Ndëshkimi me sanksione Kosovës dhe tolerimi i Serbisë është gabimi më i madh politik dhe strategjik i SHBA-ve dhe BE-së në procesin e dialogut me Kosovën

Ndëshkimi me sanksione Kosovës dhe tolerimi i Serbisë është gabimi më i madh politik dhe strategjik i SHBA-ve dhe BE-së në procesin e dialogut me Kosovën
Ndëshkimi me sanksione Kosovës dhe tolerimi i Serbisë është gabimi më i madh politik dhe strategjik i SHBA-ve dhe BE-së në procesin e dialogut me Kosovën

Dardan Grapci

  • 16 September 2023 - 09:07

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Nëse e shikojmë realitetin Serbia është dashur të sanksionohet dhe të bllokohet në çdo proces që ka të bëjë me BE-në, duke e ditur që gjithmonë ia kanë mbajtur krahun Rusisë.

-Të gjitha masat që faktori ndërkombëtar i ka vendosur deri më tash ndaj Kosovës, por jo edhe ndaj Serbisë, për shkak të gjendjes së tensionuar që është krijuar pas zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës, nuk ka emërim tjetër veç se masë e sanksioneve klasike, ekonomike por edhe politike. Arsyetimet ndryshe nuk qëndrojnë nga kushdo që mundohet ta nënçmon karakterin e këtyre masave- sanksione . Nëse Gabriel Escobar po thotë që këto pengesa nuk janë sanksione, atëherë pse nuk po ndodhë që pa asnjë kufizim të rikthehet FSK-ja në trajnimet përkrah ushtarëve amerikan, për të marrë pjesë në DEFENDER! Nëse Escobar po thotë që këto pengesa nuk janë sanksione,atëherë pse po i bënë presion Kosovës për ta zbatuar njëanshëm marrëveshjen e Brukselit?

Prandaj SHBA duhet të del me një qëndrim të qartë për Kosovën e jo të bëjnë deklarata kinse nuk janë sanksione e në anën tjetër e pengojnë Kosovën të merr pjesë në fushat më të rëndësishme për vendin.

Nëse e shikojmë realitetin Serbia është dashur të sanksionohet dhe të bllokohet në çdo proces që ka të bëjë me BE-në, duke e ditur që gjithmonë ia kanë mbajtur krahun Rusisë. Prandaj Escobar duhet të kuptoj që Serbia ndryshe flet dhe ndryshe vepron, nëse Gabriel Escobar mendon që me këto kërcënime të thata mundet me friksu Serbinë ai duhet ta ketë shumë të qartë se është duke gabuar, sepse Serbët asnjëherë nuk i kanë dëgjuar këshillat dhe aq më pak urdhrat e SHBA-s. Të gjithë duhet ta kenë të qartë, si SHBA edhe BE, se Serbia asnjëherë nuk do të pranojë që ta sanksionon Rusinë e as të ç'kapet nga Rusia.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".