Një referendum qytetar për asociacionin, zgjidhje e vetme për të shpëtuar nga kurthi i dialogut me ndërmjetësit e njëanshëm pro serb Borell dhe Escobar

Një referendum qytetar për asociacionin, zgjidhje e vetme për të shpëtuar nga kurthi i dialogut me ndërmjetësit e njëanshëm pro serb Borell dhe Escobar
Një referendum qytetar për asociacionin, zgjidhje e vetme për të shpëtuar nga kurthi i dialogut me ndërmjetësit e njëanshëm pro serb Borell dhe Escobar

Gani Qarri

  • 19 September 2023 - 09:22

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Nisur nga fakti me përmasa tanimë vërtetë shumë shqetësuese, të animit të hapur të ndërmjetësuesve të BE-së dhe vet emisarit amerikan ndaj Serbisë, si dhe presionit jashtëzakonisht të egër e të pa përshkruar deri në çmenduri totale e madje edhe me thirrma krejtësisht jashtë natyrore të opozitarëve pro serb, për sakatimin e përjetshëm të shtetit te Kosovës me formimin e "zajednicës" serbe, Qeveria e Kosovës, për ti shpëtuar stuhisë marramendëse të kësaj çmendurie të paparë, që fatkeqësisht po godet vendin tonë si tërmet shumë ballësh, duhet të shpallë referendum mbarëpopullor për sjelljen e vendimit mbi asociacionin, nga sovrani me votën e lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

-Vendimi me referendum për asociacionin, do të ishte nisma më e sigurt dhe koherente, që në këto momente të vështira, do të konsistonte plotësisht njëtrajtshëm dhe në përputhje të plotë edhe me vet vullnetin e popullit tonë, vendim të cilin nuk do të mund ta kundërshtonte më BE, as faktori ndërkombëtar, i cili do të ishte me shumë dobi, për të tashmen dhe të ardhmen e shtetit tonë të brishtë, kur dihet mirëfilli se sipas agjencisë prestigjioze ndërkombëtare IRI (International Republican Institue) mbi 79 % e qytetarëve tanë, shprehen kundër koncesioneve të mëtejme të Republikës së Kosovës, ndaj Serbisë fashiste, si dhe mbi 80% e tyre, janë me këmbëngulje kundër formimit të asociacionit kundër kushtetues një etnik serb, në Republikën e Kosovës.

Prandaj nëse vërtetë, vet sovrani e këtij vendi, pra shumica dërmuese e qytetarëve të Kosovës, vendosin kundër kushteve cinike të BE-së për përmbylljen dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, nisur nga aksioma se zëri i popullit-është edhe zëri i Zotit, kurrfarë efekti nuk mundë të prodhojë përcaktimi i afatit hipotetik nga ana e ndërmjetësuesve të BE-së, në emër të një marrëveshje finale, e cila nën kushtëzimet e vazhdueshme të Serbisë hegjemoniste, as që është reale të arrihet, siç nuk mund të garantohet as fillimi i zbatimit të saj, deri në fund të këtij viti, kur dihet se Serbia pothuajse shumicën e marrëveshjeve të nënshkruara tash e mese 12 vite me radhë, nuk pranon ti zbatojë dhe as që kritikohet fare nga BE, apo edhe SHBA-të.

Duke pasur parasysh se BE, në këtë proces të vështirësuar dhe tepër të ndërlikuar nga vet ajo, me animet e hapura në krah të Serbisë, nuk ka qenë në gjendje që as për më tepër se një dekadë, të mos e detyrojë Serbinë për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara nga palët dialoguese dhe të ndërmjetësuara nga vet BE, asgjë nuk pritet dhe as që mundë të ndryshoj çfarëdo qoftë, ky lloj ultimatumi qesharak, nga zyrtarët e BE-së, në raportet Kosovë Serbi, sidomos tani kur çdo gjë, është kufizuar vetëm në tre muajt e fundit që kanë mbetur në këtë vit kalendarik, për angazhimin e ashtuquajtur diplomatik.

