 - 07:32

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Rrjeti kriminal në fjalë, i prodhimit dhe trafikimit të drogave është përforcuar edhe më tepër, në mandatet e kryeministrit më të korruptuar që ka pasur ndonjëherë deri më tani, shteti shqiptar, Edi Rama, grupe kundër të cilave është angazhuar me të madhe dhe po lufton me ekipe të specializuara edhe vet DEA-amerikane, pasi që, siç dihet, shteti shqiptar, ka kohë që e ka humbur betejën me grupet e lartcekura të cilat kanë zgjeruar dhe kthyer lidhjet e tyre në rrjet ndërkombëtar Krejt kjo ka bërë që lufta kundër trafiqeve të drogës dhe lidhjes së politikës me rrjetet e tilla, jo vetëm nacionale por tanimë edhe transancionale, të jetë, një nga sfidat me të vështira dhe serioze veçanërisht për Qeverinë e Kosovës!

-Arrestimi i grupit të trafikimit të drogës dhe tregtisë me substanca narkotike në Shqipëri, ku ishte i përfshirë edhe një aktivist i partisë në pushtet LVV, është alarm i shkallës sipërore dhe akt shumë serioz për organet e drejtësisë, ato të luftimit të krimit të organizuar dhe trafikut të drogave, veçanërisht pas kapjes së 60 kg drogë në fshatin Vajnik të Skenderajt, si dhe përpjekja e fundit, për futjen e një sasie të madhe marihuane përmes dërgesave postare, e zbuluar nga Dogana e Kosovës!

Mjerisht kjo dëshmon se Kosova është duke e paguar shtrenjtë harraqin e dështimit të organeve të ndjekjes me dekada në hetimin dhe ndjekjen e këtij lloji të krimit, një rrjet ky i zhvilluar papengueshëm, i cili duket se ka lidhje të fuqishme edhe me gjyqtar e prokuror dhe pjesëtar të rendit e të ligjit, përndryshe do të ishte i pamundur prodhimi, paketimi dhe kontrabandami kaq i papenguar me bandat kryesore të trafikut të drogave dhe substancave të tjera narkotike në Shqipëri, rrjet ky i tejkonsoliduar, që ka marr edhe primatin e liderizmit botëror!

Rrjeti kriminal në fjalë, i prodhimit dhe trafikimit të drogave është përforcuar edhe më tepër, në mandatet e kryeministrit më të korruptuar që ka pasur ndonjëherë deri më tani, shteti shqiptar, Edi Rama, grupe kundër të cilave është angazhuar me të madhe dhe po lufton me ekipe të specializuara edhe vet DEA-amerikane, pasi që, siç dihet, shteti shqiptar, ka kohë që e ka humbur betejën me grupet e lartcekura të cilat kanë zgjeruar dhe kthyer lidhjet e tyre në rrjet ndërkombëtar Krejt kjo ka bërë që lufta kundër trafiqeve të drogës dhe lidhjes së politikës me rrjetet e tilla, jo vetëm nacionale por tanimë edhe transancionale, të jetë, një nga sfidat me të vështira dhe serioze veçanërisht për Qeverinë e Kosovës!

Rrejte për të cilat ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu duke reaguar pas arrestimit të asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Mujeci dhe përjashtimit të tij nga partia, tha se veprimet për të cilat është arrestuar Mujeci, janë krime të rënda dhe se institucionet e drejtësisë ndaj tij dhe të tjerëve, duhet të shqiptojnë dënimin e merituar. Sa u takon të arrestuarve në Shqipëri dhe për secilin rast tjetër, ministrja tha se “Qeveria e Republikës së Kosovës që nga fillimi i mandatit e ka pasur prioritet luftimin e krimit transnacional dhe në këtë drejtim deri tani përmes bashkëpunimit juridik, shumë trafikant i kemi sjellë para drejtësisë andaj edhe për personat e arrestuar së fundi në Shqipëri, do të bashkëpunojmë dhe do t’i adresojmë të gjitha kërkesat e institucioneve të drejtësisë“, u shpreh ajo.

Përveç aferës së Ramës me McGonigal, e cila thuhet se është shumë më e rënd se ajo me oligarkun rus Oleg Deripaska, forcimi i grupeve kriminale dhe zgjerimi i transferimit të drogave dhe narkotikëve, dëshmon se përmbysja sa më parë e regjimit të Edvin Kristaq Ramës të lidhur si mishi me thoin me krimin e organizuar dhe narkodilerizmin kombëtar e ndërkombëtar, mbetet shpresa e vetme e shkëputjes së zinxhirit kë këtij lloji të krimit të organizuar, i cili shihet hapur se kalon edhe përmes territorit të Kosovës.

Madje përmbysja e kryenarkodilerit shqiptar, duket se është vetëm çështje kohe dhe gjithsesi do të ndodhë, për vet faktin tanimë të ditur publikisht nga të gjithë, se pas pranimit të fajit për rastin e rivalitetit të një biznismeni tjetër me oligarkun rus Deripaskën, prej të cilit ka marrë vetëm 17.500 dollar, në aferën e McGonigal me rastin e Shqipërisë, dëshmon të jetë i përfshirë vet kryeministri Rama i cili përmes këshilltarit të tij Dorian Duçka dhe agjentit A. Nezaj, e ka paguar McGonigal me mbi 225-mijë dollar vetëm një dorë, për eliminimin e opozitës, në llogari të partisë në pushtet, gjë që e bënë shumë më interesant rrëfimin e radhës të McGonigal.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online "