“Skandali” me rezervat e shtetit, dosje e gatuar kundër Qeverisë nga nëntoka e krimit të organizuar që fshihet e mbuluar me maskën e sistemit të drejtësisë

“Skandali” me rezervat e shtetit, dosje e gatuar kundër Qeverisë nga nëntoka e krimit të organizuar që fshihet e mbuluar me maskën e sistemit të drejtësisë
“Skandali” me rezervat e shtetit, dosje e gatuar kundër Qeverisë nga nëntoka e krimit të organizuar që fshihet e mbuluar me maskën e sistemit të drejtësisë

Gani Qarri

  • 25 August 2023 - 07:55

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Pra edhe njëherë, e njëjta ‘Prokurori Speciale’ e ka bërë këtë veprim, që në fakt është keqpërdorim i mekanizmave ligjor për hakmarrje, e asgjë më shumë!” – ka shkruar zv. Ministri i Drejtësisë Blerim Sallahu. Prandaj pas gjithë këtyre gjurulldive makabre, lind pyetja e patejkalueshme se sa, në fakt mundë ti besohet një hetim i pavarur profesional dhe i pa ndikuar një prokurorie të tillë, të kapur këmbë e krye nga pushteti i kaluar, kur dihet se në të gjitha aferat e mëdha që janë zbuluar deri më tani, ajo ka dështuar, duke minimizuar rastet, shkatërruar provat dhe bërë avokatinë besnike botës së krimit të organizuar.

-Rasti i manipuluar qëllimisht i rezervave të shtetit, në mënyrë që prokuroria speciale, ta arsyetoi arrestimin, në mënyrë spektakolare të dy zyrtarëve ministror dhe një biznesmeni, prokurori ("Einstein") i Prokurorisë Speciale, duket i koordinuar me opozitën, i ka shtuar edhe manipulimin me shifrat e eurove, duke dyfishuar pa asnjë fije kuptimi, shumën e vlerës edhe në para, me matematikën e tij qesharake, nga 301,384, në 601,000 euro?! Dhe megjithëse në dosje, ai vet e cekë, se nuk kanë ardhur 276,000 euro vaj e sheqer, si dhe 25,383 euro grurë, që në tërësi i bije të jenë 301,384 euro, prokurori super talent i llogarit ato në dyfishin e shumës reale, duke i ngritur në 601,000 euro, pa asnjë bazë as argument, për çka urgjentisht duhet të jap sqarime për opinionin e gjerë, për ta dëshmuar se përveç se e "qanë me lot" profesionin, ai edhe matematikën e zotëron dhe e bënë "ujë", "përtej" tabelës së shumëzimit....! Në të njëjtën kohë, opozita e inkriminuar, pa fije turpi, vazhdon sulmet kundër gjithë kabinetin qeveritar me akuzat për "mega aferë" korruptive, kur të gjithë e dinë se bëhet fjalë për vetëm 301.384 euro dhe nuk flitet për dhjetëra miliona të keqpërdorura pa asnjë gjurmë, siç ndodhte në qeveritë e kaluara dhe nuk dënohej askush, madje të inkriminuarit e atëhershëm, nuk dënohen as sot! Për aq më tepër, sipas Zëvendësministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, një kontratë e lidhur me elementë të huaj, në mes shtetit dhe një operatori ekonomik ndërkombëtar, në të cilën përcaktohet saktë sasia e mallit që do të vije, çmimi dhe pagesa, pavarësisht mosardhjes ose ardhjes së kufizuar të mallit, nuk mund të ketë karakter tjetër përveçse civil dhe kontesti që sipas të gjitha ligjeve ndërkombëtare, zgjidhet në gjykatën kompetente të përcaktuar në kontratë, e cila mund të marrë vendim për ta detyruar operatorin e tillë ekonomik për sjelljen e mallit të munguar apo për dëmshpërblim me kthimin e parave.

