Ja pse edhe takimi i nesërm Kurti –Vuçiq do të jetë  pa asnjë efekt pozitiv  

Ja pse edhe takimi i nesërm Kurti –Vuçiq do të jetë  pa asnjë efekt pozitiv   
Ja pse edhe takimi i nesërm Kurti –Vuçiq do të jetë  pa asnjë efekt pozitiv   

Agim Bajrami

  • 13 September 2023 - 16:43

 

Shkruan: ANALISTI-Agim Bajrami

 

Çka po kërkohet, nga vendimmarrja ndërkombëtare, për kryeministrin kosovar, Albin Kurti të bënë menjëherë?!. Kryeministri kosovar, tanimë me shumë gjasa, është në pozicionin në mes dhe në zjarr. I kërkohet të t'i zbatoj kërkesat decidive të faktorët vendimmarrës të bashkësisë ndërkombëtare,dhe të në takimin më 14 shtator me presidentin Vuçiq të prezanton, versionin e draftit qeveritar të formimit të Asociacionit me shumicë serbe në komunat veriore të Kosovës ,ose kryeministri kosovarë, të ua plotësoj imagjinatën e votuesve të vetë,e siç është deklaruar para ardhjes në zyrën e kryeministrit, "zajednica nuk kalon".

Tani Kosova, është para dilemës themelore ,se mos pranimi i kërkesës së SHBA-ve,BE dhe Britanisë së Madhe, e që kërkesa themelore ndaj Prishtinës zyrtare shtrohet përmes presionit ,paraqitja e draftit mbi formimin e Asociacionit me shumicë serbe në komunat veriore ,siç parashihet edhe me marrëveshjen bazë të Brukselit ,dhe udhëzimeve të implementimit në Ohër. Dhe kur dihet,se bashkësia ndërkombëtare deri më tani e ka fajësuar Prishtinën zyrtare, si faktori i cili ka provokuar tensione në veri të Kosovës, edhe për kundër thirrjeve të bashkësisë ndërkombëtare, për de eskalim të situatës. Për shumë raste, Kosova është fajësuar nga bashkësisë ndërkombëtare, edhe për rastet, kur Serbia në veri të Kosovës, ka dërguar struktura paramilitare, kriminale,armatim, ka ushtrua presion ndaj qytetarëve serb të Kosovës, të dalin nga institucionet qeveritare dhe lokale të Kosovës,të dorëzojnë detyrat zyrtare të policisë së Kosovës, dhe me dirigjimin e Beogradit, të dalin në protesta të dhunshme, dhe të vendosin barrikada nëpër rrugët që çojnë në komunat veriore të Kosovës, duke penguar forcat e rendit kushtetuese të Kosovës në kryerjen e detyrave ligjore dhe duke përfshirë edhe vetë misionin e KFOR-it ku u plagosen ushtarët e KFOR-it në demonstratat e dhunshme serbe nga strukturat e armatosura kriminale serbe të dislokuara nga Beogradi zyrtarë. Bashkësia ndërkombëtare në të gjitha këto raste, nuk e fajësojë Serbinë,ndërsa ndaj Kosovës , vuri sanksione ,të cilat sot e kësaj dite po i godasin qytetarët e Kosovës,ndërsa agresioni serb ,trimërohet për të vazhduar me destabilizimin e Kosovës, me qëllimin e vetëm, për ta ndarë veriun e vendit ,apo ripushtuar e tërë Kosovën. Tani edhe zyrtari i lartë i NATO-s Stoltenbeg, ka dal me deklaratën e tij zyrtare,se Prishtina zyrtare ,për operimin e policisë së Kosovës sipas autorizimeve kushtetuese lidhur me sundimin e ligjit në tërë territorin e Kosovës, paraprakisht nevojitej të konsultohej apo të merr pëlqimin e KFOR-it,kërkesë e njëjtë ,që është edhe e Beogradit zyrtarë. Dhe në të gjitha këto rrethana, Kosova po vihet në situatën të vetë dorëzimit (zmbrapsjes) nga ushtrimi i kompetencave kushtetuese ,sepse sipas faktorit vendimmarrës të bashkësisë ndërkombëtare, kështu po e kërkon Serbia??? Dhe vendimmarrja ndërkombëtare, a po e shtynë Kosovën e mbështetur për muri ,pa i lënë hapësirë të opsioneve tjera politike ,kur dihet se presidenti i Serbisë në të gjitha takimet zyrtare ndërkombëtare betohet ,se nuk do ti zbatoj marrëveshjen bazë të Brukselit dhe planin zbatues të Ohrit ,dhe siç thotë Vuçiq ,këto marrëveshje nuk i kam nënshkruar, dhe nuk paraqesin obligim për shtetin e Serbisë ,dhe pse vetëm viktimës (Kosovës) të agresionit serb i cili po ushtrohej,ndaj integritetit territorial dhe kushtetues të Kosovës ,që të pranojë formimin "Republikës Srpska" brenda Kosovës,dhe nga Serbia nuk kërkohet as nga faktori ndërkombëtar; formimi i Republikës shqiptare të luginës së Preshevës ,dhe të Sanxhakut dhe të Republikës së Vojvodinës me komunitete jo serbe. Dhe sipas të gjitha gjasave ,takimi i nesërm ,në mes kryeministrit Kurti, dhe presidentit Vuçiq , nuk do të sjell asnjë rezultat, përkundër, situata në rajonin e Ballkanit Perëndimor, do të përshkallëzohet edhe më shumë kur kjo i konvenon Rusisë dhe aleati të saj Serbisë hegjemoniste, e përdhelur tanimë, nga perëndimi në dëm të shqiptarëve dhe shtetit të Kosovës , dhe kur dihej fakti , se Serbia, ekspansionizmin dhe hegjemonizmin e vetë e shfaq ndaj territoreve dhe popujve fqinj të saj ,dhe programi i Serbisë hegjemoniste mund te ndalej , vetëm përmes forcës , e jo me përdhelje, e lutje , nga faktori vendimmarrës i bashkësisë ndërkombëtare.   

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".