Policia e Kosovës e ka të drejtën që edhe me mjete të dhunshme ti largon institucionet ilegale serbe nga zyrat e shtetit të Kosovës në Mitrovicën e veriut dhe kudo tjetër

Policia e Kosovës e ka të drejtën që edhe me mjete të dhunshme ti largon institucionet ilegale serbe nga zyrat e shtetit të Kosovës në Mitrovicën e veriut dhe kudo tjetër
Policia e Kosovës e ka të drejtën që edhe me mjete të dhunshme ti largon institucionet ilegale serbe nga zyrat e shtetit të Kosovës në Mitrovicën e veriut dhe kudo tjetër

Dardan Grapci

  • 08 September 2023 - 07:44

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Afati i caktuar nga Qeveria e Kosovës për tu larguar nëpunësit e institucioneve paralele serbe, nga zyrtar e shtetit në Mitrovicën e veriut, duhet të realizohet dhe respektohet në mënyrë paqësore dhe pa tentuar për të provokuar ndonjë ekses.

-Unë mendojë që nuk ka fare nevojë të intervenon faktori ndërkombëtar në këtë çështje sepse Mitrovica Veriore gjendet në territorin e Republikës së Kosovës, është territor me institucione që duhet të jenë nën autoritetin dhe sovranitetin që e përcakton kushtetuta e shtetit, prandaj nëse pas datës 8 shtator, ato struktura rezistojnë, kundërshtojnë dhe nuk largohen, policia e Kosovës e ka të drejtën të intervenojë dhe ti largoje me përdorim të të gjitha mjeteve që ja determinon ligji, pa i përjashtuar edhe mjetet e dhunës nëse kjo imponohet nga situata që mundë të provokohet. Lista Serbe është dorë e djathtë e partisë së Vuçiqit në Beograd, andaj ajo se çka duhet të ndodhë, është që kjo parti duhet të shuhet me urdhër të Ministrisë së punëve të brendshme në bashkëpunim me KQZ-në.

Gjithashtu nëse lideri i kësaj partie Goran Rakiq tenton ta përshkallëzojë situatën në veri me kërcënime, urgjentisht së duhet të arrestohet ose të dëbohet me forcë nga Kosova.

Njeherit i bëj thirrje edhe Qeverisë së Kosovës që pa vonesë të kërkon pezullimin e rezolutës 1244 të OKB-së me mbështetje nga shtetet sponsorizuese të pavarësisë së Kosovës sepse kjo rezolutë është konsumuar dhe devalvuar. Po ashtu nëse akoma Serbia vazhdon me sjellje destruktive e provokative, me ndërhyrje në çështjet e brendshme të Kosovës, pa hamendje duhet të ndërprite bisedimet me Beogradin sa i përket asociacionit me shumicë serbe, dhe jo vetëm kaq, por duhet të shikohet edhe opsioni i mbylljes së kufirit me Serbinë njëherë e përgjithmonë, derisa ky shtet nuk mbushet mend dhe nuk vetëdijesohet politika në pushtet se duhet respektuar tjetrin integritetin dhe sovranitetin e garantuar dhe të pa cenuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".