Mercenarët e paguar nga opozita po e sulmojnë Qeverinë Kurti

Mercenarët e paguar nga opozita po e sulmojnë Qeverinë Kurti
Mercenarët e paguar nga opozita po e sulmojnë Qeverinë Kurti

Dardan Grapci

  • 22 August 2023 - 07:41

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci

Sulmi i opozitës nëpërmjet njerëzve të paguar të cilët po bëjnë përpjekje për ta destabilizuar Kosovën nëpërmjet ankesave kinse Qeveria e ka keqpërdorë rolin e saj duke paguar shuma të mëdha parash për grurë dhe vaj, nuk është asgjë tjetër veq se edhe një skenar tjetër i luftës për pushtet, kësaj radhe duke përdorë edhe mekanizmin e drejtësisë.

-Ti kthehemi pak realitetit. Kur ka filluar pandemia në gjithë botën, edhe Kosova ka filluar të futet në zonën e kuqe, kinse qytetarët po infektohen dhe është fashur më ndërmirren masa preventime të sgurisë dhe të grumbullimit të rezervave ushqimore të shtetit. Gjithashtu edhe nga momenti i izolimit tre mujor edhe të gjitha shtetet kanë qenë të mbyllura për shkak të Covid-19. Qeveria Kurti 1 në atë kohë ka siguruar miell për furrtarët të cilët kanë qenë në krizë. Në vitin 2021 kur filluan sulmet e para Ruse ndaj Ukrainës, Kosova vetëm ka qenë e siguruar duke blerë ushqime rezervë në rast se Serbia do të kishte fillu ndonjë luft tjetër me Kosovën.

Prandaj reagimet e Hekuran Muratit dhe Blerim Sallahut janë të drejta. Opozita duhet të fillojë të mendoj dhe do ta kupton që ata kanë qenë që e patën shkatërru Kosovën, që ata kanë qenë shkaku që rinia ka ikur nga Kosova. Ajo traumë e cila është shkaktuar te të rinjët dhe e ka ngjallur dëshirën për të ikur, braktisur vendin, për një jetë më të mirë po vazhdon edhe sot, dhe pasojat do të jenë shumë serioze, që nuk mundë ti riparon asnbjë qeveri, kushdo që do të ishte tash në pushtet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online "