Evropa përmes Serbisë,duke e viktimizuar Kosovën po e nxitë pa hetueshëm luftën ballkanike!

Evropa përmes Serbisë,duke e viktimizuar Kosovën po e nxitë pa hetueshëm luftën ballkanike!
Evropa përmes Serbisë,duke e viktimizuar Kosovën po e nxitë pa hetueshëm luftën ballkanike!

Agim Bajrami

  • 16 September 2023 - 09:01

Shkruan: ANALISTI-Agim Bajrami

Tani edhe “ndërmjetësuesit evropian” janë bërë zëri i Serbisë e kundër integritetit territorial e kushtetues të Kosovës.

Edhe në të kaluarën,kur Serbia është ledhatuar në rajon, dhe është cilësuar si faktori stabilizues në rajon,ka pasur tensione e luftëra si gjatë viteve të 90-ta ,ku Millosheviqi merrej si faktori stabilizues i rajonit nga faktori vendimmarrës ndërkombëtar , i cili ky Millosheviqi serb u shkaktojë gjakderdhje,vuajtje e viktima, popujve tjerë si;sllovenëve, kroatëve,boshnjakëve e shqiptarëve të Kosovës ,të cilët kërkonin dhe angazhoheshin për demokraci dhe liri jashtë dominimit serb, brenda subjektivitetit juridik të tyre, përderisa u deshtë që po kjo bashkësi ndërkombëtare, të ndërhynë përmes NATO-s, për të ndal gjenocidin millosheviqian.

-Pse Borell e Lajçak, në bisedimet e 14 Shtatorit; Kosovë- Serbi,nga roli i ndërmjetësuesit të BE-së , po shndërrohen në interesat e hegjemonisë të Serbisë? Bisedimet në Bruksel , përfunduan pa asnjë përparim ,ngase Serbia po kërkon me ngulm,formimin e Asociacionit serb në komunat veriore të Kosovës të banuar nga shumica e qytetarëve serb kosovar ,para se të fillohet me zbatimin e marrëveshjes bazë të akorduar nga pala kosovare dhe serbe në Bruksel ,dhe planin implementues të marrëveshjes bazë në Ohër të Maqedonisë veriore.

serbe , kërkon së pari formimin e Asociacionit , ndërsa për implementimin e marrëveshjeve të akorduara, e që Serbia nuk ka pranuar ti nënshkruajë, e kushtëzon me formimin e Asociacionit serb .Presidenti serb Vuçiq në të gjitha deklarimet e takimeve ndërkombëtare dhe të atyre deklarimeve për opinionin e brendshëm serb,betohet , se kurrë nuk do ti zbatoj 'marrëveshjet' të cilat siç thotë Vuqiç, nuk paraqesin detyrim ligjor për shtetin e Serbisë, të cilat 'marrëveshje' nuk janë të nënshkruara,por duke bërë lojëra ,se fajtor për mos zbatimin, është pala kosovare,dhe në këtë lojën e Vuçiqit, janë rreshtuar edhe Borell e Lajçak. Këtë kërkesë të Serbisë e mbështesin edhe ndërmjetësit evropian,Borell e Lajçak, ndërsa kryeministri Kurti , e refuzon formimin e 'Asociacionin serb' si kushtëzim të implementimit të marrëveshjes bazë në Bruksel.

Për mos përparimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të mbajtura në Bruksel më 14 shtator ,edhe pala serbe si edhe ndërmjetësit evropian, po e fajësojnë kryeministrin kosovarë Kurtin , siç thonë ata," ka refuzuar të pranoj për kompromis, 'propozimin' e ofruar nga ndërmjetësit evropian ,për çka e mohon kryeministri Kurti ,i cili thotë,se nuk ka pasur 'propozime nga pala serbe' ,dhe nuk ka mundur të ketë 'kompromis' , kur nuk ka pasur propozime.

Pala kosovare i ka paraqitur me shkrim propozimet, siç theksonkryeministri Kurti, por ndërmjetësit evropian nuk i kanë shtruar për shqyrtim gjatë bisedimeve.

Më tej, Kryeministri Kurti ka theksuar se , ndërmjetësit evropian e kanë paraqit pas përfundimit të takimit ,një dokument që Serbia ua kishte dërguar ," ndërmjetësuesve evropian" gjashtë muaj më parë ,e që pala Kosovare atë dokumente nuk e ka pasur ,por përmbajtja e dokumentit të dërguar nga Serbia, kishte të bënte me kushtëzime serbe, për bisedime rreth zbatimit të marrëveshjes bazike për normalizimin e marrëdhënieve;

Kosovë-Serbi ,me themelimin e bashkësisë së komunave me shumicë të qytetarëve kosovarë të etnisë serbe në veri të Kosovës.

Dhe siç duket ,drama e bisedimeve në Bruksel u zhvilluan më tepër për të mbajtur të fajësuar Kosovën, për dështim të bisedimeve , se sa për angazhim serioz e të sinqertë në gjetjen e zgjidhjes për funksionimin e marrëdhënieve ndërshtetërore e ndër fqinjësore.

Tani edhe 'ndërmjetësuesit evropian' janë bërë zëri i Serbisë e kundër integritetit territorial e kushtetues të Kosovës.

Edhe në të kaluarën,kur Serbia është ledhatuar në rajon, dhe është cilësuar si faktori stabilizues në rajon,ka pasur tensione e luftëra si gjatë viteve të 90-ta ,ku Millosheviqi merrej si faktori stabilizues i rajonit nga faktori vendimmarrës ndërkombëtar , i cili ky Millosheviqi serb u shkaktojë gjakderdhje,vuajtje e viktima, popujve tjerë si;sllovenëve,kroatëve,boshnjakëve e shqiptarëve të Kosovës ,të cilët kërkonin dhe angazhoheshin për demokraci dhe liri jashtë dominimit serb, brenda subjektivitetit juridik të tyre, përderisa u deshtë që po kjo bashkësi ndërkombëtare, të ndërhynë përmes NATO-s, për të ndal gjenocidin millosheviqian.

A po luhet e njëjta lojë, dhe drama tragjike e bashkësisë ndërkombëtare me Vuçiqin aktor,nxënës i Millosheviqit , kundër Kosovës, për të ndezur edhe një luftë tjetër ballkanike ,me fajin e vetë ndërmjetësve evropian, dhe faktorit vendimmarrës ndërkombëtar. A po shkohet, drejt luftës, për zhbërje të shtetit të Kosovës,me ledhatimin e Serbinë, nga faktori vendimmarrës ndërkombëtar?

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".