
Lexoni edhe:
Jo privilegje të pa merituara, puna dhe angazhimi i deputeteve është baza e punësimit të zyrtarëve ndihmës për deputet
Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci
Dy senatoret amerikan Joni Ernst dhe Gary Peters duhet të ja bëjnë të qartë edhe një gjë Blinkenit, që nëse Serbia nuk pranon që të krijohet asociacioni i komunave me shumicë shqiptare, atëherë as në Kosovë nuk duhet të krijohet asociacioni i komunave me shumicë Serbe.
-Me zgjidhjen e formulës së Asociacionit, duhet pasur shumë kujdes. Sido që të jetë si qytetar i Kosovës edhe nëse ndodhë, përsëri fitues është Serbia, sepse në realitet unë mendoj që më mirë do të ishte që fare mos të formohen asnjëra e as tjetra por të respektohen të gjitha të drejtat standarde politike demokratike sikur që funksionojnë gjithandej nëpër shtetet e BE-së.
Pra mendoj se do të duhej të mbeten komunat në territoret e tyre siç janë, sepse në fund të fundit Presheva, Medvegja dhe Bujanoci asnjëherë kanë qenë komuna të Kosovës, e dyta nuk e di pse po bëhet tërë kjo luftë. Nëse bëhet për të fituar territor atëherë Kosova është në humbje, e jo Serbia. Por në fund shpresojë që të triumfoj drejtësia, e jo qejfet e politikanëve apo të individëve.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".