Asnjë ndryshim tjetër, 8 shtatori është afati i fundit për largimin e strukturave paralele të Serbisë

Asnjë ndryshim tjetër, 8 shtatori është afati i fundit për largimin e strukturave paralele të Serbisë
Asnjë ndryshim tjetër, 8 shtatori është afati i fundit për largimin e strukturave paralele të Serbisë

Gani Qarri

  • 28 August 2023 - 07:37

Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri

Largimi i këtyre strukturave ilegale të Serbisë, është obligim i domosdoshëm ligjor i Qeverisë së Kosovës dhe kushti kyç i shtensionimit të gjendjes, në mënyrë që të krijohet klimë e përshtatshme dhe qetësia e nevojshme për mbajtjen dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të lira e pa presion mbi qytetarët e minoritetit serb, në veri. Prandaj 8 shtatori është afati i fundit, kur pritet dhe duhet të bëhet largimi definitiv i strukturave paralele të Serbisë hegjemoniste nga ndërtesat komunale të Republikës së Kosovës në Mitrovicën veriore, vetëm kështu rivendoset rendi e ligji dhe arrihet respektimi i kushtetutës së shtetit të Kosovës, për të pasur institucione të reja lokale, vërtetë të besuara, të pa ndikuara dhe të pa manipuluara nga politika destruktive e Beogradit, si dhe të integruara në institucionet tona, e të financuara nga shteti i Kosovës.

-Duke u nisur nga vet fakti i trishtë, i dokumentuar edhe nga avokati beogradas Ivan Niniç....se nën përkujdesjen e Milan Gjukiqit (Djukiç) i cili ishte edhe inspektor i Policisë së Kosovës, në veri të vendit tonë, ku jetojnë vetëm 25 mijë njerëz, Serbia fashiste kishte ngritur hiq më pak se 11 laborator të mariuhanës, me parat e të cilave financonte barrikadat dhe bllokimin e rrugëve e shesheve nga bandat e Radojçiqit, Qeveria e Kosovës, e ka obligim ligjor dhe kushtetues, që me çdo mënyrë, kusht dhe mundësi të largojë përfundimisht strukturat kriminale, paralele serbe, jo vetëm nga ndërtesat komunale në veri, por nga mbarë territori dhe çdo cep i Republikës së Kosovës.

Kurse ata vendor e ndërkombëtar, që nuk mund të jetojnë pa strukturat paralele të Serbisë dhe bandat kriminale serbe, le ti marrin lirisht në shtëpi e banesa të veta, apo tu bëjnë vend në shtetet e tyre prej nga ata vijnë, sepse Kosova tash e mbi dy dekada, është stërngopur me ta dhe largimi i tyre nga territori i Kosovës, është domosdoshmëri, kërkesë urgjente, veprim i domosdoshëm si dhe një nga kushtet elementare dhe bazike për mbajtjen e zgjedhjeve të lira lokale në veri, për të cilat ka një presion të madh dhe kërkesë ultimative nga bashkësia ndërkombëtare, që ato të përsëriten, ndoshta pikërisht me tendencën qëllimkeqe, për ti rikthyer serish trazirat e kaosin atje dhe shantazhuar Qeverinë e Kosovës?! Përndryshe siç dihet edhe në opinionin e gjerë, Komuna e veriut të Mitrovicës, kishte vendosur datën 25 gusht si ditën e fundit për largimin e strukturave paralele serbe nga objekti i komunës, por nga presioni i pashembullt ndërkombëtar, që nuk ndodhë në asnjë vend tjetër, në Evropë as botën demokratike, u detyrua që në momentin e fundit, të shtyhet afati edhe dy javët në vijim, për lirimin e ndërtesës në lagjen e Boshnjakëve, e cila kush e di sa vite apo ka edhe dekada, që shfrytëzohet ilegalisht nga strukturat paralele të Serbisë.

Përmes një njoftimi komuna e Mitrovicës kishte bërë të ditur se pas lirimit të kësaj ndërtese do të ketë intervenime sanitare për rregullimin e objektit, lirim të cilin çuditërisht përkundër kundërshtimit nga dora e zgjatur e Serbisë fashiste në Kosovë, si “lista serbe” ajo përmes një deklarate, kishte njoftuar strukturat paralele të Serbisë, se brenda tri ditësh duhet të largohen nga objekti i uzurpuar padrejtësisht, andaj habit shumë kundërshtimi që vije nga faktori i huaj, akt i cili të lë pa mend dhe dëshmon më së miri, se çfarë lloj teknokracie morbide praktikohet nga të huajt, kundër vendit tonë, të pavarur! Madje pas ftesës së çuditshme të komunitetit ndërkombëtar që edhe kryetarët legjitim të komunave në veri, të dalë nga zgjedhjet e lira demokratike, që ata vet i kanë miratuar, të punojnë në lokacione alternative, tani ata shkojnë edhe një hap më larg, duke dashur të na i marrin edhe ndërtesat tona komunale, për ti rehatuar në to, hiq më pak se vet strukturat paralele të Serbisë fashiste në Kosovën e lirë e të pavarur, gjë që jo vetëm nuk është normale, por është edhe e pamundur të pranohet.

