VETTINGU në harresë dhe zvarritje, pse?

VETTINGU në harresë dhe zvarritje, pse?
VETTINGU në harresë dhe zvarritje, pse?

Dardan Grapci

  • 05 September 2023 - 07:57

Shkruan: ANALISTI- Dardan Grapci

Unë si njohës i zhvillimeve në vend, i bëj apel Qeverisë që sa më shpejtë ta procedojnë dhe votojnë Ligjin e Vettingut sepse këtu nuk ka të bëj vetëm me politikan, ka të bëjë edhe me ata gjyqtar e prokuror të cilët janë kapur keq nga krimi dhe korrupsioni.

-Për aq sa mbaj unë në mend dhe me kujtohet, Presidentja dhe Qeveria e Kosovës patën deklaruar dhe premtuar që Vettingu do te votohet në Kuvendin e Kosovës, më së voni në muajin Korrik. Shtrohet pyetja shumë logjike tani, Pse nuk ndodhi kjo? Ku mbeti ai premtim dhe paralajmërim-parashikim. Pse atëherë e kanë lënë votimin e Ligjit të Vettingut për sezonin vjeshtore? Edhe kjo pritje është në pikëpyetje të madhe nëse do të realizohet apo jo. Qeveria e Kosovës është dashtë ta kupton që me vonesën e votimit të Vettingut, që opozita do të tentojnë të bëjnë manovra të ndryshme vetëm për ta destabilizuar Kuvendin që
të prodhohet një krizë serioze dhe të mos arrihet të votohet Vettingu.

Me ligj çdo parti ka të drejtë të kërkojë mocion për rrëzimin e Qeverisë, e në rastin konkret opozita do të dështojë edhe në këtë plan, për shkak se vetë ata e kanë sjellë Kosovën në këtë gjendje kaotike. Prandaj duke e parë opozita që Qeveria Kurti po ja u prishë planet kriminale po tentojnë që në çdo formë dhe deklarata të rrejshme me rrëzua Qeverinë. Unë si njohës i zhvillimeve në vend, i bëj apel Qeverisë që sa më shpejtë ta procedojnë dhe votojnë Ligjin e Vettingut sepse këtu nuk ka të bëj vetëm me politikan, ka të bëjë edhe me ata gjyqtar e prokuror të cilët janë kapur keq nga krimi dhe korrupsioni. Pra top prioritet i zbatimit të ligjit Vetting është spastrimi i sistemit të drejtësisë nga lidhjet me krimo politikën dhe grupet e mafies.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".