Shteti gjerman mbetet avokuesi kryesor dhe garantues i fillimit të zbatimit të lirisë së lëvizje për qytetarët kosovar

Shteti gjerman mbetet avokuesi  kryesor dhe garantues i fillimit të zbatimit të lirisë së lëvizje për qytetarët  kosovar
Shteti gjerman mbetet avokuesi  kryesor dhe garantues i fillimit të zbatimit të lirisë së lëvizje për qytetarët  kosovar

Arsim Aziri

  • 16 September 2023 - 09:13

Shkruan: ANALISTI- Arsim Aziri

Pavarësisht faktit, se ditë më parë janë shfaqur dilema lidhur me pritjet e qytetarëve kosovar, për fillimin e zbatimit të vendimit të BE-së që edhe Kosovarët të fillojnë në lëvizin lirshëm në BE pa viza, nga data 1 janar e vitit që vjen, kanë mbetur pra vetëm edhe tre muaj e gjysmë, këto edhe dilema të kosovarëve po bëhen të pa nevojshme, edhe pse ato i solli me plotë “ethe” në debat publik një qëndrim politik i presidentit Francës Makron duke paralajmëruar ndërlidhjen e tyre me dialogun Kosovë- Serbi që është duke u zhvilluar, me një dinamikë të ngadalësuar.

-Heqja e regjimit të vizave për Kosovarët, lirisht mundë të thuhet se është një proces i cili do të jetësohet nga fillimi i vitit që vjen falë vendeve mike evropiane, njohëse të pavarësisë së Kosovës, të cilat kanë bërë një punë të madhe duke lobuar dhe bindur edhe 5 vendet mos njohëse të pavarësisë që këtë proces të mos e mbajnë të bllokuar. Tani me muajt dhe javët po numërojnë drejtë pikës zero. Me kalimin e kohës po hiqen të gjitha dilemat dhe pikëpyetjet e mëdha rreth rrezikut të paralajmëruar nga zyrtarët evropian, për bllokimin e liberalizimit të vizave për Kosovarët, si kushtëzim të ndërlidhur me mungesë rezultati në dialog me Serbinë.

Me zhvillimet e fundit po shihet definitivisht që shteti dhe diplomacia gjermane po e luajnë avokatin e fuqishëm në mbrojtje të vendimit të liberalizimit të vizave për kosovarët, dhe fillimin e zbatimit të të njëjtit vendim nga 1 janari i vitit 2024. Këtë lajm të fundit, të mirë e solli në Kosovë, i dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin i cili ka thënë se për Gjermaninë përfundimisht vizat nuk janë më çështje diskutabile, është një punë e kryer dhe vendim që duhet dhe do të zbatohet nga BE. Madje, duke komentuar deklaratën e para disa ditëve të presidentit francez Macron, sipas të cilit edhe liberalizimi i vizave mundë të sanksionohet, kushtëzohet me dialogun, Sarrazin theksoi se ky nuk është një opsion dhe do të ishte një gabim i madh sepse vetëm do t’i largonte kosovarët nga procesi i BE-së.

“Kjo është natyrisht një gjë që i prek qytetarët e Kosovës… Kjo nuk është mirë për qytetarët e Kosovës dhe është problem natyrisht. Sa i përket heqjes së vizave, ju e dini se ka pasur një deklaratë të presidentit Macron. Dua ta them qartë se kjo nuk është një opsion dhe do të ishte një gabim i madh sepse vetëm do t’i largonte kosovarët nga procesi i BE-së. Dhe e themi se 1 janari 2024 do të bëhet ashtu siç është pajtuar dhe premtuar, e ka thënë qartë dhe pa asnjë dilemë diplomati gjerman.

Ky qëndrim gjerman flet më së miri se në cilin krah politik diplomatik e strategjik duhet të mbështetet më shumë politika Kosovare. Pra diplomacia gjermane vazhdimisht ka qenë në mbështetje të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës, dhe kjo tani më po bëhet realitet me procesin e liberalizimit, dhe këtë mbështetje duhet ta ruajmë që ta kemi si shtet edhe në procesin tjetër në vijim të rrugës së vështirë dhe me plot sfida të integrimit në BE dhe anëtarësimit në NATO.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".