Drejtimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-s nga Shqipëria, goditje e rëndë për Vuçiqin

Drejtimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-s nga Shqipëria, goditje e rëndë për Vuçiqin
Drejtimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-s nga Shqipëria, goditje e rëndë për Vuçiqin

Gani Qarri

  • 06 September 2023 - 07:40

Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri

Pas shpërthimit të tensioneve, në fillim të korrikut, me fajin e Serbisë në veri të vendit, presidenti serb Aleksandër Vuçiq tentoi që atë ta fusë në agjendën e Këshillit të Sigurimit, por tash e një muaj e gjysmë, zyrtarët serbë më nuk kërkuan seancë, vetëm pas kthimit nga Athina, Vuçiq përsëriti se do të kërkonte seancë të Këshillit të Sigurimit, siç tha ai në momentin më të mirë.

-Fakti se nga fillimi i këtij muaji kryesimin e KS të OKB-s e ka marr Shqipëria me në krye ambasadorin e saj në OKB Ferit Hoxha, duket se tentativa e Vuçiqit, mori një goditje tjetër të rëndë në përpjekjet e tij meskine, për ta nxjerrë çështjen e Kosovës për diskutim në Këshillin e sigurimit. Madje edhe vetë ambasadori shqiptar, në ceremoninë e marrjes së detyrës, ka deklaruar para medieve të akredituara se, çështjet e Kosovës me Serbinë duhet të zgjidhen në Bruksel atje ku edhe ka filluar dialogu ndërmjet të dy vendeve dhe një agjendë e tillë, nuk do të transferohet në OKB. Për aq më tepër, kryesuesi nga Shqipëria ka rikujtuar se çështja e Kosovës dhe misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë është vazhdimisht dhe ka qenë disa herë, në agjendën e Këshillit të Sigurimit, por tani më është reduktuar disa herë, për arsye të mira, ku edhe Shqipëria ka kontribuar për ta zvogëluar numrin e diskutimeve për Kosovën në KS të OKB-së.

Ai është i bindur dhe beson që përpjekja e Vuçiqit për ta ftuar një seancë të veçantë për Kosovën, do të mbetet vetëm tentativë e harruar, sepse siç sqaron ambasadori shqiptar, temat e dialogut dhe çështja e Kosovës me Serbinë, nuk janë çështje e KS të OKB-s por çështje të BE-së dhe aty duhet të zgjidhen. “Së pari, asgjë e madhe nuk ka ndodhur dhe së dyti Këshilli i Sigurimit nuk ka ndihmuar në të vërtetë në procesin e dialogut, ndaj dhe siç e dini procesi i dialogut është transferuar në Bruksel”, ka deklaruar ambasadori shqiptar, i cili përmendi punën e emisarit Lajçak, ndihmën e SHBA-së, si dhe mbështetjen dhe investimet e vendeve që e përkrahin këtë proces të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ambasadori Ferit Hoxha ka thënë se po të arrihet marrëveshja e fundit Kosovë-Serbi s’do të jetë më fare nevoja, që tema për Kosovën të shtrohet në Këshill të Sigurimit, sepse siç e dini të gjithë, kemi një marrëveshje të arritur në Bruksel, si dhe aneksin e implementimit në Ohër. Kështu qër palët, në pikëpamjen time komplet, por le të themi gati, tanimë e kanë njohur njëra-tjetrën dhe nëse ajo marrëveshje vihet në praktikë, nuk do të na duhen më takime të Këshillit të Sigurimit dhe as të shpenzojmë burime në misionin e UNMIK-ut në Kosovë e të tjera”, ka deklaruar ambasadori Ferit Hoxha.

Pra marrëveshja e nxjerr Serbinë komplet nga ish lidhja e saj me ish-Jugosllavinë, kurse Kosovës i hap rrugën e integrimit në BE dhe NATO. Ai ishte shumë i prerë duke thënë se Kosova, as që do të bëhet çështje e KS të OKB-s, gjatë këtij muaji, ne nuk do ta sjellim atë çështje në Këshillin e Sigurimit, sepse nuk është më një çështje e paqes dhe sigurisë. Për Kosovën është çështje e ndërtimit të institucioneve, avancimin e tyre, përmirësimin e shoqërisë, integrimin në Evropë dhe në NATO, prandaj Këshilli i Sigurimit nuk mund të ndihmojë në këtë” ka deklaruar ambasadori shqiptar duke porositur palët që të ulen dhe të arrijnë pajtimin për zbatimin e marrëveshjeve tanimë të dakorduara.

Pas shpërthimit të tensioneve, në fillim të korrikut, me fajin e Serbisë në veri të vendit, presidenti serb Aleksandër Vuçiq tentoi që atë ta fusë në agjendën e Këshillit të Sigurimit, por tash e një muaj e gjysmë, zyrtarët serbë më nuk kërkuan seancë, vetëm pas kthimit nga Athina, Vuçiq përsëriti se do të kërkonte seancë të Këshillit të Sigurimit, siç tha ai në momentin më të mirë. Megjithatë nga muaji korrik e këtej, duket se Vuçiq nuk ka mundur të gjejë shtete të përshtatshme në krye të Presidencës meqë në korrik ishte Mbretëria e Bashkuar, në gusht SHBA-ja, ndërsa aktualisht në shtator është Shqipëria, mbase krimineli Vuçiq, tani ka vendosur ta pres, marrjen e kryesimit nga Kina që ta provojë, quarjen e çështjes së Kosovës në Këshill të Sigurimit meqë pas Brazilit në tetor, në nëntor, e merr Presidencën Kina.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".