Lexoni edhe:
Akuzat e montuara për skandalin e rezervave të shtetit, fushatë banale për përfitime elektorale
Shkruan: ANALISTI - Skënder Mulliqi
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq nga urrejtja patologjike ndaj shqiptarëve , dhe nga shovenizimi serbomadh, e ka humbur kontrollin. Fjalori i tij politik është fjalor sheshelian për Serbi të Madhe.Deri më tash ka bërë politikë të pa penguar nga BE-ja në Mal të Zi,në Bosnje përmës Dodikut, dhe po krijon gjendje të dhunshme në veri të Kosovës,me në krye Listën Serbe, e cila i largojë serbët nga institucionet e Kosovës.Kjo është hera e dytë që Lista Serbe më direktivat e Beogradit zyrtar, po i thërrët serbet që mos të dalin në zgjedhje, dhe ata të largohen nga institucionet tona.
-Qeveria jonë po vepron sipas ligjeve dhe kushtetutës, edhe kur behët fjalë për mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat më shumicë serbe në veri.Politika shoviniste e Vuçiqit, për ndarje të Kosovës, po bën që mos të lejohen serbet të integrohen në shoqërinë e re të Kosovës.Vuçiq më vite politikanet e Evropës, po i bënë “budallënj”.
Trashëgimtarët e sotëm të qetnikizmit në Serbi, e kan shfrytëzuar mirë mos vendosmerinë politike të strukturës të BE-së ne bisedime, për ti instrumentalizuar një pjesë të minoritetit serb , të cilët po shkaktojnë rregullisht akte brutale të dhunës shqipatarëve, e së fundi ndaj policisë të Kosovës dhe pjestarëve të KFOR-it.Se a do të ndalohen dhe ka shumë gjasa pas zhvillimeve të fundit politike , ku u morën masa ndëshkuese ndaj Vulinit nga DASH, dhe dëklarimeve që po vijnë nga Vashingtoni, së ky shovenizëm paradoksal i yshtur edhe nga Putini më në fund do të ndalohen.Vuqiqi me politikat kriminale të përkrahura nga shteti terrorist i Putinit, po synojnë të krijojnë një vatër të re të luftës në rajonin ende jo stabil të Ballkanit.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online "