Thirrjet për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë, riciklim besnik i frazave të kohës së Millosheviqit

Thirrjet për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë, riciklim besnik i frazave të kohës së Millosheviqit
Thirrjet për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë, riciklim besnik i frazave të kohës së Millosheviqit

Skender Mulliqi

  • 26 August 2023 - 09:19

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi

Ky riciklim i frazave të kohës së Millosheviqit, për kthim të ushtrisë serbe në Kosovë, është duke e manupuluar minoritetin serb ne veri, I cili rrefim tashmë është bërë neveritës për shumicën e serbëve të cilët, dëshirojnë të pranojnë pushtetin e Prishtinës zyrtare.Strukturat paralele kriminale serbe në krye më Listën Serbe janë dorë e zgjatur e shovinistit Vuqiq, ndërsa ky është marionetë e diktatorit, Vladimir Putin, e që të dytë po luajnë më zjarrë në rajonin e Ballkanit.

-Disa fjalë për retorikën e pushteteve të Serbisë, për kthimit të ushtrisë serbe në Kosovë.Pasardhësit e Millosheviqit në pushtetin e Serbisë, e kan përdorë rregullishtë fjalorin kërcënues për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë, duke epërmendur Marrveshjën e Kumanovës. Nga tre presidentet serb pas vitit 2000, dy prej tyre kan qenë ministra të mbrojtjës, Boris Tadiq dhe Aleksander Vuqiq. Edhe pse ushtria serbe dhe paramilitarët I kan humbur të gjitha luftërat në vitet e 90-ta, të shekullit të kaluar, më rastin e shpërbërjës të ish-Jugollavisë, kurrë deri më sot , nuk e kan hequr nga fjalori ushtrinë serbe, si gjoja simbol të patriotizmit.

Me retorikën e Milllosheviqit, të kërcënimit më ushtri , po shërbehet edhe Aleksander Vuqiq.Kjo u tregua më shumë si propagandë e lirë, së, sa ndonjë kërcënim serioz ndaj Kosovës.Ky riciklim i frazave të kohës së Millosheviqit, për kthim të ushtrisë serbe në Kosovë, është duke e manupuluar minoritetin serb ne veri, I cili rrefim tashmë është bërë neveritës për shumicën e serbëve të cilët, dëshirojnë të pranojnë pushtetin e Prishtinës zyrtare.Strukturat paralele kriminale serbe në krye më Listën Serbe janë dorë e zgjatur e shovinistit Vuqiq, ndërsa ky është marionetë e diktatorit, Vladimir Putin, e që të dytë po luajnë më zjarrë në rajonin e Ballkanit.Futja në fjalorin politikë të ushtrisë, Vuqiq po e përdorë si kërcënim që të realizon implementimin e Asociacionit më kompetenca ekzekutive, të cilin nuk e pranon kurrë Kosova.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online "