Arsimi dhe shëndetësia, shtyllat kryesor që duhet ti forcon Qeveria e Kosovës dhe të mos i lejon të rrënohen

Arsimi dhe shëndetësia, shtyllat kryesor që duhet ti forcon Qeveria e Kosovës dhe të mos i lejon të rrënohen
Arsimi dhe shëndetësia, shtyllat kryesor që duhet ti forcon Qeveria e Kosovës dhe të mos i lejon të rrënohen

Hajrullah Ternava

  • 29 August 2023 - 07:39

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Sipas SBASHK-ut, bazuar në kërkesat e drejtorive komunale të arsimit, gjatë këtij viti kanë ikur rreth 300 mësimdhënës, të cilëve ju është aprovuar kërkesa për pushim njëvjeçar pa pagesë. Ky është gjithsesi një lajm tepër serioz i cili duhet ta mobilizon kabinetin qeveritar për veprim dhe parandalim të zgjerimit në përmasa të pa kontrollueshme të kësaj dukurie të re, sidomos tash në pritje të liberalizimit të vizave, pasi që vazhdimi i këtij trendi do të bëhet dukuri edhe më shqetësuese, ngase në një të ardhme të afërt ka mundësi që edhe shkollat tona të mbesin pa mësimdhënës në numër tepër të madh.

-Qeveria e Kosovës duhet të jetë e vendosur dhe ti luftoj të gjitha të këqijat që ata qeveritarët e mëparshëm që e qeverisën këtë vend ia sollën Kosovës, dhe e sollën në këtë situatë të vështirë vendin tonë, prandaj elektorati i dëshpëruar me qeveritarët e mëparshëm, në zgjedhjet e fundit, u përcaktuan dhe LVV-së ia dhanë votat mbi 50%, si rezultat i atyre të këqijave që ia sollën popullit qeveritarët e mëparshëm, gjë që tani populli po ballafaqohet me ato vështirësi dhe vepra kriminale të qeveritarëve të mëparshëm.

Prandaj si të zhgënjyer elektorati më shumicë u përcaktuan tani për këtë qeveri në pushtet, dhe sa më shumë kjo qeveri që ti luftoj të këqijat e të së kaluarës, dhe luftimit të veprave anti ligjore të këtyre kohërave, edhe elektorati do të jetë më i përkushtuar që ta ketë gjatë këtë qeveri në pushtet, do ta shpërblej me votë, sepse ata të mëparshmit vepronin vetëm për pasurimin e tyre, prandaj jo rastësisht ata sot janë multi milionerë apo miliarderë, kurse në të kundërtën numri i skamnorëve në Kosovë është rritur për së tepërmi, prandaj si në shenjë mirënjohje kjo qeveri duhet për gjithçka të mirë të veproj dhe popullin e Kosovës ta bind me ato të mira që ia sjellin popullit. Me veprimtari të pareshtura të luftimit të krimit, duke i luftua të gjitha të këqijat, kjo qeveri duhet të jetë koherente dhe pa vonesë në hap me kohën, me veprimet e saja për ta shpëtuar së pakut sektorin e arsimit nga kolapsi i mungesës së kuadrove, pasi që pas punëtorëve të shëndetësisë, janë edhe ata ta arsimit që ja kanë mërsyer rrugës së perëndimit.

