Njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë formula e vetme e dialogut me finale të suksesshme

Njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë  formula e vetme e dialogut me finale të suksesshme
Njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë  formula e vetme e dialogut me finale të suksesshme

Blerim Burjani

  • 04 September 2023 - 07:49

Shkruan: ANALISTI- Blerim Burjani

Një takim i tillë. Sikur ky i caktuar për 14 shtator, mund vetëm të rikonfirmoj vazhdimin e dialogut që nuk do të ndryshojë esencialisht, por jo edhe zhvillime për dalje nga kriza. Pra, takimi mund të rikonfirmoj dialogun që nuk ka alternativë, por pak jam optimist se do të ndryshoj esencialisht.

-Sikur BE-ja dhe SHBA-të do të kërkonin pa asnjë kusht njohjen reciproke do ta kuptoja, por të kërkohet themelimi i Asociacionit e pastaj zgjedhjet ne veri që është kërkesë serbe, në anën tjetër zgjedhjet në veri kushtëzohen me mbledhje të nënshkrimeve, edhe kjo komplikon shtensionimin. Ka shume komplikime, paqartësi, ndërmjetësuesit po kërcënojnë për vendosje të sanksioneve për palët. Pra nuk jam optimist për ndonjë zgjidhje përfundimtare ku palët e fillojnë zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.

 Sanksionet po përmenden për palët, por nuk po thonë gjë për kualitetin e ndërmjetësuesve, pra cili është niveli i qartësisë së propozimeve që bëhen. Unë mendoj se nuk duhet të përmendet kërcënimi më shumë se efikasiteti përfundimtar i zgjidhjeve, tash po dihet se nuk ka normalizim përfundimtar të raporteve. Atëherë kjo është mundim për palët por zgjidhje finale nuk ka, pa zgjidhje finale nuk gjë, pra vetëm lodhje, nervozizëm, jo seriozitet. Pra nuk ka ndonjë ide qysh përfundimisht ta zgjidhin problemin. Pa vendosjen e njohjes si kusht par palët, dialogu është humbje kohe dhe asgjë tjetër.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".