Është e turpshme dhe akt tradhtie ndaj shtetit, Qeveria Kurti po i vuan pasojat e pazareve të pista sekrete nga Hashim Thaçi me kompani

Është e turpshme dhe akt tradhtie ndaj shtetit, Qeveria Kurti po i vuan pasojat e pazareve të pista sekrete nga Hashim Thaçi me kompani
Është e turpshme dhe akt tradhtie ndaj shtetit, Qeveria Kurti po i vuan pasojat e pazareve të pista sekrete nga Hashim Thaçi me kompani

Gani Qarri

  • 12 September 2023 - 13:51

Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri

Mjerisht, së fundi po dalin në sipërfaqe, njëra pas tjetrës, edhe detajet më të turpshme, dhe të rrezikshme të marrëveshjes së qeverisjes së kaluar, tash e mbi 10 vite mbrapa, sipas të cilës, mjerisht del të ketë aneks marrëveshje të veçanta me KFOR-in me të cilën kufizohet qasja e institucioneve të sigurisë në veri të Kosovës , përveç FSK-së edhe ajo e Policisë?!

-Marrëveshje turpi, e nënshkruar nga qeveria e drejtuar prej PDK-s, nga ish lideri Hashim Thaçi, fakt i zbardhur së fundi nga vet Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenbeg në konferencën e përbashkët për media me presidenten e Kosovës, Dr. Vjosa Osmani. Stoltenberg, tha se KFOR-i do të vazhdojë të përmbush mandatin, duke ofruar siguri për të gjithë, me ç`rast ai theksoi se jo vetëm FSK-ja, por edhe dërgimi i policisë së Kosovës në veri, si dhe të gjitha lëvizjet, duhet të bëhen në konsultim me KFOR-in dhe marrjen e pëlqimit nga ana e KFOR-it- NATO-s. Duke komentuar sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në veri nga bandat kriminale, Stoltenberg tha se janë të papranueshme, ndërkaq përsëriti se çdo lloj zbarkimi i Forcave të Sigurisë së vendit në veri të Kosovës kërkon pëlqimin e KFOR-it.

“Në linjë me përkushtimin e Prishtinës nga viti 2013, çfarëdo zbarkimi i FSK-s në veri kërkon pëlqimin e KFOR-it, ndaj ne presim në kohë konsultim për çfarëdo veprimi të Policisë dhe FSK që mund të ndikojë në ambientin e sigurisë”, shtoi ai! Stoltenbeg ka thënë se aleanca ushtarake e mbështet fuqishëm dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe sipas tij, dialogu është e vetmja mënyrë për të zgjidhur çështjet e mbetura pezull mes të dyja vendeve. “Ne mirëpresim hapat e fundit të Prishtinës që janë ndërmarrë për të ulur tensionet, përfshirë zvogëlimin e numrit të forcave policore dhe planet për zgjedhje në veri,pasi që është esenciale të anashkalohen çfarëdo lloj eskalimi i mëtejmë. Prandaj i inkurajojmë të dyja palët të veprojnë sipas zotimeve të tyre”, theksoi ai, duke shtuar se për Aleancën Veri Atlantike është thelbësore që të shmanget përshkallëzimi i mëtejmë në veri të Kosovës.

Siç u shpreh Stoltenberg në veri të Kosovës kanë mbetur të plagosur mbi 90 persona, ku kompleksiciteti i sigurisë në këtë pjesë të territorit të Kosovës kërkon bashkërendim të vazhdueshëm dhe bashkëveprim me koordinim. “E shoh këtë me rëndësi maksimale dhe duhet të takohen pikat maksimalisht. Çdo largim i forcave të policisë nga veriu i Kosovës, kërkon përfshirjen e KFOR dhe konsulta të veprimeve nga policia e Kosovës, që mund të ndikojnë në sigurinë e mjedisit.

NATO ka qindra trupa në Kosovë, jemi të gatshëm të përmbushim mandatin tonë, për të siguruar paqen në Kosovë. Jemi në kontakt me organizatat e sigurisë në Kosovë dhe Serbi, sa i përket pikave të ndërmarra nga Kosova për të ulur tensionet. Për zgjedhjet në veri të Kosovës, për të mos pasur tensione në vazhdimësi, të gjithë personat duhet të veprojnë, unë përshëndes edhe takimi e javës tjetër, për të diskutuar për të gjitha pikat e nevojshme. Kjo është një mundësi e Kosovës e cila është shprehur e gatshme të punojë në lidhje edhe me paqen dhe sigurinë euro atlantike” ka deklaruar Stoltenberg. Ndërsa Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, lidhur me kufizimet e lëvizjes në veri, ka sqaruar se në marrëveshjen e vitit 2013 përmendet vetëm Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe jo edhe Policia e Kosovës, ndaj së cilës nuk duhet të ketë kufizime të manovrimit, veprimit dhe qasjes së saj për shtrirjen e sundimit të ligjit dhe sigurisë për qytetarët, derisa koordinimi me KFOR-in është në interes të forcimit të sigurisë jo vetëm në veri, por në gjithë territorin e vendit.

“Marrëveshja e vitit 2013 fokusohet vetëm te FSK-ja, policia e Kosovës ka vepruar dhe ka ushtruar mandatin e vet kushtetues në të gjithë territorin e Kosovës më shumë se dy dekada, kurse dje ne festuam dhe shënuam përvjetorin e Policisë së Kosovës, e cila është forca shumë profesionale dhe shumë etnike. Presidentja e vendit, sa i takon koordinimit, saktësoj se bashkëpunim me aleatët tanë, kemi jo vetëm për veriun, por dhe në jugë, lindje, e perëndim të vendit, madjeme aleatët tanë, punojmë për secilin centimetër të territorit…”, ka thënë zonja Osmani.

Fatkeqësisht deklarata e Stoltenbergut, lë shumë për të dyshuar në qeverisjen e kaluar, nga viti 2013, e cila përveç FSK-s, mund të ketë edhe ndonjë aneks marrëveshje të fshehtë, që për fat të keq, kufizon dhe pengon qasjen e plotë të forcës së policisë, pa kufizim dhe kurdo që paraqitet nevoja, për vendosjen e rendit e të ligjit, dhe ofrimin e sigurisë edhe në atë pjesë të territorit të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".