Kërcënimi i presidentit francez për vizat edhe një shpërfaqje tjetër e mbështetje publike politike ndaj Serbisë dhe regjimit kriminal të Aleksandër Vuqiçit në dëm të Kosovës

Kërcënimi i presidentit francez për vizat edhe një shpërfaqje tjetër e mbështetje publike politike ndaj Serbisë dhe regjimit kriminal të Aleksandër Vuqiçit në dëm të Kosovës
Kërcënimi i presidentit francez për vizat edhe një shpërfaqje tjetër e mbështetje publike politike ndaj Serbisë dhe regjimit kriminal të Aleksandër Vuqiçit në dëm të Kosovës

Skender Mulliqi

  • 01 September 2023 - 21:12

Shkruan: ANALISTI- Skënder Mulliqi

Presidenti francez ishte ai që e vonojë edhe ashtu të vonuar liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, edhe pse u plotësuan kushtet e kërkuara nga BE-ja. Deklarata e tij e fundit, së ka mundësi që Kosovës nën sanksione shumë të padrejta ti ndalohet edhe liberalizmi tashmë i konfirmuar është apsurditet i llojit të vet. Kjo deklaratë e Makronit, shpërfaqi aleancat e vjetra më shtetin serb. Tjetër. Ky gjoja behët sikur i kërcënon Kosovën dhe Serbinë, por në fakt këtu bëhet fjalë vetëm për Kosovën që është më shumë se skandaloze. Serbia liberalizimin e vizave e ka moti, ndërsa Kosova me shumë peripeci, e pikërisht nga makinacionet politike të Makronit, e fitoj të drejtën e lëvizjes së lirë këtë vit. -Serbia dhe Vuçiqi po promovojnë rrëfimet e viteve të 90-ta të shekullit të kaluar.

 

Kjo i ngjanë thënies ”Ujku qimen e ndërron por zanatin nuk e harron”.Ky nuk është spekulim por është karakteristikë e sjelljeve dhe veprimeve të presidentit serb. Për ti shpjeguar tezat e tilla, më së miri është të kthehemi pak në biografinë kriminale të Vuçiqit , i cili po përkëdhelet nga BE-ja. Ai ka qenë anëtar i Partisë Radikale Serbe të kriminelit të luftës, Vojsllav Sheshel. Moti që të dytë këta së bashku më Millosheviqin kanë promovuar projektin për Serbi të Madhe. Në këtë Serbi të skicuar moti ishin përfshirë Bosnja she Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova. Në gjithë këtë mesele serbomadhe ka lidhshmëri tradicionale Rusia më Serbinë. Qysh nga Luftërat Ballkanike e deri më sot, Rusia është paraqitur si vëllai i madh i Serbisë. Rusia dhe Serbia janë ato që po i rritin tensionet politike të shoqëruara më dhunë në rajon, e veçmas në Kosovë. Edhe propagandimet e medieve i kanë të përbashkëta. Ndikimi i medieve ruse është rritur shumë në Serbi, posaçërisht pas shpërthimit të luftës në Ukrainën sovrane. Një tjetër aleat i Serbisë ka mbetur duket Franca, e sidomos kjo e Emanuel Makronit. Presidenti francez ishte ai që e vonojë edhe ashtu të vonuar liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, edhe pse u plotësuan kushtet e kërkuara nga BE-ja. Deklarata e tij e fundit, së ka mundësi që Kosovës nën sanksione shumë të padrejta ti ndalohet edhe liberalizmi tashmë I konfirmuar është absurditet i llojit të vet. Kjo deklaratë e Makronit, shpërfaqi aleancat e vjetra më shtetin serb. Tjetër. Ky gjoja behët sikur i kërcënon Kosovën dhe Serbinë, por në fakt këtu bëhet fjalë vetëm për Kosovën që është më shumë se skandaloze. Serbia liberalizimin e vizave e ka moti, ndërsa Kosova më shumë peripeci e pikërisht nga makinacionet politike të Makronit, e fitoj të drejtën e lëvizjes së lirë këtë vit. Serbia nuk është nën masa të sanksioneve ekonomike dhe politike, pikërisht së për këtë po kujdeset Franca. Dhe, natyrisht së as qëndrimet politike të dy ndërmjetëseve te BE-së, në bisedimet Kosovë-Serbi, Borrel e Lajçak, nuk ka mundësi të janë ndryshe, veç qëndrime pro serbe. Serbia dhe Rusia gati që nuk e kanë futur Ballkanin në luftë, e Vuçiqit si protagonistit kryesor nuk po i mungon as një qime e flokut. Po ndëshkohet Kosova e vogël e cila po mbron sovranitetin, për apetitet serbomëdha , kurse Serbia po ledhatohet. Serbia më strukturat kriminale në veri, krejt pas luftën nuk pushojë së vepruari më aksionet subversive e shumë të dhunshme për të ndarë Kosovën. Kësaj fryme të destabilizimit i kontribuan Lajçak, Borrel , Eskobar, Makron të cilët përkrahen bandat serbe , e akuzuan Kosovën për ngjarjet e fundit destabilizuese në veri të Mitrovicës. Është për çdo lëvdatë edhe për të parën here, që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të reagon ndaj deklaratës amatoreske politike e hileqare ndaj Kosovës, të Emanuel Makronit. Nëse Makron po kërkon më çdo kusht dhe në dëm të Kosovës të ketë normalizim të marrëdhënieve më Serbinë përmes bisedimeve , duke e kushtëzuar Kosovën, Vjosa ja bëri më dije së nise ndodhë ashtu siç ka deklaruar presidenti francëz, bisedimet duhet të ndërpriten. Dhe, zaten këto bisedime kurrë nuk kanë pasur kuptim as të zhvillohen. Pse? Serbia nuk ka kërkuar kërkim falje për gjenocid ndaj shqiptarëve, nuk e ka pranuar pavarësinë e Kosovës, nuk e ka hequr nga preambula kushtetuse Kosovën si pjesë përbërëse e Serbisë, nuk i ka paguar dëmet e luftës, dhe as që ka bërë gjë për të pagjeturit shqiptarë si pjesë e marrëveshjes që është. Edhe diçka për në fund të këtij shkrimi. Nga perspektiva e shteteve perëndimore ,është që mos të bashkëpunohet më ish kriminelet e luftës, siç është Vuçiqi.Tolerimi i regjimit autokratik e shovinist të Beogradit, nuk e dërgon rajonin në paqe dhe prosperitet, dhe as që I ndihmon proceset demokratike . Struktura politike e BE-së i ka të gjitha instrumentet konkrete për ti bërë presion Serbisë. Por, me deklarime të tilla të deritashme të Borellit, Lajçakut dhe Makronit, nuk do të arrihet paqja në rajon, dhe Zoti e dinë kur do të kemi normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".