Vettingu dhe Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar, peng të Gjykatës Kushtetuese e kontrolluar nga nëntoka e krimit të organizuar

 Vettingu dhe Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar, peng të Gjykatës Kushtetuese e kontrolluar nga nëntoka e krimit të organizuar
 Vettingu dhe Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar, peng të Gjykatës Kushtetuese e kontrolluar nga nëntoka e krimit të organizuar

Gani Qarri

  • 20 September 2023 - 07:43

Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri

Pamundësimi i futjes së reformave në gjyqësor dhe prokurori, vërteton katërçipërisht dyshimet e bazuara nga Ministria, për bllokimin e orkestruar të reformës në sistemin e drejtësisë nga ana e vet Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Gjykatë e cila fatkeqësisht vazhdon edhe sot të jetë e kontrolluar, nga eksponent të fuqishëm të inkriminuar, të ish pushtetit opozitar, tani të bashkuar edhe me platformë unike për të sabotuar çdo gjë dhe pamundësuar gjithanshëm, spastrimin e drejtësisë nga elementët e kapur e të korruptuar, për të penguar me çdo mjet e mënyrë edhe reformimin e sistemit të drejtësisë me pakon ligjore të Vetting-ut, për konfiskimin e pasurisë së kundërligjshme, të cilën hajnat e kanë dhembje të pashërueshme.

-Megjithëse Vettingu në sistemin e drejtësisë dhe Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar, janë top-prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë, përkundër ndryshimeve në politikë dhe pushtet, asnjëra nga këto ty shtylla të fuqishme të reformës në sistem, edhe shkaku i vonesave nga Gjykata Kushtetuese, nuk po mund të lëvizin përpara. Vet këshilltari i ministres Albulena Haxhiu, Genc Nimoni, akuzon publikisht Gjykatën Kushtetuese si pengesën kryesore për moslejimin e jetësimit të këtyre dy projekte kapitale për reformën, pasi që të dyja këto raste janë dërguar për mendim të Gjykatës Kushtetuese, por ato as që po trajtohen nga Gjykata Kushtetuese me prioritet. Kështu që vonesat, për gjithë qytetarët dhe shtetin e Kosovës ashtu si edhe për Ministrinë e Drejtësisë janë të papranueshme, ndaj dhe këshilltari i Ministres Haxhiu, i ka bërë thirrje, publike këtij institucioni që të bashkëpunojë me Ministrinë përkatëse për reformim të sistemit të drejtësisë.

Dhe megjithëse ndër top-prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë, qysh nga dita e pare kanë qenë pikërisht, këto dy çështje, sado që ministria e lartcekur, e konsideron rezultat finalizimin e amendamenteve kushtetuese, për habi, tash e mbi 6 muaj, ato janë bllokuar në Gjykatën Kushtetuese dhe as që po shqyrtohen për ti hapur rrugë qoftë miratimit apo eventualisht edhe rishikimit a korrigjimit të tyre nëse, një gjë e tillë, njëmend shihet e nevojshme. Në fakt, kjo ide dhe propozim erdhi nga vetë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, që amendamentet ligjore në fjalë të vlerësohen në Gjykatë, nëse janë në përputhje me kapitullin 2 të ligjit dhe verifikohen se mos pakësojnë të drejtat e njeriut, por siç thotë këshilltari i Ministres së drejtësisë Genc Nimani, fatkeqësisht këto amendamente, në vend të shqyrtimit, po mbahen të mbyllura në sirtar tash e mbi 6 muaj, nga vet Gjykata Kushtetuese veprim që po pamundëson Vetting-un dhe vonon të gjitha reformat në drejtësi.

Por sikur mos të mjaftonte as kjo, krahas Vettingut, Ministria e drejtësisë është në pritje të Kushtetueses edhe për shqyrtimin e projektligjit për Byronë Shtetërore, Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar, i cili sipas MD-së është përgatitur në përputhje të plotë me rekomandimet e Komisionit të Venecias, qysh në shkurt të këtij viti dhe nuk ka asnjë arsye të vetme të kontestohet, por megjithatë mbajtja e tij në sirtar tash e mbi 6 muaj, nga Kushtetuesja, vazhdon. Siç ka deklaruar këshilltari Nimoni, dy opinione të Komisionit të Venecias, ku janë integruar të gjitha rekomandimet në përputhje me ato standarde, të miratuara tanimë edhe në Kuvend, qysh në fillim të muajit mars, nga deputetët e Partisë Demokratike janë dërguar në Gjykatën Kushtetuese, dhe tashmë kemi më shumë se gjashtë muaj që dhe ky projektligj pushon në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa ministria mbetet në pritje. Prandaj këshilltari Nimoni i MD-së vonesat në shqyrtimin e lëndëve nga Gjykata Kushtetuese, i quan neglizhencë të këtij institucioni të ndikuar nga opozita, pasi që përballemi me një pritje maratonike, prej më shumë se 9 muaj, vetëm për një projektligj disa faqesh dhe më në fund, surpriza e gjithë kësaj ishte, se Gjykata Kushtetuese e shpalli ligjin në tërësi, të pavlefshëm.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".