Edi Rama në faqen e parë të shtypit ndërkombëtar për lidhjen me krimin, faqja e zezë e Shqipërisë dhe kombit shqiptar

Edi Rama në faqen e parë të shtypit ndërkombëtar për lidhjen me krimin, faqja e zezë e Shqipërisë dhe kombit shqiptar
Edi Rama në faqen e parë të shtypit ndërkombëtar për lidhjen me krimin, faqja e zezë e Shqipërisë dhe kombit shqiptar

Hajrullah Ternava

  • 03 September 2023 - 08:56

Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Shtetet e banuara me më së shumti shqiptar në Ballkan, tani në këtë situatë sikur në të cilën gjenden, janë të versuar si shtetet më të kriminalizuara në Ballkan, e sidomos Shqipëria e cila është dëshmi e të qenunit të shtetit më të kriminalizuar. Kjo është ndoshta edhe si pasojë e regjimit diktatorial komunist të kaluar, por në këto kohëra tani është duke e dëmtuar imazhin dhe interesin e shtetit të Kosovës, dhe atë mbarë kombëtar shqiptar për rreth dhe gjithandej nëpër botë.

 

Raportimi i vazhdueshëm i medieve ndërkombëtare për lidhjen e fuqishme me krimin e organizuar që po zbulohet në aferat e kryeministrit shqiptar Edi Rama janë një njollë e madhe jo vëtm politike, por goditje e fuqishme kundër shqiptarëve në zhvillimet strategjike. Shtypi ndërkombëtar, amerikan dhe evropian, në mënyrë të sinkronizuar janë duke raportuar dhe publikuar fakte të fuqishme për lidhjen e kryeministrit të Shqipërisë me mafien, me narko trafikantët dhe nëntokën e krimit të organizuar, duke mos lejuar sistemin e drejtësisë për të vepruar. Për një aferë të tillë ka shkruar së fundi edhe Der Shtandart e cila nxjerr titullin bombastik me konstatimin "Kryeministri i lidhur me grupet kriminale", duke dhënë fakte për funksionimin në Shqipëri të pushteti kriminal të kontrolluar nga Edi Rama. Gazeta gjermane zbulon se lidhjet dhe toleranca ndaj krimit, bashkëpunëtorët e tij të ngushtë që kërkohen nga drejtësia, arroganca e kryeministrit në raport me të gjitha këto janë pjesë e një skaneri të thellë ndaj kryeministrit dhe pushtetit të tij, pushtet ky që ka arritur ti kapë dhe ketë nën kontroll edhe organet e sigurisë e të drejtësisë. Sipas gazetës gjermane, ‘Sistemi Edi Rama’ është në fuqi prej një dekade në Shqipëri. Aty thuhet se: Socialistët kanë mbajtur prej kohësh një pozicion dominues në vendin ballkanik falë fuqisë së tyre në institucione, nepotizmit dhe ndarjes së vendeve të punës. Autori i artikullit Adelheid Volfl, konstaton se kur gjërat u shtrënguan për Arben Ahmetajn, partia u hodh në anën e tij. Prokurorët shqiptarë kërkuan arrestimin e ishzëvendëskryeministrit, ish-ministrit të ekonomisë, ish-ministrit të financave dhe infrastrukturës në mes të korrikut të këtij viti. Por grupi parlamentar i socialistëve në pushtet arriti të shtyjë heqjen e imunitetit. Ahmetaj akuzohet për pastrim parash dhe falsifikim të deklaratave të pasurisë. Ai e shfrytëzoi kohën që fitoi në këtë mënyrë - dhe u fsheh, sepse Kryeministri Edi Rama ka dhjetë vjet që luan fijet në Shqipëri. Sipas kësaj gazete, autoriteti shqiptar anti korrupsion SPAK po i mëson të fuqishmit të kenë frikë, por edhe po ju mundëson të fshihen e të mos kapen sepse lidhja me krimin dhe ndikimi I mafies është I madh. “Kjo zyrë e prokurorisë publike speciale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka një rol të ngjashëm në vendin e Evropës Juglindore si zyra e prokurorisë publike ekonomike dhe korrupsionit në Austri. Pothuaj çdo javë, një politikan nga Partia Socialiste (PS) e Edi Ramës, i cili ka drejtuar vendin për dhjetë vitet e fundit, tashmë është në shënjestër të prokurorëve. Javën e kaluar, për shembull, ish-zëvendësministri i Shëndetësisë Klodjan Rrjepaj u arrestua si i dyshuar për shpërdorim detyre si pjesë e një kontrate prokurimi. Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është akuzuar për trafik droge dhe shpërdorim detyre pasi dy kushërinjtë e tij u arrestuan në Itali në tetor 2017, raporton gazeta. Sipas këtij raportimi, thuhet se më parë, parlamenti i kontrolluar nga socialistët, nuk e dha "dritën jeshile" për arrestimin e Tahirit. Ai u lirua më vonë nga akuzat për trafik droge në dy gjyqe. Që atëherë ai është liruar nga burgu - me arsyetimin se gruaja e tij nuk mund të kujdeset për dy fëmijët. E kur ish-sekretari i Mjedisit Lefter Koka u arrestua në dhjetor të vitit 2021 me akuzën e korrupsionit. Në atë kohë, Rama shkruante në Facebook se kjo nuk ishte as çështje politike dhe as partiake. Po ashtu, gazeta gjermane e shënjestrën edhe rastin e arrestimit të ish-deputeti të PS-së, Alqi Bllako, i cili u arrestua në mars të 2022-shit me dyshimin se ka marrë në mënyrë indirekte ryshfet mbi 120 mijë euro. Dhe ishkryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako u arrestua në qershor të këtij viti si i dyshuar për shpërdorim detyre. “Dhe herë pas here, kryesia e partisë dhe vetë Edi Rama i shmangen çdo përgjegjësie – me argumentin se këto janë “raste individuale” dhe veprat penale nuk kanë “anëtarësim partiak”., shkruan gazeta gjermane. Madje, sipas analizës së kësaj gazete, në raportet e brendshme politike dhe të drejtësisë, deri më tani, Rama ia ka dalë përmes kësaj strategjie. Mirëpo kjo gazetë konstaton se nuk mundë të besohet fare. Madje për asnjë sekondë, që vetë Rama të mos dijë asgjë për makinacionet e këtyre politikanëve të PS. Ndryshe gazeta konstaton se kryeministri do të mbështeste reformat për përmirësimin e shtetit ligjor, sepse kjo është e nevojshme edhe në kontekstin e afrimit me BE-në; në të njëjtën kohë, megjithatë, anëtarët e partisë së tij do të shpëtonin me dënime fare të vogla. “Sa herë që ka akuza ndaj politikanëve të PS-së, ai fillimisht i refuzon derisa të ketë shumë prova apo diplomatët ndërkombëtarë të bëjnë presion ndaj tij dhe vetëm atëherë distancohet nga këta politikanë”, citohet të ketë thënë Edlira Gjoni eksperte e fushës për STANDARD. Gazeta konstaton se kjo sjellje e Ramës nuk tregon as integritet dhe as parime. Në mënyrë të habitshme, Rama nuk mbron vetëm oligarkët e lidhur me partinë e tij, por edhe ata që kanë qenë pranë Partisë Demokratike kur ajo ishte në pushtet. Ka një luftë llogoresh në partinë tuaj. Bëhet fjalë për para, siç janë kontratat publike. Në fakt, PS-ja e Ramës ka zgjeruar ndërkohë pozicionin e saj dominues në Shqipëri nëpërmjet pushtetit të saj në institucione, nëpërmjet nepotizmit dhe ndarjes së vendeve të punës. Opozita e përçarë nga brenda nuk po lëviz askund. Politika në Shqipëri është karakterizuar nga polarizimi që nga fillimi i demokracisë në fillim të viteve 1990. Toni është i ashpër, ka pak vullnet për kompromis dhe konkurrentët politikë shihen si armiq të vdekshëm, shkruan gazeta Gjermane, sipas së cilës, në këtë kulturë politike Rama e ka portretizuar gjithmonë veten si viktimë, ndërkohë që shtatlarti që i pëlqen të