KFOR-i urgjentisht duhet ta ndalon veprimin e organizatës terroriste serbe "Severna Brigada" në Kosovë

KFOR-i urgjentisht duhet ta ndalon veprimin e organizatës terroriste serbe
KFOR-i urgjentisht duhet ta ndalon veprimin e organizatës terroriste serbe

Agim Bajrami

  • 09 September 2023 - 09:13

Shkruan: ANALISTI- Agim Bajrami

Është e çuditshme se si po e ushtron KFOR-i mandatin e vetë, sipas rezolutës së KS OKB-së nr.1244, për sigurinë në Kosovë,dhe pse tolerohet veprimi i organizatës terroriste "Severna Brigada".

Këto ditë policia e Kosovës dhe me prezencën e KFOR-it, ka dal me njoftimin për opinionin publik, se në Zveçan të Kosovës, është zbuluar armatimi i konsiderueshëm i të gjitha kalibrave të ndryshme ushtarake,dhe të cilat e kanë origjinën nga Serbia dhe federata Ruse.

- "Severna Brigada" është organizatë paramilitare e Serbisë, e shpallur nga Qeveria e Kosovës si terroriste, me veprim në Kosovë, e kryesisht në veri të Kosovës, para syve të KFOR-it,po vepron, furnizohet,stërvitet e organizohet, me pajisjet nga më të ndryshmet të kalibrit të armatimeve të rënda, me qëllim, për ndërmarrjen e aksioneve të dhunshme e terroriste, kundër lirive dhe të drejtave të qytetarëve të Kosovës, e rendit kushtetues të shtetit të Kosovës ,si dhe në kundërshtim me vetë mandatin e KFOR-it për ruajtjen e qetësisë dhe sigurisë për të gjithë banorët e Kosovës. Dhe pse , KFOR- i,e toleron këtë organizatë paramilitare-terroriste me veprim në Kosovë,dhe kur të gjitha agjencitë e sigurisë kushtetuese të Kosovës dhe vetë KFOR- i ,janë dijeni për veprimin e kësaj strukture ilegale në Kosovë,duke e ditur se kush e furnizon,mbështet, komandon dhe japin udhëzime të veprimit të veprimit në Kosovë " , dhe çka synohet me tolerimin e veprimit të "Severna brigadës nga KFOR-i në Kosovë me gjasë të balancimit të forcës legale dhe ilegale dhe për mundësin e hapjes së frontit të ri të luftës ballkanike në Kosovë.

Organizata terroriste- "Severna Brigada" e mbështetur nga Rusia dhe Serbia,dhe e toleruar nga KFOR-i në Kosovë ,haptas po kërcënojnë, organet e institucionet e Republikës së Kosovës,udhëheqjen dhe qytetarëve të saj ,për t'iu përshtatur kërkesave dhe qëllimeve të kësaj organizate terroriste, për ndarjen apo ri okupimin e sërishëm të Kosovës. Dhe, kujt po i konvenon,për hapjen e frontit të luftës ballkanike në Kosovë,dhe në prezencën e mandatit të NATO-s/KFOR-it në Kosovë. Dhe përmes tolerimit KFOR-it, nga shfaqja, dhe e kërcënimeve të "Severna Brigadës" në Kosovë ndaj rendit të sigurisë kushtetuese të Kosovës,kur edhe bashkësia ndërkombëtare po zhvillon presionin e saj, për pranimin e "kompromisit politik" sipas kërkesës së Serbisë ,që vendimmarrja politike e Kosovës ,të formoj "Republikën Srpska" në veri të Kosovës,përndryshe, po dërgohen mesazhe të pa shkruara tek popullata dhe udhëheqja e Kosovës, së do të ju pret, ballafaqimi i vetmuar ,ndaj agresionit serb e rus mbi Republikën e Kosovës, përmes segmenteve të saja të "Severna brigadës terroriste" në Kosovë. Mesazhet ndërkombëtare, qytetarëve të Kosovës janë të kuptueshme dhe të qarta,por edhe ne jemi të qartë, dhe të kuptueshëm,se nuk pranojmë,ndarje të Kosovës, për të kënaq ekspansionizmin e hegjemonisë serbe ndaj shqiptarëve dhe shtetit të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".