Për aq më tepër të ashtuquajturit faktorë ndërkombëtar, me vokabularin e kërcënimeve të tyre diktatoriale, kanë filluar ta trajtojnë Kosovën, njëjtë si dikur kolonitë afrikane dhe shqiptarët si skllevërit e tyre, duke urdhëruar, që të mos ndërmerren as veprime të ligjshme e kushtetuese, të cilat, madje po i quajnë edhe të njëanshme dhe të pakoordinuara me ta, duke kërcënuar se do të kenë edhe pasoja negative. Kërcënimeve të BE-së, u është bashkuar edhe ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, e cila të mërkurën deklaroi, se vendimi i autoriteteve lokale në Mitrovicë të veriut për largimin e institucioneve paralele të Serbisë, nga ndërtesa komunale të Kosovës në Lagjen e Boshnjakëve nuk është marrë në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare, e as në përputhje me kërkesat e saj për mosndërmarrjen e veprimeve që mund ta “përshkallëzojnë” gjendjen?!..... BE e vendosë Kosovën në presion, duke shprehë "shqetësim" fare të paarsyeshëm, për vendimin legjitim të komunës së Mitrovicës e cila udhëhiqet nga kryetari i zgjedhur në mënyrë demokratike Erden Atiq, përkundër paralajmërimit për kryerjen e punimeve të parashikuara që komuna duhet t’i përfundojë në këto objekte komunale të Republikës së Kosovës.

Sikur mos të mjaftonin të gjitha këto, çuditërisht edhe zëdhënësi pro-serb i Bashkimit Europian, Peter Stano, deklaron pa fije turpi, se vendim në fjalë i komunës së Mitrovicës, qenka implikim i situatës në veri, kur dihet mirëfilli se strukturat paralele të Serbisë, përveçse shfrytëzojnë kundërligjshëm hapësirat e ndërtesave publike të komunës së Mitrovicës, kurrë, nuk kanë sjell asnjë dokument valid, se kanë të drejtë ti përdorin ato, ndaj dhe duhet ti lirojnë, ashtu siç e kërkon ligji, gjë që në fakt, pra ka të bëjë me ligjshmërinë dhe as që mund të quhet kurrfarë shqetësimi.

Siç dihet në ndërtesën komunale të Mitrovicës veriore, janë vendosur ilegalisht katër institucione të Serbisë të cilat udhëhiqen dhe financohen nga Serbia,si; Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, zyra pensionale, Qendra për Punë Sociale nga Vushtrria dhe Qarku Administrativ i Mitrovicës së Kosovës. Dhe ani pse të gjitha këto institucione të kundërligjshme zbatojnë ligjet e Serbisë dhe nuk e njohin shtetin e Kosovës, kjo jo vetëm që nuk e brengosë fare BE-në, Stanon, as SHBA-të, por uvertura shqetësuese me plot kolorite ala-serbe, e BE-së e ka marrë përkrahjen edhe të ambasadës franceze në Prishtinë e cila e ka shpërndarë edhe në faqen e vet zyrtare.

Në këtë mënyrë BE, pavarësisht marrëveshjeve, që vet i ka miratuar, ajo tani, fatkeqësisht po na rikthehen në skenë përsëri strukturat paralele të Serbisë, të cilat kanë vepruar ilegalisht në objektet komunale të Mitrovicës, të udhëhequra nga dora e zgjatur e Serbisë, në Kosovë "Lista srpska". Kështu që largimi i këtyre strukturave ilegale të Serbisë, është obligim i domosdoshëm ligjor i Qeverisë së Kosovës dhe kushti kyç i shtensionimit të gjendjes, në mënyrë që të krijohet klimë e përshtatshme dhe qetësia e nevojshme për mbajtjen dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të lira e pa presion mbi qytetarët e minoritetit serb, në veri.

Prandaj 8 shtatori është afati i fundit, kur pritet dhe duhet të bëhet largimi definitiv i strukturave paralele të Serbisë hegjemoniste nga ndërtesat komunale të Republikës së Kosovës në Mitrovicën veriore, vetëm kështu rivendoset rendi e ligji dhe arrihet respektimi i kushtetutës së shtetit të Kosovës, për të pasur institucione të reja lokale, vërtetë të besuara, të pa ndikuara dhe të pa manipuluara nga politika destruktive e Beogradit, si dhe të integruara në institucionet tona, e të financuara nga shteti i Kosovës, kur edhe mund të themi përfundimisht, se Kosova, funksionon si shtet, në tërë hapësirën e vet territoriale!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".