"Franca me shërbimin sekret DSGE, me Hashim Thaçin e Kadri Veselin, e kanë dëmtuar rëndë shtetin e Kosovës"

Naim Miftari

  • 09 September 2023 - 09:24

Shkruan: ANALISTI - Naim Miftari

Nëse mendoni se shërbimi sekret DGSE i Francës i ka dërguar Thaçin e Veselin në Kosovë për ta çliruar Kosovën nga Serbia ju jeni ose budallenjtë më të mëdhenj në botë ose jeni injorantë, A e dini pse u sulmua kazerma e Koshares kur ai objekt ushtarak ishte çliruar dhe ishte në dorë të ushtarëve tanë, të UÇK-së, por u sulmua nga aeroplanët e NATO-s, që ishin aeroplanët Mirazh Francez, që na i vranë luftëtarët tanë në Koshare.

-Kur mos e harroni një fakt të vërtetë se Franca është shumë më shumë pro serbe se sa edhe vetë Rusia. Ata jo vetëm për veriun e Kosovës pas luftës edhe sot, por Franca ishte dhe është shumë e dëmshme për interesin e popullin Shqiptar në përgjithësi dhe sidomos për Kosovën ata jo vetëm sot por tradicionalisht! Edhe Hashim Thaçi e Kadri Veseli që sot janë në burgun e Hagut ishin 100%, ndoshta janë edhe sot, pjesëtar të shërbimit sekret Francez DGSE. Pyeteni veten o njerëz pse gjatë viteve 1997/1998/1999 Thaçin e Veselin i shëtisnin nëpër Evropë DGSE- ja franceze dhe i dërgonin natën në aeroportin e Tiranës me helikopter të ushtrisë së Francës.

Ata nuk kërcenin nga aeroplani! Nëse mendoni se shërbimi sekret DGSE i Francës i ka dërguar Thaçin e Veselin në Kosovë për ta çliruar Kosovën nga Serbia ju jeni ose budallenjtë më të mëdhenj në botë ose jeni injorantë, A e dini pse u sulmua kazerma e Koshares kur ai objekt ushtarak ishte çliruar dhe ishte në dorë të ushtarëve tanë, të UÇK-së, por u sulmua nga aeroplanët e NATO-s, që ishin aeroplanët Mirazh Francez, që na i vranë luftëtarët tanë në Koshare. Kush Spiunonte NATO-n gjatë bombardimeve të Serbisë në vitin 1999 dhe njoftonte Serbinë për planet e bombardimit,kusht tjetër pos ushtria e lavdishme e republikës së Francës dhe DGSE e saj!

Kush ishte burri i Verës(serbe) eprori i DGSE- es Arnaud Danjean, përndryshe shefi i Hashim Thaçit e i Kadri Veselit, e më vonë edhe shef i Agim Çekut, si u nda Mitrovica në qershor të vitit 1999? ndoshta mendoni se e ndanë Francezët rastësisht! A si ndodhi pastrimi etnik i veriut të Mitrovicës me 2,3 shkurt të vitit 2000 kur u vranë e plagosen dhe u dëbuan dhjetëra mijëra civil shqiptar nga shtëpitë, nga trojet, banesat e tyre para syve të 8000 forcave ushtarake Franceze dhe para syve të 45.000 ushtarëve tjerë të NATO-s në Kosovë dhe mbi 5000 policëve të UNMIKUT!!!.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".