BE-ja dhe SHBA-ja t'i thonë menjëherë stop sjelljes destruktive të Serbisë në dialog

BE-ja dhe SHBA-ja t'i thonë menjëherë stop sjelljes destruktive të Serbisë në dialog
BE-ja dhe SHBA-ja t'i thonë menjëherë stop sjelljes destruktive të Serbisë në dialog

Hajrullah Ternava

  • 12 September 2023 - 07:52

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Politikat ndërkombëtare që po zhvillohen tani e shumë kohë mes Serbisë dhe Kosovës, për një pajtim të mundshëm, po vërehet se qasja ndaj situatës të tërësishme që po ndërmjetësohet, i ka gabimet e saja sepse njerëzit që po i ndërmjetësojnë dy shtetet në fjalë, janë nga ato shtete që se kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

-Deri më tani, në çdo pikëpamje, kur është në pyetje ndërmjetësimi për një pajtim të mundshëm, gjithnjë këta përfaqësues të caktuar në këtë proces po ja mbajnë krahun Serbisë dhe e akuzojnë Kosovën, gjë që shumë deputet të Parlamentit Evropian i kanë vërejtjet e tyre në këto pikëpamje, e sidomos i kanë vërejtjet e tyre për sanksione që iu kanë vendosur Kosovës, prandaj tani shtrohen pyetjet së deri kur do të vazhdojnë të sillen e tregohen të shurdhër dhe miop Bashkimi Evropian dhe SHBA, në raport me Serbinë dhe lojën destruktive që po e luan me mos gatishmëri të zbatimit të marrëveshjeve që janë akorduar, dhe për më tepër, me sjelljet e saj në raport me Kosovën është duke provokuar dhe krijuar atmosferë të acaruar të rrezikimit të sigurisë dhe stabiliteti. Reagimet edhe ndërkombëtare, kundër ledhatimit të Serbisë dhe diskriminimit të pa drejtë të Kosovës, sapo vijnë e janë duke u shtuar.

Politikani gjerman dhe deputeti i Parlamentit Evropian, Reihnard Butikofer, ka reaguar pas takimit që Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka pasur me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, duke kërkuar që sanksionet e vendosura ndaj Kosovës, të kalojnë tek Serbia, të mos ndëshkohet padrejtësisht shteti I Kosovës. Ai ka thënë se e mirëpret faktin që Sekretari i NATO-s nuk po iu bashkohet shumë politikanëve të SHBA-së dhe BE-së të cilët kanë refuzuar të kenë shkëmbime diplomatike së fundi. Butikofer ka thënë se politika e SHBA-së dhe BE-së ndaj Kosovës dhe Serbisë është e njëanshme në favor të Beogradit zyrtar, dhe sipas tij janë vendosur standarde të dyfishta, duke injoruar në masë të madhe faktin se Kosova ka kaluar nëpër dhimbje të mëdha për t’i bërë vlerat evropiane një matës për politikën e tyre. Politikani gjerman ka thënë se situata në rajon mund të destabilizohet edhe më shumë si rezultat i qasjes së gabuar të SHBA-së dhe BE-së.

Ai i ka bërë thirrje Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borell, që “të lë prapa paragjykimet spanjolle anti-kosovare” dhe të mësojë nga Stolteenberg, për të rifilluar menjëherë dialogun me Kosovën. Butikofer e pranon që edhe Qeveria e Kosovës ka bërë gabime, por thotë se është e papranueshëm dhe joevropiane që Kosova të sanksionohet rëndë, në ndërkohë që tolerohen me durim të pafund të gjitha veprimet e Vuçiqit, përfshirë edhe mobilizimin që ai ua bën bandave të dhunshme. “Situata në Ballkanin Perëndimor destabilizohet më tej përmes pozicionimit të gabuar të BE-së dhe SHBA-së. Josep Borrell më në fund duhet të lërë prapa paragjykimet anti-kosovare të atdheut të tij spanjoll, të mësojë nga Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg dhe të rifillojë menjëherë dialogun e nevojshëm me Kosovën. Pa dyshim, gabime ka bërë edhe qeveria e Kosovës. Por është thjesht e papranueshme dhe madje joevropiane ta sanksionosh atë rëndë, ndërkohë që të gjitha veprimet e presidentit serb Vuçiç kundër angazhimeve të tij, duke përfshirë mobilizimin e tij të bandave të dhunshme të banditëve, tolerohen me durim të pafund”, ka deklaruar politikani gjerman Butikofer, që është edhe deputeti i Parlamentit Evropian.

Duke e pasur parasysh situatën konfliktuoze që prej luftës e deri më tani në ato pjesë të veriut, e kur dihet qartë mbrapa atyre konflikteve qëndron shteti serb në krye me Vuçiqin, dhe është e turpshme që haptas të sanksionohet Kosova, kur edhe në këto kohë shpesh herë zbulohen armatime të ndryshme në sasi të mëdha si rasti i Zveçanit, kur qartë dihet që për atë sasi të madhe të ati llojit të armatimit qëndron shteti i Serbisë, prandaj këto fakte duhet ti përdorin ndërmjetësuesit dhe të ndëshkohet fajtori për këto veprime kriminale, dhe s’paku në ato pjesë të veriut qëndrojnë forcat e KFOR-it, që për të gjitha faktet janë të njoftuar dhe e dinë realitetin e këtyre zhvillimeve në ato pjesë të veriut, dhe ato forca janë pjesë përbërëse të NATO-s, prandaj edhe Stoltenberg e dinë këtë të vërtetë prandaj e ka qëndrimin e tij neutral.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".