Kosova ka nevoje për ruajtjen e sekretit të shtetit, mbështetja amerikane e fuqizon atë

Kosova ka nevoje për ruajtjen e sekretit të shtetit, mbështetja amerikane e fuqizon atë
Kosova ka nevoje për ruajtjen e sekretit të shtetit, mbështetja amerikane e fuqizon atë

Muhamet Kelmendi

  • 31 August 2023 - 07:40

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Kosova nuk ka përvojë në ruajtjen e sekretit të shtetit. As në mbrojtje nuk ka arritur të ketë sekret. Shpesh ka ndodhur që gjërat e humbin sekretin. Shumë herë ka ndodhur që çështjet sekrete të dalin në publik dhe e ka pësuar vendi. Ka raste kur mendohet se nga ky fakt ka pasur edhe vepra të rënda.

- Me Marrëveshjen mbi Masat e Sigurisë të nënshkruar nga Kryeministri Kurti me Ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, është arritur tek niveli që së bashku të kenë qasje në ruajtjen e sekretit shtetëror. Me këtë çdo blerje dhe armatim nga SHBA mbetet sekret. Ky është një hap i rëndësishëm në ruajtjen e shtetit në të gjitha fushat. Tash krijohen kushtet që organet e sigurisë nga SHBA-a të merren me ruajtjen e sekretit të shtetit të Kosovës. Sidomos në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë është hap shumë i rëndësishëm. Kosova ka vuajtur nga mbrojtja e dobët e sekretit. Madje mundë të thuhet se nuk ka pasur mbrojtje të sekretit në fushën e mbrojtjes.

Shpesh ka ndodhur që Republika të ketë të qara në informacion të sekretit. Çdo armatim ka dalë në informacion publik. Shumë shpesh krimineli Vuçiq i ka përmendur edhe armët që i ka FSK-ja. Me SHBA-në ngritët në Kosovë mbrojtja e sekretit në fushën e mbrojtjes. Në bashkëpunim zgjidhet dhe aftësohet kuadri adekuat për ruajtjen e sekretit dhe natyrisht edhe vetë organet e SHBA-ve merren me këtë çështje në Kosovë. Ky bashkëpunim është shumë domethënës. Me marrëveshje krijohet një mbrojtje e dyfishtë e sekretit ushtarak, ekonomik dhe të rendit, si dhe këtej edhe kontrolli nga organet e SHBA-ve rritet dhe thellohet. Ky kontroll është i domosdoshëm. Kosova si shtet i ri ka nevojë për kuadro të përgatitura. Besohet se rikualifikimi i kuadrit nga Kosova do të bëhet. Thjeshtë: Është hap i rëndësishëm në fushën e ruajtjes së shtetit, të rendit dhe të sigurisë. Kjo i duhet Republikës së Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".