Prandaj ky duket të jetë rrezik real i një keqpërdorimi flagrant për agjenda politike dhe një skenar tjetër i opozitarëve që duke e shfrytëzuar sistemin e kapur të drejtësisë, të cilin vetë e kanë ndërtuar dhe ende vazhdojnë ta mbajnë në kontroll, të bëjnë përpjekje për manipulim eklatant të provave dhe ti konstruktojnë ato, në të gjitha format e kalkulimeve dhe krejt mënyrat e mundshme, kundër Qeverisë Kurti për ta denigriuar dhe shantazhuar, me qëllimin e ulët e perfid të përfitimit elektoral! Madje përplasjet dhe akuzat e ndërsjella tanimë janë shumë të ashpra, ku Kryeministri Albin Kurti, ministri Hekuran Murati dhe një numër deputetësh nga Lëvizja Vetëvendosjes, po e akuzojnë publikisht sistemin e drejtësisë se është vënë në shërbim të plotë të opozitës dhe milionerëve të korruptuar nga mandatet e ish qeverisjeve të inkriminuara për dekada me radhë. Reagime të cilat kanë ardhur pasi të premten Prokuroria Speciale arrestoi tre të dyshuar – Hafiz Gara, Irfan Lipovica dhe Ridvan Muharremi – për dyshimet lidhure me keqpërdorim me rezervat shtetërore, me ç`rast në një video-mesazh të publikuar në Facebook, Kurti shprehet se nuk ka aspak korrupsion dhe keqpërdorim të rezervave, duke theksuar se të tilla akte korrupsioni ndodhnin në kohën e elitës së vjetër politike.

Për aq më tepër Kryeministri deklaroi se ka besim të plotë në Ministren Rozeta Hajdari dhe në punën e saj, e cila pas luftës në Ukrainë, kur kishte krizë globale, ministria që ajo drejton, i ka blerë rezervat dhe i ka mbushur depot në një kohë kur të gjithë kufijtë ishin mbyllur e pothuajse të gjitha shtetet kishin ndaluar eksportin”, në vendet tjera tha Kurti. Gjithashtu Kryeministri Kurti u shpreh se humbësit janë tek politika e vjetër, të cilën e konsideron të korruptuar duke mos lënë pa akuzuar edhe gjykatës e prokurorë, si edhe media të cilat i quan të keqpërdorura dhe në mbështetje të krimit. Pretendime për abuzim të sistemit të drejtësisë nga strukturat e ish pushtetit të lidhur me drejtësinë dhe krimin, ka edhe ministrit Hekuran Murati, i cili akuzoi sistemin e drejtësisë se është i kapur dhe po bën spektakle për ta sjellë në pushtet ish-klasën e vjetër politike. Ministri Hekuran Murati në reagim ka përmendur edhe një rast të denoncuar për ish-ministrin Vesel Krasniqin nga PDK, me pretendime se kishte shkelur ligjin sa ishte ministër, por prokurori që ishte ngarkuar me rastin e Krasniqit, ishte edhe vet "krasniqas" me emrin Milot Krasniqi, i cili nuk ka bërë asgjë prej se është denoncuar rasti, në prokurori nga Ministrja Rozeta Hajdari.

Me të marrë mandatin Qeveria Kurti, me datën 3 maj 2021, Ministria që drejton Rozeta Hajdari kishte dorëzuar kallëzim penal për këtë rast në Prokurorinë Speciale, por që nga ajo ditë e deri më sot, Prokuroria Speciale për më shumë se dy vite, nuk ka ndërmarrë asgjë”, madje shihet se ka edhe një organizim për ti kthyer në pushtet partitë opozitare, ka shkruar Murati, në një reagim, tij! Pra përkundër faktit që kallëzimi penal përmbante të gjitha dëshmitë e nevojshme për të ngritur aktakuzë ndaj Vesel Krasniqit, prokurori Milot Krasniqi nga Prokuroria Speciale nuk bëri asnjë hap deri më sot, sepse luftimi i krimit e korrupsionit me sa shihet nuk është misioni i tyre, por mbrojtja e kastës së vjetër kriminale, me shpresën se një ditë ajo kastë do të rikthehet në pushtet”, ka shtuar ai. Dhe sipas Muratit, për ta bërë sa më të lehtë kthimin e kastës së vjetër, sistemi i kapur i drejtësisë po lufton me çdo mjet ministrat e Qeverisë Kurti, duke u munduar të bëjnë spektakle nga asgjëja. Përndryshe po të kishte prokurori e gjyqësor që njëmend ka mision luftimin e krimit, Vesel Krasniqi, deri më tani, do duhej të jepte llogari për shkeljet që ka bërë, por falë prokurorit Milot Krasniqi, Vesel Krasniqi ftohet për intervistë, në media e jo në prokurori, ndërsa Prokuroria Speciale bën spektakël në vend se spektaklin t’ia linte medias”, ka shtuar Murati.