ecë me atlete, ka një vetëbesim të tepruar dhe ka krijuar atmosferën dhe hiret e sundimtarit. Ai është arrogant, flakërues dhe agresiv, sidomos ndaj përfaqësuesve të medieve. Ai i cilëson shpesh gazetarët si “plehra” dhe i këshillon të edukohen para se t’i bëjnë një pyetje tjetër. Së fundmi, për shembull, Rama nuk pranoi t'u përgjigjej pyetjeve që nuk i përkisnin temave që ai kishte specifikuar, por që kishin të bënin me akuzat kriminale ndaj politikanëve të PS- së. Organizatat gazetareske vazhdojnë të ankohen për sjelljen e Ramës. Tani ai drejton podkastin e tij në të cilin përpiqet të shpjegojë politikën e tij pa pyetje kritike të gazetarëve. Qeveria e tij është përpjekur vazhdimisht të vështirësojë punën e gazetarëve duke vendosur dënime për shpifje. Rama, sipas gazetës, ka marr rolin e diktatorit sepse :Vështirë se dikush guxon të kundërshtojë kryeministrin, i cili herë pas here bërtet në mbledhjet e qeverisë. Sepse nëse nuk puthesh, mund të të nxjerrin jashtë. Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati u zëvendësua në vitin 2018 sepse, ndryshe nga Rama, ai ishte kundër një shkëmbimi territoresh mes Serbisë dhe Kosovës. Me të punon Rama, i cili ka qenë në pushtet për rreth aq kohë sa presidenti serb Aleksandër Vuçiq. Të dy, meshkuj "alfa", autoritarë, nga ana tjetër, nuk mund të shkojnë mirë me kryeministrin e Kosovës fqinje, Albin Kurti, një intelektual parimor dhe me mendje demokratike, shkruan kjo gazetë. Së fundmi, sipas gazetës gjermane, Rama e goditi Kurtin me thikë pas shpine dhe anuloi një takim të qeverisë kosovare dhe asaj shqiptare në qershor pasi SHBA dhe BE kishin ndëshkuar më parë qeverinë Kurti për mos përkuljen ndaj direktivave perëndimore. Politika aktuale e SHBA-së, e udhëhequr nga ideja se Tirana duhet të ushtrojë një lloj patronazhi mbi popullatën shqiptare në rajon - duke përfshirë Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut - promovon më tej nocionin e Ramës për madhështinë dhe rëndësinë e tij. Nga ana perëndimore vështirë se ka ndonjë kritikë ndaj kreut të qeverisë, i cili pëlqen të paraqitet si një artist botëror, shkruan Der Shtandart. Kjo situatë e cila tani mbretëron në shtetin e Shqipërisë, qysh nga ramja e komunizmit e deri më tani, edhe që shpresat ishin për një demokratizim të këtij shteti dhe anëtarësimit të shpejtë në shtetet e BE-së, kjo nuk po ndodhë përkundrazi që tani ky shtet konsiderohet si shteti më i kriminalizuar në Evrope, prandaj shtetet mike në krye me Amerikën duhet ta ndihmojnë në këtë rast Shqipërinë, që njëherë e mirë të spastrohet nga krimi i organizuar dhe krimet në përgjithësi, dhe me një spastrim të tillë të shtetit shqiptar ti hapen rrugët drejtë shteteve të BE-së, dhe vetë spastrimi i këtij shteti nga krimet në përgjithësi, edhe shtetet tjera për rreth, sikur Kosova, Maqedonia etj, do të jenë shtete më të kontrolluara dhe do t;iu mbyllen ato rrugë të kriminalizuara që ishin të hapura nga shteti i Shqipërisë. Me këtë spastrim të këtij shteti, edhe shtetet tjera si fqi, do ta kenë përfitimin e tyre, dhe luftimi i krimeve në përgjithësi në këto shtete për rreth, do të ishte më efikas. Kjo është nevojë urgjente sepse tani Ballkani do të mundë të kyçet më shpejtë në bashkësinë e shteteve të Evropës aty ku na takon vendi neve si Kosovë por edhe atyre shteteve tjera të BE-së.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".