Jo Asociacion të Komunave me Shumicë Serbe, Qeveria të formoj vetëm një nivel shoqate për minoritetin serb

Jo Asociacion të Komunave me Shumicë Serbe, Qeveria të formoj vetëm një nivel shoqate për minoritetin serb
Jo Asociacion të Komunave me Shumicë Serbe, Qeveria të formoj vetëm një nivel shoqate për minoritetin serb

Muhamet Kelmendi

  • 20 September 2023 - 07:52

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Asociacionin si organizatë jo qeveritare duhet që Qeveria e Kosovës të organizon, pa e zhagitur çështjen. Mbi këtë mund të diskutohet në Bruksel. Për atë kërkohet statuti i shoqatës dhe organet. Tërë puna e shoqatës është jo qeveritare dhe ka karakter këshillues në fushën e kulturës, të gjuhës, të arsimit etj.

-Kjo forme e organizimit te Asociacionit është subjekt politiko-juridik dhe shtetëror! Mjaftojnë kompetencat e komunave të bashkohen për të dalë pushteti shtetëror! Kosova është shtet unitar dy shkalles. Kushtetutshmërish është e ndaluar organizimi i ndonjë subjekti të karakterit shtetëror të nivelit të tretë të pushtetit. Nuk lejohet me Kushtetutën e Kosovës Asociacion i Komunave me Shumicë Serbe. Vetë ky emërtim dhe rrethet e organizuara nëpër komuna, nëse bashkohen me Asociacion, dërgon te ndarja e Kosovës.

Me Kushtetutën e Kosovës përcaktohet që brenda organizimit të pushtetit dy shkallës në Kosovë nuk ka vend për ndonjë organizim juridiko-territorial me karakter të pushtetit. Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk e lejon. Kushtetutshmërish ka mundësi që brenda shtetit të Kosovës të organizohen shoqata jo qeveritare ( asociacione) të ndryshme. Prandaj, Asociacion për minoritetin serb në Kosovë, si organizatë jo qeveritare, pa lidhje me territor, është gjë normale dhe kushtetuese.

Ndërlidhja me territor dhe me komb, kur Kosova është multinacionale, nuk ka bazë juridiko-kushtetuese. Asociacionin si organizatë jo qeveritare duhet që Qeveria e Kosovës të organizon, pa e zhagitur çështjen. Mbi këtë mund të diskutohet në Bruksel. Për atë kërkohet statuti i shoqatës dhe organet.

Tërë puna e shoqatës është jo qeveritare dhe ka karakter këshillues në fushën e kulturës, të gjuhës, të arsimit etj. Pushteti në Kosovë ushtrohet nëpërmjet Qeverisë dhe Kuvendit në nivel qendror, si dhe komunave si organe të shkallës së parë. Shoqatat regjistrohen pranë organeve kompetente dhe përgjigjen para tyre për punën që bëjnë. Asnjë aktivitet i shoqatës nuk ka karakter shtetëror.

Pushteti mbetet te organet e shtetit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".