Marrja e pushimit pa pagesë për të ikur nga Kosova, është zgjedhur si mjet i fillimit të largimit dhe paraqet rrezik serioz për të cilin duhet menduar dhe parandaluar. SBASHK e ka ngritur alarmin se me këtë lëvizje të kuadrit arsimor shkollat në numër të madh mund të mbesin pa mësimdhënës. Zyrtarët e SBASHK-ut, kanë treguar se mësimdhënësit më të mirë po kërkojnë pushim pa pagesë, për të dalë në Evropë për të punuar dhe se është shqetësuese kjo dukuri, pasi në një të ardhme të afërt mund të mbesin shkollat pa mësimdhënës. Sipas SBASHK-ut, ata mësimdhënës që kërkojnë pushim pa pagesë është arsyeja që po shkojnë diku në Evropë me qëllim që nëse mund të integrohen për një punë më të mirë të qëndrojnë atje. Sipas informatave që ju referohet SBASHK, nga kryetarët e sindikatave të niveleve komunale, janë një numër i mësimdhënësve që po kërkojnë pushim pa pagesë hiq më pak se për një vit, dhe është bërë e ditur se ata mësimdhënës që kërkojnë pushim pa pagesë e kanë të siguruar vendqëndrimin por edhe punësimin jashtë vendit, prandaj kërkohet pushim afatgjatë pa pagesë derisa të sigurohen atje plotësisht dhe të mos rrezikohen me humbjen e vendit të punës në vendin e tyre, nëse detyrohen të kthehen eventualisht.

SBASHK konsideron se zgjidhja e vetme e cila garanton parandalimin e largimit të profesionistëve arsimor, sikur që po ndodhë me ata të sektorit shëndetësor, është stimulimi me të ardhura më të mira personale-paga. “Arsyeja e ikjes besoj është e njohur për të gjithë, ngase mësimdhënësit edhe përkundër asaj është bërë një rritje simbolike e pagesës, por një pagesë jo e dinjitetshme për ta, dhe njëherësh kushtet e punës në shkolla janë larg asaj të dëshirueshme sikurse janë në Evropë. Ngase secili mësimdhënës kërkon pushim pa pagesë një vit.

Nëse ka përfunduar një fakultet, e natyrisht për të qenë mësimdhënës përveçse duhet ta ketë përfunduar fakultetin duhet ta ketë të përfunduar edhe masterin, andaj një mësimdhënës për të nuk është problematike që ta mësojë një gjuhë të huaj cilado qoftë, aq më tepër kur në Kosovë po organizohen kurse të ndryshme të gjuhëve, meqenëse një numër i madh i qytetarëve të Kosovës po ikin në Gjermani, kështu që gjuhë gjermane ka mjaftueshëm në Kosovë, që për mësimdhënësit nuk është problematike për ta mësuar gjuhën brenda 6 muajve apo edhe një viti, dhe pas asaj periudhe do të thotë kur veçse e ka mësuar gjuhën, ai mësimdhënës pa kurrfarë problemi do të integrohet dhe do të punësohet qoftë kudo në Evropë, pasi ta ketë mësuar edhe gjuhën e atij vendi ku ka emigruar”, ka deklaruar Vjollca Shala nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit SBASHK.

Sipas SBASHK-ut, bazuar në kërkesat e drejtorive komunale të arsimit, gjatë këtij viti kanë ikur rreth 300 mësimdhënës, të cilëve ju është aprovuar kërkesa për pushim njëvjeçar pa pagesë. Ky është gjithsesi një lajm tepër serioz i cili duhet ta mobilizon kabinetin qeveritar për veprim dhe parandalim të zgjerimit në përmasa të pa kontrollueshme të kësaj dukurie të re, sidomos tash në pritje të liberalizimit të vizave, pasi që vazhdimi i këtij trendi do të bëhet dukuri edhe më shqetësuese, ngase në një të ardhme të afërt ka mundësi që edhe shkollat tona të mbesin pa mësimdhënës në numër tepër të madh. Me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, që pritet të ndodhë me fillim të vitit të ardhshëm, me të madhe do të vërehen mungesat e kuadrove jo vetëm të arsimtarëve por edhe të profesioneve tjera e pse jo edhe të punëtorëve të thjesht, sepse trendi i ikjes-largimit nga Kosova po vazhdon edhe në këto kohëra, prandaj këtë fakt duhet ta kenë të qartë qeveritarët dhe mos të ju ndodhin befasia në të ardhmen.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".