Opozita e etur për interesin e pushtetit nuk brengoset edhe kur rrezikon themelet e shtetit

Opozita e etur për interesin e  pushtetit nuk brengoset edhe kur rrezikon themelet e shtetit
Opozita e etur për interesin e  pushtetit nuk brengoset edhe kur rrezikon themelet e shtetit

Gani Qarri

  • 04 September 2023 - 07:40

Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri

Fushata më e re agresive e opozitës së inkriminuar, dëshmon edhe njëherë më tepër, se ajo ka për qëllim që edhe agjendën e sesionit vjeshtor të Kuvendit të Kosovës, serish ta ngarkojë me tema të zbrazëta për të bërë muhabet koti, pa propozime konkrete për vendimmarrje në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

-Paralajmërimi i opozitës për spektakle të reja dhe një vjeshtë të nxehtë parlamentare në Kuvendin e Kosovës, ende pa përfunduar kalendari i pushimeve të verës, dëshmon se blloku opozitar është mobilizuar për të thirrur seancë të jashtëzakonshme në vrap, për temën e librave shkollor, pasi që këtë vit Qeveria e Kosovës ka ndërruar formën e furnizimit, nga shpërndarja falas, në subvencionimin e tyre. Dhe për shkak të shqetësimit të "madh" për tekstet shkollore, opozita ka vendosur që pa mbaruar pushimet e verës të thërras seancë të jashtëzakonshme në Kuvend, kërkesë të cilën e kanë bërë anëtarët e Komisionit Parlamentar për Arsim, kurse deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, thot se kërkesa e komisionit është mbështetur edhe nga deputetët opozitar, ndërsa seanca synohet të mbahet në fillim të javës, pra qysh ditën e hënë, më 04 shtator.

“Prandaj, ne, deputetët e opozitës – anëtarë të Komisionit për Arsim, të mbështetur nga deputetët e tjerë, kemi iniciuar thirrjen e Seancës së Jashtëzakonshme të Kuvendit i cili, duhet të ndërpres pushimin dhe ti kthehet punës, e të diskutoj mbi përgjegjësinë e qeverisë për mospërmbushjen e mandatit kushtetues e ligjor të saj’, ka deklaruar ajo. Kështu që fushata më e re agresive e opozitës së inkriminuar, dëshmon edhe njëherë më tepër, se ajo ka për qëllim që edhe agjendën e sesionit vjeshtor të Kuvendit të Kosovës, serish ta ngarkojë me tema të zbrazëta për të bërë muhabet koti, pa propozime konkrete për vendimmarrje në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Madje nuk synon ndonjë korrigjim vendimi të qeverisë, por vetëm seanca të zhurmshme me akuza banale, për zhurmë elektorale, sikur që është vepruar dhe në sesionin e kaluar pranveror, duke dëmtuar qëllimisht proceset parësore dhe vonuar atë të ligjvënies, të miratimit të ligjeve dhe monitorimin e zbatimit të tyre, të cilat i kanë obligim edhe deputetët e opozitës dhe mbar Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".