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka treguar edhe rastin kur Prokuroria Speciale e kishte hedhur poshtë një kallëzim penal të dorëzuar nga vet ai në lidhje me keqpërdorimet në shpronësimet për rrugën Kijevë-Zahaq, vendim që sipas tij, parashihte shpronësimin e pronave të vlerësuara pesëfish më shumë sesa vlera reale për tatim në pronë. Por çuditërisht Prokuroria, siç thotë Murati, e hodhi poshtë kallëzimin penal me arsyetimin se kinse “me vendimin e qeverisë për anulim të shpronësimeve (vendim i Qeverisë Kurti), është evituar dëmtimi i buxhetit, vepër të cilën prokuroria duhet ta hetojë më tutje”, thotë ai në reagim. Edhe Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, arrestimin e dy zyrtarëve të Ministrisë së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë si dhe një biznesmeni nën dyshimin për keqpërdorim me rezerva shtetërore e ka quajtur “keqpërdorim të mekanizmave ligjorë për hakmarrje”, kur dihet mirëfilli se “çështja ka karakter komplet civil, por ajo po tentohet të kthehet në çështje penale si formë hakmarrjeje ndaj Qeverisë”. “Kur lidhet një kontratë me elementë të huaj, në mes shtetit dhe një operatori ekonomik ndërkombëtar, në të cilën përcaktohet saktë sasia e mallit që do të vije, çmimi dhe pagesa, pavarësisht mosardhjes së mallit ose ardhjes së kufizuar të saj në Kosovë, nuk mund të ketë karakter tjetër përveçse civil dhe kontest civil zgjidhet në gjykatën kompetente të përcaktuar në kontratë”.

Pra, zgjidhja e kontestit civil determinon se a mund të ketë vepër penale në këtë rast ose jo e siç shihet nga provat dhe faktet operatori ekonomik nuk ka sjellë mallin në tërësi dhe kësisoj gjykata mund të marrë vendim duke detyruar operatorin e tillë ekonomik për dëmshpërblim, prandaj në këtë rast në asnjë formë nuk ka përgjegjësi penale, ka deklaruar Sallahu. Sipas tij, realizimi i kontratës bonafide nga MINT dhe mosrealizimi i kontratës nga operatori ekonomik në tërësi nuk përbën vepër penale, por bazë të mjaftueshme për realizim të dëmshpërblimit në Gjykatë. “Nëse vendimi i tillë merret në gjykatën kompetente në Kosovë, atëherë ky vendim njihet dhe ekzekutohet në vendin ku ndodhet selia e operatorit/ve ekonomik”, ka deklaruar Sallahu.

Ndryshe i dyti në Ministrinë e Drejtësisë ia ka përmendur Prokurorisë Speciale edhe rastin “Vicianum”, ku akterët me lidhjen e një kontrate të kundërligjshme, kanë konsumuar vepër penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe veprave tjera të ndërlidhura me të”. “Por në fund, vet Prokuroria Speciale e ka mbyllur rastin e Vicianumit (pronë e Shërbimit korrektues të Kosovës dhënë në shfrytëzim për afat 10 vjeçar një personi fizik, e që pastaj është regjistruar edhe si person juridik) me të cilin është lidhur kontratë bash pa asnjë bazë ligjore, ku janë rrënuar objektet shtetërore, duke theksuar në aktvendim për hedhjen e kallëzimit penal se ka shkelje procedurale dhe civile, por jo penale.

Pra edhe njëherë, e njëjta ‘Prokurori Speciale’ e ka bërë këtë veprim, që në fakt është keqpërdorim i mekanizmave ligjor për hakmarrje, e asgjë më shumë!” – ka shkruar zv. Ministri i Drejtësisë Blerim Sallahu. Prandaj pas gjithë këtyre gjurulldive makabre, lind pyetja e patejkalueshme se sa, në fakt mundë ti besohet një hetim i pavarur profesional dhe i pa ndikuar një prokurorie të tillë, të kapur këmbë e krye nga pushteti i kaluar, kur dihet se në të gjitha aferat e mëdha që janë zbuluar deri më tani, ajo ka dështuar, duke minimizuar rastet, shkatërruar provat dhe bërë avokatinë besnike botës së krimit të organizuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online "