Pritja madhështore e Kurtit në Maqedoninë e Veriut, i ka trembur tmerrësisht klanet ultra- nacionaliste sllave dhe ato antikombëtare shqiptare me maska shqiptare

Pritja madhështore e Kurtit në Maqedoninë e Veriut, i ka trembur tmerrësisht klanet ultra- nacionaliste sllave dhe ato antikombëtare shqiptare me maska shqiptare
Pritja madhështore e Kurtit në Maqedoninë e Veriut, i ka trembur tmerrësisht klanet ultra- nacionaliste sllave dhe ato antikombëtare shqiptare me maska shqiptare

Gani Qarri

  • 21 August 2023 - 07:48

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Reagimet kaq negative, të shpejta, si të parapregatitura dhe me plotë kritika e paragjykime të hapura kundërshqiptare, të cilat nuk u riaktualizuan vetëm nga krimineli Vuçiq, por mjerisht atyre u paraprinë argatët e tij pro-serb nga opozita në Kosovë, për tu sforcuar, pastaj edhe në FYROM, me ftesa të udhëheqësve shqiptar, në polici, dëshmojnë se sa shumë u frikësohen qarqet antishqiptare faktorizimit, homogjenizimit dhe unifikimit të shqiptarëve të shpërndarë pa dëshirën e tyre, në shtete tjera të vogla të Ballkanit. Kjo dëshmon katërçipërisht se qarqet e njohura antishqiptare, të mësuara me politikbërës shqipfolës, puthadorës, të shitur, të thyeshëm lehtë dhe krejtësisht pakurrizor, duan me çdo kusht ta parandalojnë krijimin e besimit te liderët konsistent e të pa korruptuar politik shqiptar, të cilët përtej interesit personal e partiak, e shohin interesin e gjerë dhe gjithëpërfshirës mbarëkombëtar!

- Reagime dhe paragjykime të pashembullta, të cilat bëhen kryekëput me qëllimin e keq, për ta pamundësuar realizimin e projektit të rrugës që lidh Prizrenin e Tetovën dhe jo për vizitën legale, me ftesë zyrtare e të paralajmëruar me kohë, të Kryeministrit Kurti në Shkup- Çair, dhe Tetovë ku përveç emërtimit të një rruge me emrin e veprimtarit kombëtar Adem Demaqi, u arrit pajtimi edhe për fillimin e shpejtë të realizimit të projektit për një rrugë të re lidhëse me tunel mes dy qyteteve më të afërta shqiptare, Tetovës dhe Prizrenit, akt që duket hapur se tërboi jo vetëm ultrashët sllavë por edhe më tepër, shqipfolësit antikombëtar në Kosovë e më gjerë!

E gjithë kjo u vërtetua edhe me argumentin e turpshëm se çuditërisht kritikat e para shpërthyen pikërisht nga opozitarët e inkriminuar shqipfolës në Kosovë, për tu pasur me reagimet e presidentit të shtetit hegjemonist serb,kriminelit Vuçiq në Serbi, nën akuzën për kinse projektin e krijimit të Shqipërisë së madhe dhe shoqëruar me veprimet antishqiptare, nga zyrtarët e lartë të shtetit sllavomaqedonas, me ftesa e marrjes në pyetje të udhëheqësve shqiptar nga policia, për vizitën legale të Kryeministrit të Kosovës në trojet autoktone shqiptare, nën FYROM. Kjo flet edhe njëherë më tepër, se sa shumë i frikësohen qarqet antishqiptare, faktorizimit, homogjenizimit dhe unifikimit të shqiptarëve të shkapërderdhur në shtetet e Ballkanit, me ç`rast edhe kryeministri sllavomaqedonas Kovaçevski deklaroi me cinizëm se rruga Tetovë-Prizren mund të realizohet vetëm nga Qeveritë e dy shteteve, sikur projekti i rrugës Tetovë-Prizren të ishte veprim i njëanshëm antishtetëror.

Madje sipas tij, ideja e kësaj rruge paska ekzistuar edhe para vizitës së Albin Kurtit, por ai na qenka keqpërdorur, nga kryetari i komunës së Tetovës dhe i Çairit që dashkan të etablohen në skenën politike për interesin e tyre ditore, ndaj Kovaqevski, si udhëheqës "inteligjent", ndoshta paska paraparë që si “kundërmasë”, ai vet ta "mirëpërdorë" vizitën e Kryeministrit Kurti në Shkup e Tetovë, për qitjen e pengesave në ndërtimin e rrugës Prizren-Tetovë, gjë që do të provokonte vërtetë një presedan për reagim mbarëkombëtar të shqiptarëve.