Andaj pas dështimit të takimit të 14 shtatorit, përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, në vend se të vendos ultimatume kaq joserioze, në të cilat nuk mund të besojë as ai vet, se Kosova dhe Serbia, mund ta përmbushin marrëveshjen e normalizimit deri në fund të vitit, pikësëpari ai duhet të heqë dorë nga “kashë e lashet e tharbëta-sllavofone, ta ndryshojë sjelljen e marrjes anë, e pastaj të bëhet edhe ndryshimi substancial i sjelljes së BE-së, duke trajtuar në mënyrë të barabartë Kosovën e Serbinë dhe të fillojnë së zbatuari masat ndëshkuese edhe ndaj Serbisë, ashtu siç është paralajmëruar që para takimit të 14 shtatorit!

Kjo për shkakun se megjithëqë të dyja palët në shkurt dhe mars në Ohër, ranë dakord për dokumentet thelbësore që çojnë në normalizimin e marrëdhënieve të ndërsjella, ndryshimi i radhitjes së pikave të marrëveshjes, për hatër të Serbisë nga ndërmjetësuesit e BE-së Borell e Lajçak duke katapultuar formimin e "zajednicës" serbe nga pika e 9, në pikën e parë, të zbatimit, bëri që të dështonte i tërë takimi i 14 shtatorit, dhe fajin për këtë e mbajnë Borell e Lajçak si dhe emisari amerikan Eskobar, i cili favorizon hapur Serbinë, ani pse kjo nuk është fare e drejtë, bie në kundërshtim të plotë me të gjitha normat diplomatike ndërkombëtare dhe pamundëson arritjen e marrëveshjeve dypalëshe.

Me këtë mënyrë perverse "ndërmjetësimi" dhe veprimet e hapura të imponimit të akteve të kryera ndaj Republikës së Kosovës, marrëveshja e dakorduar do të mbetet aty ku nisi para mese 6 muajsh, pa asnjë lëvizje të vetme drejtë zbatimit, ngase përveç mosbesimit ndaj Serbisë, shkaku i animit të hapur, Kosova me plotë të drejtë ka një nivel të lartë mosbesimi edhe ndaj ndërmjetësuesve të BE-së, të cilët, as që janë duke u sjellë më si ndërmjetësues serioz dhe të paanshëm, por kryekëput, tash e sa kohë, po veprojnë publikisht si simpatizantë të Serbisë.

E sikur mos të mjaftonin të gjitha këto, përveç heqjes së njohjes reciproke, nga tryeza e bisedimeve, tani kërkesa e Serbisë u shndërrua edhe në kërkesë të BE-së, duke e zhvendosur asociacionin nga pika e 9, dhe vendosur si hap të parë, në fillim zbatimin e marrëveshjes së dakorduar, gjë që në diplomaci të njëmendtë nuk mund të funksionojë dhe as të garantojë marrëveshje.

Mbajtja anë e Borellit dhe Lajçak-ut, si dhe kushtëzimi i Serbisë, i cili u përkrah edhe nga ndërmjetësuesit e pasinqertë të BE-së, ka bërë që negociatat e së enjtes mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq, të bëheshin jo vetëm të vështira por edhe të papranueshme, duke detyruar kryeministrin Kurti ta hedh poshtë propozimin serb të BE-së, për formimin e asociacionit si hap i parë dhe të insistonte në respektimin e dokumentit në tërësi të marrëveshjes, duke filluar me njohjen de fakto të Kosovës nga Serbia dhe pastaj të fillohej me formimin e asociacionit, bazuar në ligjet dhe kushtetutën e Kosovës, që Lajçak pa fije turpi as sensi diplomatik, e quajti rrugë "jo"-realiste?!.

Për aq më tepër Lajçak nuk e pati për turp të përdorë edhe taktikat e frikësimit duke u shprehur se nëse tash Kosova dhe Serbia nuk lëvizin drejtë marrëveshjes, viti që vjen mundë të sjell ndryshime në agjendat e BE-së dhe të SHBA-ve që rrezikojnë humbje të kohës e dinamikës për arritje të rezultatit, kur kalendari politik në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara do të jetë i tillë që ta shtyjë këtë agjendë në prapavijë, duke kërcënuar personalisht ai vet, se do të kemi më shumë konflikte, përshkallëzim të tensionit dhe ndoshta më shumë dhunë në veri të Kosovës!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".