Qeveria në rrugë të drejtë duke paralajmëruar me argumente, fillimin e pastrimit të drejtësisë nga lidhja me krimin e organizuar

Qeveria në rrugë të drejtë duke paralajmëruar me argumente, fillimin e pastrimit të drejtësisë nga lidhja me krimin e organizuar
Qeveria në rrugë të drejtë duke paralajmëruar me argumente, fillimin e pastrimit të drejtësisë nga lidhja me krimin e organizuar

Gani Qarri

  • 27 August 2023 - 07:24

Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri

E ndaj këtyre kritikave që ministrat qeveritarë i kanë bërë Prokurorisë së Shtetit kanë reaguar deputetë dhe zyrtarë të partive opozitare, të cilët duket se edhe në opozitë, mbijetesën e shohin dhe mendojnë vetëm me korrupsion e krim të organizuar, duke e cilësuar ndërhyrje në sistemin e drejtësisë, dhe duke harruar qëllimisht se dështimet në sistemin e drejtësisë janë alarmuar me vite të tëra edhe nga faktori ndërkombëtar, të cilët vazhdimisht kanë kritikuar drejtësinë e inkriminuar dhe politikën e korruptuar për mos angazhim në luftimin e krimit të organizuar dhe kapjen e peshqve të mëdhenj!

 

 

Kritikat e Qeverisë së Kosovës ndaj institucioneve të kapura të drejtësisë, të cilat kritika së fundi po adresohen hapur dhe me fakte e të gjetura konkrete, të argumentuara me dokumente bindëse, po dëshmojnë se janë të bazuara dhe plotësisht të arsyeshme. Gjë që kërkon të merren shumë seriozisht edhe si paralajmërim për gjetjen e mekanizmave ligjor e kushtetues nga ana e Qeverisë së Kosovës, për të filluar me një proces të ashpër të diferencimit, vlerësimit dhe të ndëshkimit të të gjithë zinxhirit të dështuar në sistemin e drejtësisë së nënshtruar ndaj mafies dhe oligarko-politikës, të cilët me mos-punën e tyre po kontribuojnë ndër vite për funksionimin e pa penguar të korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë. Kështu që Prokuroria Speciale e Kosovës, ka qenë plotësisht me të drejtë në shënjestër të ministrave të Qeverisë Kurti, të cilët ditëve të fundit e kanë kritikuar ashpër, për mosveprim ndaj denoncimeve të ngritura nga ata, për të gjitha rastet e zbuluara të shkeljes së ligjit nga pasardhësit e tyre, si dhe nga zyrtarë të tanishëm në institucionet shtetërore e publike, të ndikuar nga lidhjet e ngushta mafioze e krimo politike. Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësish dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ishte e para, ajo që ka publikuar edhe një video në llogarinë e saj në Facebook, ku ka folur për ishministrin Vesel Krasniqi të cilin e ka akuzuar për krijimin e monopolit në fushën e kontrollit të cilësisë së karburanteve në Kosovë, por megjithëse janë bërë më shumë se dy vite, prej kur kemi parandaluar një keqpërdorim multimilionësh dhe kemi dorëzuar kallëzimin penal, askush deri më tani, nuk është thirrur në përgjegjësi nga institucionet e drejtësisë”, ka shkruar ajo mbi videon e publikuar. Edhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, këto ditë, ka bërë të ditur se ka marrë vendim për lirimin e të gjitha objekteve në Stankaj të Rugovës, që janë ndërtuar në mënyrë të kundërligjshme, i cili me anë të një video-adresimi nga Rugova, ka dëshmuar ndërtimin e kundërligjshëm të 25 vilave në pronën e Institutit Bujqësor të Kosovës. Andaj edhe ai ka deklaruar se pavarësisht veprimeve të ndërmarra administrative, pritja për ndërmarrjen e masave nuk është realizuar, dhe u ka bërë thirrje mekanizmave përkatës që vendimi, të cilin e vlerëson të mbështetur ligjërisht, të implementohet, ngase përkundër faktit që ne si Ministri, kemi marrë të gjitha veprimet administrative, një veprim i tillë nuk është shoqëruar edhe me ndërmarrjen e veprimeve nga instancat e drejtësisë, në këtë rast nga Prokuroria e Shtetit. "Si duket, pritja jonë ka qenë e kotë andaj si ministër, sot kam marr vendim për lirimin e të gjitha objekteve nga pronat që janë ndërtuar në mënyrë të kundërligjshme dhe pres nga mekanizmat ekzekutiv si dhe instancat shtetërore që ky vendim i bazuar në ligj të implementohet menjëherë qysh ditëve në vijim”, është shprehur Peci. Dyshime të mëdha, për mos-punën e Prokurorisë Speciale ka hedhur edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, madje edhe ajo ka fol për një pronë në Vushtrri që sipas saj i takon dikasterit që ajo udhëheqë, por që i është dhënë për 10 vite në shfrytëzim një personi fizik nga ish-ministri i Drejtësisë dhe ishdrejtori i burgjeve. Ministrja Haxhiu ka theksuar se auditori i brendshëm i ministrisë ka gjetur se edhe kontrata është lidhur pa asnjë bazë ligjore e kushtetuese, andaj lind pyetja “Për çfarë dhe për kë punon vërtetë Prokuroria Speciale?”, ka shkruar Haxhiu, duke akuzuar drejtpërsëdrejti Prokurorinë e Shtetit se ka krijuar precedent të rrezikshëm, e cila nuk e ka konsideruar vepër penale, as rrënimin e objektit të ish-hotelit Vicianum. Haxhiu ka thënë se në Prokurori dhe Polici kanë bërë edhe shumë denoncime të tjera, por që nuk është ndërmarrë asnjë veprim. E ndaj këtyre kritikave që ministrat qeveritarë i kanë bërë Prokurorisë së Shtetit kanë reaguar deputetë dhe zyrtarë të partive opozitare, të cilët duket se edhe në opozitë, mbijetesën e shohin dhe mendojnë vetëm me korrupsion e krim të organizuar, duke e cilësuar ndërhyrje në sistemin e drejtësisë, dhe duke harruar qëllimisht se dështimet në sistemin e drejtësisë janë alarmuar me vite të tëra edhe nga faktori ndërkombëtar, të cilët vazhdimisht kanë kritikuar drejtësinë e inkriminuar dhe politikën e korruptuar për mos angazhim në luftimin e krimit të organizuar dhe kapjen e peshqve të mëdhenj!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".