Me Borel dhe me Lajçakin, të deleguar të BE-së, kur nuk do të ketë dialog të suksesshëm

Me Borel dhe me Lajçakin, të deleguar të BE-së, kur nuk do të ketë dialog të suksesshëm
Me Borel dhe me Lajçakin, të deleguar të BE-së, kur nuk do të ketë dialog të suksesshëm

Muhamet Kelmendi

  • 28 August 2023 - 07:44

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

De-fakto e dinë këtë edhe administrata e SHBA-ve. Mirëpo, kjo administratë punon që çështja të realizohet në emër të BE-së dhe ku rolin dominant do ta ketë dhe gradualisht po e merr Uashingtoni. Këtu dhe në këtë anë do të kemi shumë më shumë intervenim ndaj Kosovës dhe Serbisë. Pa Uashingtonin nuk ecë dialogu. Por, edhe këtu kërkohet të ndërmerren masa të theksuara ndaj shtetit serb dhe politikanëve

-Dialogu i udhëhequr nga BE dhe i përkrahur nga SHBA-të nuk do të dështojë, nëse SHBA-të e marrin udhëheqjen. Dhe natyrisht, se SHBA-të gradualisht do të marrin dhe udhëheqin dialogun midis Kosovës dhe Serbisë. Pa SHBA-të nuk ka marrëveshje me njohje reciproke. Këtu është edhe ngadalësimi apo si quhet, dështimi i dialogut Kosovë-Serbi, i ndërmjetësuar nga BE. Në këtë drejtim kemi kohë që tregojmë se me z. Borrel dhe me z. Lajcak kurrë nuk do të kemi marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke.

Pa SHBA-të nuk funksionon ky dialog dhe nuk arrihet marrëveshja përfundimtare. Sidomos kur de- fakto, dialogu udhëhiqet nga dy politikanë, të cilët nuk e njohin shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. Si z. Borel, ashtu edhe z. Lajcak nuk e duan pajtimin dhe marrëveshjen përfundimtare, duke njohur shtetësinë e Kosovës dhe të Serbisë. Të dy këta politikanë të BE-së janë pro shtetit serb dhe kundër shtetit sovran ë Kosovës. Qëndrimet e tyre janë në emër të BE-se a në fakt janë qëndrime të Spanjës dhe të Sllovakisë. Se si tolerohen nga Gjermania, Austria, Italia, Franca, Holanda etj ,nuk ka shpjegim. Mirëpo, pa i larguar të dytë nga pozitat e tilla ndërmjetësuese, dialog dhe marrëveshje me njohje reciproke kurrë nuk do të ketë. De-fakto e dinë këtë edhe administrata e SHBA-ve. Mirëpo, kjo administratë punon që çështja të realizohet në emër të BE-së dhe ku rolin dominant do ta ketë dhe gradualisht po e merr Uashingtoni. Këtu dhe në këtë anë do të kemi shumë më shumë intervenim ndaj Kosovës dhe Serbisë.

Pa Uashingtonin nuk ecë dialogu. Por, edhe këtu kërkohet të ndërmerren masa të theksuara ndaj shtetit serb dhe politikanëve serbë. Tek ata qëndron përgjegjësia pse dialogu dhe marrëveshja përfundimtare nuk arrihet. Natyrisht se edhe ndaj qeverisë në Kosovë kërkohet të intervenohet. Por, jo vetëm kundër kësaj, ndërsa neofashistët serbë, pa asnjë masë ndëshkuese, veprojnë me agresivitet fashist. Lypset, pra, të ndërmerren dy veprime: 1. Nga BE-a të largohen si ndërmjetës z. Borel dhe z.Lajcak dhe 2. SHBA-të të marrin detyrën udhëheqëse në dialog për të arritur te marrëveshja përfundimtare me njohje. Me masat e tilla realizohet një dialog i suksesshëm dhe arrihet te marrëveshja përfundimtare me njohje reciproke. Kështu qysh është vetëm vendnumërim do të kemi në dialog.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".