
Lexoni edhe:
Opozita e etur për interesin e pushtetit nuk brengoset edhe kur rrezikon themelet e shtetit
Shkruan: ANALISTI- Xhevat Meha
Takimi i radhës në mes të Kryeministrit të Kosovës dhe Presidentit të Serbisë mbahet në një moment delikat për Kosovën. Kosova duhet ta mbaj qëndrim që shkon kah normalizimi duke mos cenuar funksionalitetin e institucioneve shtetërore.
Momenti është i komplikuar në rend të parë nga politikat e ndjekura nga Bashkimi Evropian karshi dialogut. Kërkesa nga SHBA për normalizim të marrëdhënieve për mendimin tim nuk është duke u përcjell drejt nga BE. Nuk mund të mbaj BE-ja politika të pa definuara se a e njeh a nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, dhe me këtë paqartësi të marr përsipër obligim që ta lehtësoj dialogun.
Së pari BE duhet të qartësohet me vetveten, dhe vetëm pastaj me qëndrime te qarta ta marrë përsipër rolin çfarë e mbanë. Pritjet që kam nga takimi i radhës nuk janë optimiste. Kosova duhet të mbaj qëndrim që shkon kah normalizimi duke mos cenuar funksionalitetin e institucioneve shtetërore. Mos cenimi i funksionalitetit të institucioneve të Kosovës është vija e politikës amerikane. Kosova duhet të mbaj qëndrim të gatishmërisë për bashkëpunimin brenda vijës së politikës amerikane.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".