Mjaft më, Vuçiq të ndalohet për zhvillimin e politikave dyfytyrëshe e të dhunshme në veri të Kosovës , me qëllim të ndarjes mbi bazat etnike

Mjaft më, Vuçiq të ndalohet për zhvillimin e politikave dyfytyrëshe e të dhunshme në veri të Kosovës , me qëllim të ndarjes mbi bazat etnike
Mjaft më, Vuçiq të ndalohet për zhvillimin e politikave dyfytyrëshe e të dhunshme në veri të Kosovës , me qëllim të ndarjes mbi bazat etnike

Skender Mulliqi

  • 01 September 2023 - 16:05

Shkruan: ANALISTI- Skënder Mulliqi

Është e çuditshme së si bota perëndimore po lejon të vepron një regjim fashist të Serbisë, në zemër të Evropës. Po lejon një tiran si Vuçiq të vepron lirshëm e dhunshëm në synimin, për formimin e Serbisë të Madhe, që nuk iu lejua Millosheviqit .Çka është në pyetje?Interesat gjeopolitike e gjeostrategjike në Ballkan, aleancat e vjetra më Serbinë, apo ka ndikuar, lufta në Ukrainë dhe frika nga diktatori Putin. Si është e mundur kur gjithmonë e drejta është në anën tonë, kurse Serbia është krejt në anën e gabuar, BE-ja në një situatë të tillë të përkrahë qëndrimet subversive e fashiste të Aleksandër Vuçiqit karshi Kosovës, Malit të Zi e Bosnjës.

 

Apeli i BE-së për paqe dhe për prosperitet ishte dashur të mos jetë i njëanshëm , duke e sanksionuar Kosovën e cila po mbron sovranitetin dhe territorialitetin e vet, kurse Serbia e Vuçiqit po lejohet të terrorizojë shqiptarët dhe pjesëtaret e KFOR-it,ne veri me banda terroriste serbo –ruse. Vuçiq po lejohet të zhvillon kolitka dyfytyrëshe e të dhunshme në veri të Kosovës , e që për qëllim ka ndarjen mbi bazat etnike. Është e çuditshme së si bota perëndimore po lejon të vepron një regjim fashist të Serbisë, në zemër të Evropës. Po lejon një tiran si Vuçiq të vepron lirshëm e dhunshëm në synimin, për formimin e Serbisë të Madhe, që nuk iu lejua Millosheviqit . Çka është në pyetje?

Interesat gjeopolitike e gjeostrategjike në Ballkan, aleancat e vjetra më Serbinë, apo ka ndikuar, lufta në Ukrainë dhe frika nga diktatori Putin! Dihet së në politikë nuk veprohet më emocione , por më arsye, e në këtë kontest ishte dashur të vepronte edhe struktura e BE-së, e mos të përkrahë një njeri si Vuçiqi, i cili së bashku më Putinin po angazhohen për realizimin e ideve fashiste të botës ruse dhe të botës serbe. Bota perëndimore duke i vu sanksione Kosovës në vend të Serbisë, po bënë gabime të mëdha, të cilët jo vetëm që po e dëmtojnë shtetin e ri të Kosovës dhe shqiptarët në rajon, por janë duke I dëmtuar edhe interesat vitale të tyre. Më një shtet siç është Serbia aktuale nuk ka mundësi të përfundon kurrë dialogu për normalizim të marrëdhënieve , dhe as që do të arrihet paqja në rajon. Nuk i duhet BE-së një Serbi e pa reformuar, e cila nuk ka hequr dorë nga planet e luftës ndaj Kosovës. Nëse shtetet më kualitative të botës demokratike e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, atëherë për detyrë këto shtete, e kanë që ta detyrojnë edhe Serbinë ta bënë këtë gjë. Vetëm kur Serbia e pranon shtetin e Kosovës, mund të flitet për paqen e përhershme në Ballkan. Presidenti serb, Vuçiq ka deklaruar disa herë së kurrë nuk do të pranon pavarësinë e Kosovës, dhe faktikisht më këtë njëri as që duhet të bisedohet. Shqiptarët do të përballojnë edhe këtë Serbi të kriminelit, Aleksandër Vuçiqit, siç e përballuan Serbinë e kryekriminelit të luftës, Sllobodan Millosheviqit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".