Gjyqësori në Kosovë është e zeza e këtij populli dhe këtij shteti

Gjyqësori në Kosovë është e zeza e këtij populli dhe këtij shteti
Gjyqësori në Kosovë është e zeza e këtij populli dhe këtij shteti

Dardan Grapci

  • 09 September 2023 - 09:19

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Shpërdorimi i financave që po ndodhë nga krerët politik nuk është hera e parë, por të keqpërdoren edhe të hollat që kanë qenë për ta festuar Pavarësinë e Kosovës, kjo nuk duhet të falet aspak. E kam cekur edhe përpara, dhe do e ceki përsëri, se gjyqësori në Kosovë është e zeza e këtij populli dhe këtij shteti. Ne vend se vetë gjyqtarët e prokurorët ta ngrisin zërin kundër padrejtësisë, korrupsionit dhe hajnisë, etj, ata vetë po e stimulojnë dhe zhvillojnë korrupsionin dhe hajnin, duke vjedhur vet dhe duke kërkuar para prej palëve.

-Prandaj sa i përket këtij rastit, shpërdorimit në përvjetorin e pavarësisë, edhe ky do të kaloje në vesh të shurdhër, ku të akuzuarit do të lirohen kurse të dëmtuarit do të kërcënohen. Unë edhe një herë po them se kurrën e kurrës nuk do të kemi shtet ë stabilizuar e të pastruar në masë të kënaqshme nga krimi i organizuar, deri sa kjo drejtësi që e kemi është shndërruar në zyrë avokatie mbrojtëse për hajnat e kalibrit të lartë, zyrtar shteti e të partive politike me ndikim , që janë të korruptuar.

Rasti më I freskët I korrupsionit që po trajtohet në Gjykatën Themelore të Prishtinës, shpërdorimi, vjedhja e buxhetit të dedikuar për përvjetorin e pavarësisë, do të jetë vetëm edhe një test tjetër për gjyqësorin e Kosovës, për zotimet deri tash të dështuara për zbatimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit e të krimit. Pra ky është një rast ideal për ta monitoruar se sip o zhvillohet deri në fund, sepse institucionet e drejtësisë e kanë zvarritur këtë skandal të abuzimit me buxhetin e shtetit, hiq më pak se 5 vite! Me moton euforike 10 vjet shtet, zyrtarët që menaxhuan këtë përvjetor vodhën aq sa mundën duke qenë në pushtet! Dosja e keqpërdorimit me këtë rast kap shifrën prej mbi 800 mijë eurove të cilat ishin destinuar për 10 vjetorin e manifestimit të Pavarësisë së Kosovës.

Në listë janë Gjashtë të akuzuar për rastin e keqpërdorimit gjatë manifestimit të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, të cilët edhe kanë dalë të martën para Gjykatës për t’u përballur me akuzat që rëndojnë mbi ta. Lidhur me këtë aferë në bankën e të akuzuarve janë ulur dhe po gjykohen zyrtarët e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve (MKRS), Xhevat Bajrami, Feim Hoxha, Arsim Thaçi dhe Shqipe Rrahmani-Oseku, si dhe tani dy ish-zyrtarët e kësaj ministrie, Veton Firzi dhe Burim Reçica. Sipas aktakuzës së ngritur më 30 qershor 2023, i pandehuri Veton Firzi, në cilësinë e personit zyrtar si sekretar i përgjithshëm në MKRS-së, si Zyrtar Kryesor Administrativ (ZKA), ka keqpërdor detyrën e tij zyrtare me qëllim të përfitimit për personin tjetër, konkretisht ka nënshkruar vendim për lejimin e pagesave për OE dhe atë për: kompaninë “AMC”, “Ansambli Shota”, kompaninë “Blendi”, kompaninë “VIM3», kompaninë “Hotel Garden”, kompaninë SHPK “Zero Pozitiv”, kompaninë “Shoqata e Artiste Interpret”, kompaninë “NSH A.M.C për Filarmoninë”, kompaninë “Auto Salloni Shotani”, kompaninë “Vavads”, personit Eliza Hoxha në dosje nuk ka faturë vetëm kontrate, kompaninë “Besa Security”, kompaninë “Casa Moda” DPT, kompaninë “Svis Diamond”.

Gjithsesi vonesa e këtij rasti për hetim dhe gjykim për hiq më pak se 5 vite, e paragjykon edhe epilogun i cili shumë shpejtë rrezikon që të “kapet” nga afat i parashkrimit dhe shpëtimit të këtij grupi nga llogaridhënia, gjykimi nën aktakuzën e abuzimit dhe të shpërdorimit, që është bërë praktikë e skenarëve të sistemit të drejtësisë në Kosovë i cili nuk heziton të ja bëjë avokatin mbrojtëse edhe krimit të lidhur me politikën dhe pushtetin që e kontrollon dhe financon.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".