Vizita e Kryeministrit Kurti në komunën e Çairit të Shkupit dhe në Tetove, përveç reagimeve krejtësisht të paarsyeshme antishqiptare me karakter politik, çuditërisht, shteti i Kovaqevskit u kujdes që, nga ajo të prodhonte edhe masa juridike, si shembulli i pa precedent i ngritjes së Kallëzimeve penale kundër kryetarit të Tetovës dhe Çairit për pritjen e Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, sikur ai të ishte futur në mënyrë ilegale dhe me përdorimin e forcës në këto vende e jo, në një ditë plotë diell e dritë dhe në mënyrë krejtësisht legale zyrtare! Sikur mos të mjaftonin të gjitha këto mbireagime fare të panevojshme, Ministria e Punëve të Brendshme sllavomaqedonase, ka ngritur edhe kallëzime penale kundër kryetarëve të Tetovës dhe Çairit, për, siç thonë ata, “shkelje të ligjit, në përdorimin e simboleve shtetërore”, gjatë vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, më 11 gusht në Shkup dhe Tetovë. Madje kryetari i Tetovës, Bilall Kasami dhe ai i Çairit, Visar Ganiu, janë marrë edhe në pyetje nga policia sllavomaqedonase, me akuzën qesharake se “në pritjen e organizuar më 11.08.2023,gjatë vizitës zyrtare të delegacionit të Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, në rrugën ‘Ferid Murati’ në Shkup dhe në sheshin e qytetit në Tetovë, nuk qenka vepruar në përputhje me Ligjin për përdorimin e stemës, flamurit dhe himnit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga shqiptarët?!.

E për aq më tepër, gjatë manifestimeve të organizuara me atë rast nuk, na qenka kënduar as himni sllavomaedonas nga shqiptarët, si dhe nuk qenka përdorur flamuri shtetëror i "Republikës së Maqedonisë" së Veriut, nga ata, me çka në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Shkup thuhet se qenka bërë shkelje nga neni 30 i të njëjtit ligj”,për të vijuar me komunikatën e tyre qesharake me shkrim, se “Policia sllavomaqdonase, do t’i vazhdojë kërkimet edhe për personin që në një nga manifestimet, paska valëvitur flamurin "AUTOCHTHONES" të shqiptarëve, apo siç thonë ata, të ‘Shqipërisë së Madhe’, të cilën e adhurojnë të gjithë shqiptarët! Marrja në pyetje është konfirmuar edhe nga vet kryetarët shqiptar të të dy komunave, të cilët veprimin e autoriteteve sllavomaqedonase me të drejtë e kanë quajtur akt “komunist” me qëllim të ripërtëritjes së “frikësimit” të shqiptarëve në trojet e veta autoktone nën FYROM. “Komunizmi këtu nuk ka vdekur, ai është gjallë dhe atë, gjallë po e mbajnë vet qeveritarët sllavomaqedon bashkë me Ali Ahmetin e Arben Taravarin, ani pse edhe ata,të paktën tani duhet të jenë të vetëdijshëm se kohët e dikurshme nuk mund të rikthehen më, ndaj edhe këto shantazhe të pushtetarëve të korruptuar e të shantazhuar që tani më ditët e tyre po i numërojnë në gishta, si dhe tentimet e tyre për frikësimin dhe heshtjen e shqiptarëve si në kohën e komunizmit, nuk mund të na trembin aspak, bile ne edhe do të vijojmë me kokën lartë!. Koha e frikësimit të shqiptarëve, arrestimeve pa arsye, marrjes në pyetje dhe keqtrajtimeve çnjerëzore të tyre nëpër stacionet famëkeqe policore të sllavomaqedonasve ka vdekur”, ka thënë kryetari i Tetovës, Bilall Kasami edhe përmes një postimi në Facebook.

Pra siç shihet ky mbireagim keqdashës antishqiptar ndodhi pa asnjë shkas dhe arsye ekzistente, sepse Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qëndruar në këto dy komuna të banuara nga popullata shqiptare, me ftesë zyrtare të kryetarit të Çairit, Visar Ganiu, dhe atij të Tetovës, Bilall Kasami, për përurimin e një rruge në Çair të Shkupit, kryeqytetit të Dardanisë, me emrin e veprimtarit kombëtar Adem Demaçi, ndërsa në Tetovë ka marrë pjesë në përurimin e një rruge në Malësinë e Tetovës. Vizitë gjatë së cilës Kryeministri Kurti dhe kreu i Tetovës kanë folur për nevojën e hapjes së një tuneli me gjatësi prej 6.4 kilometrash, që do ta lidhte Tetovën me Prizrenin, zotim ky me të cilin duket se Kryeministrit Kurti ka trembur fort dhe shqetësuar tmerrësisht klanet ultra nacionaliste sllave dhe ato qarqet e përbetuara antishqiptare. Për fat të keq, edhe përdorimi i ikonografisë shqiptare nga persona privat, gjatë manifestimeve të organizuara me rastin e qëndrimit të kryeministrit Kurti në Tetovë dhe Çair, u keqpërdor deri në atë masë edhe nga vet presidenti i ashtuquajtur i "moderuar" sllavomaqedonas, Pendarovski, i cili pa asnjë sensë diplomatik dhe me ton tejet të ashpër, anti-Kosovë e antishqiptar, kërkoi “sanksione” për organizatorët e kësaj vizite, ndaj me të drejtë lind edhe pyetja e patejkalueshme se athua vërtetë, mund të ndodhë diçka e tillë edhe sot, në shekullin XXI në një vend të ashtuquajtur demokratik, që pretendon të hyjë edhe në BE?!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online "