Kosova mund ta kalon kurthin e dizajnuar në dialog me Serbinë nga ndërmjetësit e korruptuar

Kosova mund ta kalon kurthin e dizajnuar në dialog me Serbinë nga ndërmjetësit e korruptuar
Kosova mund ta kalon kurthin e dizajnuar në dialog me Serbinë nga ndërmjetësit e korruptuar

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 20 September 2023 - 07:39

Shkruan: ANALISTI- Reshat Badallaj - Zhuriani

Tani është koha që ti lënë inatet por duhet të jenë të bashkuar si kurrë më parë dhe të dalim nga kriza, ta fitojmë betejën në këtë dialog dhe pastaj të ulen dhe ti ndajnë telashet dhe inatet, dhe jo si kjo faqe e zezë pa asnjë të bardhë. Këta mezi kishin pritur të vihen në krah të Serbisë fashite dhe të hidhen në krah të mercenarëve dhe Aleksandër Vuçiqit duke mos thënë asgjë ,amë asgjë në të mirë të Albin Kurtit, dhe kjo nënkupton në të mirë të Kosovës, po vetëm zi e terr, dhe kurrë nga terri mos dalshin. Por më besoni se vendosmëria dhe qëndrimi burrëror i Albin Kurtit, që qëndron si shkëmb dhe nuk lëkundet atë vetëm e forcon, e kjo nënkupto se e forcon edhe Kosovën si shtet.

Sot, shkrimin po e nisi duke thënë se nuk kam qenë dhe nuk jam anëtarë i ndonjë partie politike, që do të thotë se nuk po i´a mbaj anën Albin Kurtit, por po ja mbaj anën e burrit të palëkundur, të shitur dhe shumë të vendosur. Pra, i lumtë Albin Kurtit, se është në anën e popullit dhe si mbrohet shteti. Albin Kurti, mendjeholli e kuptoi lakun dhe gropën që i´a kishin përgatitur këta bishtdredhur që të dy vijnë nga vendet që jo vetëm që nuk e kanë njohur Kosovën si shtet, por edhe kanë qenë pengesë për çdo gjë në shkuarjen përpara të Kosovës. Ky Lajçaku e ka penguar edhe anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Serbia fashiste e ka të lindur dhe ka përvojë në tradhti, nuk i mbanë fjalët, mashtrime, rrena dhe ja mjerisht edhe këta dy mercenarët ranë në karremin e Serbisë. Borell dhe Lajçak, e priten Albin Kurtin taman si gjarpri nën gjethe dhe tentuan t´i bien sakicë prapa krahëve, por e hetoi tradhtinë e tyre dhe jo vetëm që i poshtëroi para botës së qytetëruar, por edhe i deklasoi për faqe të zezë. Aleksandër Vuçiqi e ka parë dhe e ka kuptuar se nuk ka të bëjë më si dikur me disa bisht dredhur të cilët që të mos ju digjej bishti lëshonin pe dhe bile zgërdhiheshin. Kurtin Vuçka e ka parë si arrën e fortë që nuk mund ta thyej e ta përpij. Borrelli në ndryshim pak si Lajçaku i hetoi dhe pak më vonë i ndryshoi fjalët dhe mbeti i turpëruar. Aleksandër Vuçiqi duke parë se Albin shqipja nuk lëshon pe kinse nuk po i intereson gjë dhe filloi të llomotit vetëm Asociacionin. Këtu u pa se nuk shkohet përpara dhe në të mirë të Kosovës me këta dy mercenarët që i bleu Serbia, që do të thotë ose duhet dhënë dorëheqje Lajçaku, ose nga turpi do i ndryshon fjalët, por duhet ta kemi parasysh se u pa dhe u vërtetua se nuk i besohet më. Po, menduan se do vazhdojnë më tutje me këta, nuk është asgjë tjetër pos humbje kohe dhe punojnë sipas skenarit serbian në dëm të Kosovës. Pos këtyre dy mercenarëve të paguar me habit fakti te këta bandat në Kosovë, që po i thonë opozitë, që janë ngritur si zagarët pas kufomave kundër Albin Kurtit duke mos menduar se janë kapur gisht për gisht në valle me serbianët.

Tani është koha që ti lënë inatet por duhet të jenë të bashkuar si kurrë më parë dhe të dalim nga kriza, ta fitojmë betejën në këtë dialog dhe pastaj të ulen dhe ti ndajnë telashet dhe inatet, dhe jo si kjo faqe e zezë pa asnjë të bardhë. Këta mezi kishin pritur të vihen në krah të Serbisë fashite dhe të hidhen në krah të mercenarëve dhe Aleksandër Vuçiqit duke mos thënë asgjë ,amë asgjë në të mirë të Albin Kurtit, dhe kjo nënkupton në të mirë të Kosovës, po vetëm zi e terr, dhe kurrë nga terri mos dalshin. Por më besoni se vendosmëria dhe qëndrimi burrëror i Albin Kurtit, që qëndron si shkëmb dhe nuk lëkundet atë vetëm e forcon, e kjo nënkupto se e forcon edhe Kosovën si shtet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".