Anëtarësimi i shpejtë e shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE, strategjia urgjente e zbatimit për ruajtjen e paqes dhe eliminimin e ndikimit rus në rajon

Anëtarësimi i shpejtë e shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE, strategjia urgjente e zbatimit për ruajtjen e paqes dhe eliminimin e ndikimit rus në rajon
Anëtarësimi i shpejtë e shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE, strategjia urgjente e zbatimit për ruajtjen e paqes dhe eliminimin e ndikimit rus në rajon

Gani Qarri

  • 05 September 2023 - 08:02

Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri

Formula e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, me një afat më të përshpejtuar kohor, mbetet alternativa e vetme politike, por dhe strategjike e BE-së për shkëputjen e lidhjes dhe të ndikimit rus në rajon dhe krijimit kështu të zonave të rrezikshme konfliktuoze që mundë ta rrezikojnë seriozisht paqen dhe stabilitetin jo vetëm rajonal por edhe përtej.

-Aktualisht propozimi për zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor është tema më e diskutuar që ka ngjallur debate të nxehta në forumin e Bledit në Slloveni, madje presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha të hënën se ai dëshiron që Evropa të jetë gati për zgjerim jo më vonë se deri në vitin 2030. “Zgjerimi nuk është më një ëndërr, tanimë është koha për të ecur përfundimisht përpara”, ka deklaruar vet shefi i Këshillit në Forumin Strategjik të Bled-it në Slloveni, ku ishin mbledhur liderët nga të gjitha shtetet e Ballkani Perëndimor.

Ndërsa për këtë afat që dha Michel është pyetur edhe i ngarkuari për zgjerim të Unionit, Komisioneri Oliver Varhelyi i cili, po ashtu, tha se KE është e gatshme të bëjë propozimin e saj përkatës. “E mirëpres që Këshilli dëshiron të angazhohet më në fund dhe të bëjë një hap të madh për të realizuar zgjerimin, edhe Komisioni Evropian ka qenë gjithmonë i gatshëm të bëjë çdo propozim që do të na çonte drejt zgjerimit të vitit 2030” ka shkruar Varhelyi në platformën X, ndërsa para gazetarëve në Toledo të Spanjës, ai ka folur për planet që BE do t’i shpalos në tetor.

“Komisioni është i gatshëm të bëjë çdo propozim për të arritur atje [në anëtarësim] dhe këtë do ta shihni tashmë në tetor, kur ne duam të bëjmë propozime thelbësore duke përfshirë Planin e Rritjes, të cilin Presidenti ynë e ka shpjeguar tashmë në Bratislavë, që kjo do të përshpejtojë jo vetëm integrimin institucional por edhe atë real, integrimin real të njerëzve dhe të ekonomive në Bashkimin Evropian”, tha ai. Varhelyi shtoi se Komisioni ka qenë gjithmonë i gatshëm të bëjë çdo propozim që kishte destinacion integrimin. Pra “Nuk mendoj se bëhet fjalë për data, por se më shumë është çështje vullneti, dhe gjithashtu çështje e dorëzimit; shpërndarje nga ana e BE-së, por edhe ofrimi nga ana e vendeve tona partnere në Ballkanin Perëndimor apo tre vendeve të tjera kandidate.

Kurse me çështjen e renditjes mbetet të shihet se cilat vende mund të jenë të parat që do të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, pyetje kjo që i është parashtruar komisionarit Varherlyi. “Mendoj që ata që janë më afër, do t’i inkurajoja të gjithë që ta përshpejtojnë punën e tyre, dhe të gjithë do të kenë gjithçka në tryezë nga tetori vetëm për ta bërë këtë, kështu që shpresoj që të mos jetë vetëm një i interesuar për këtë ofertë evropiane, por të gjithë”, ka deklaruar Varherlyi, megjithëse data e propozuar dhe afati i parashikuar kanë zgjuar skepticizëm dhe dyshim për shumicën e vendeve kandidate që janë më afër agjendës për anëtarësim në BE.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".